×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Ukraina rrit buxhetin për dronët

    FrontOnline
    30 Prill 2024

    Qeveria ukrainase ka rritur shpenzimet e saj për dronët, duke shtuar 392 milionë dollarë për këto armë, tha kryeministri Denys Shmyhal.

    “Me buxhetin e ndarë sot, 300.000 dronë do t’i dërgohen forcave tona të sigurisë dhe mbrojtjes”, tha ai gjatë mbledhjes së Qeverisë në Kiev më 30 prill.

    Sipas Shmyhalit, Ukraina paraprakisht kishte ndarë buxhet prej 109 milionë dollarësh për blerjen e dronëve gjatë këtij viti.

    Ukraina, që po përballet me pushtimin e nisur nga Rusia më 2022, së fundi ka zgjeruar zhvillimin dhe prodhimin e disa lloje të dronëve. Në javët e fundit, Kievi po ashtu ka intensifikuar sulmet me dronë në territorin rus.

    Ministria ruse e Mbrojtjes tha të martën se tre dronë luftarakë ukrainas janë penguar në rajonet kufitare të Belgorodit dhe Kurskut. Një grua është vrarë dhe një tjetër është plagosur gjatë zjarrit ukrainas në fshatin kufitar rus të Kosinos, tha guvernatori i Kurskut, Roman Starovoit.

    Këto pretendime të autoriteteve ruse nuk kanë mundur të konfirmohen në mënyrë të pavarur. /REL/

    Prince Espresso miku më i mirë i yjeve të Sunny Hill Festival
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni21 Maj 2024
    Holanda nuk do t’i lejojë më qytetarët e saj të birësojnë fëmijë nga vendet e huaja, tha të martën një ministër i...
    Bota/Rajoni21 Maj 2024
    David Cameron i cili dikur ishte kryeministër i Britanisë së Madhe, e tashmë është ministër i Jashtëm i saj, pritet të vizitojë...
    Bota/Rajoni21 Maj 2024
    Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë i bëri thirrje të martën Izraelit që të heqë kufizimet për ndihmat në Gaza, duke ndërprerë...
    Të tjera
    Lajme21 Maj 2024
    PDK-ja ka kërkuar koordinim mes liderëve partiak opozitar për t’i siguruar votat e nevojshme për shpërbërje të Kuvendit. Deputetja e kësaj partie,...
    Lajme21 Maj 2024
    Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik dega në Prishtinë, njofton se sot ka realizuar një plan taktik lidhur me rastin e...
    Bota/Rajoni21 Maj 2024
    Holanda nuk do t’i lejojë më qytetarët e saj të birësojnë fëmijë nga vendet e huaja, tha të martën një ministër i...
    Lajme21 Maj 2024
    Enver Sekiraqa, i dënuar me 25 vjet burgim për nxitje në vrasjen e policit Triumf Riza para 17 vjetësh, është arratisur së...
    Lajme21 Maj 2024
    Madje, edhe partia në pushtet nuk është pro kërkesës së PDK-së, ani pse janë të gatshëm për zgjedhje. Kështu po thotë të...
    Lajme21 Maj 2024
    Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka takuar senatorin demokrat Gary Peters, ku në fokus të takimit ishin çështjet e sigurisë....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.