×
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    I jep tenderë mbi 100 milionë euro dhe ia lejon zyret falas – Favorizimi i KEK-ut për kompaninë “Alstom Power Service”

    FrontOnline
    24 Qershor 2020

    Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) po del se ka trajtuar me top prioritet dhe duke i dhënë monopol për 20 vite rresht një operator ekonomik qe ka përfituar qindra miliona euro tenderë në këtë ndërmarrje publike.

    Kompania “Alstom” tash e 20 vite mban monopolin e tenderëve në Korporatën Energjetike të Kosovës, duke përfituar çdo vit kontrata rreth 10 milionë euro pa ju nënshtruar fare garës së hapur të konkurrencës siç parashihet me Ligjin e Prokurimit Publik.Një hulumtim të cilin e ka realizuar Gazeta Blic, “Alstom Power Service”, e cila në Kosovë përfaqësohet nga biznesmeni Arbër Seferi, vetëm në dhjetë vitet e fundit ka fituar tenderë në vlerë prej 100 milionë euro.

    Të gjithë këta tenderë janë dhënë duke i aplikuar procedura një burimore, pa i dhënë mundësi asnjë kompanie tjetër qe të futet në garë.Madje, kjo kompani ka gëzuar edhe privilegje në termocentralin “Kosova B” nga ku e ka pasur burimin e vetëm të mbi 100 milionë eurove.Gazeta Blic ka siguruar një raport konfidencial të kontrolles së brendshme të KEK-ut ku nder të tjera “Alstom Power Service” ka operuar me privilegjin duke qenë brenda kompanisë publike.

    Zyrat e kompanisë private “Alstom” sipas raportit të cilin e ka siguruar Gazeta Blic, tash e disa vite janë brenda në objektin e drejtorisë së këtij termocentrali ku për 10 vite rresht ka qenë drejtor Luigj Imeri i cili aktualisht është ushtrues detyre i kryeshefit ekzekutiv të KEK-ut.Ky operator ekonomik as nuk ka paguar qira as rrymë dhe asnjë shërbim tjetër, përveç privilegjit qe ka pasur duke qenë në të njëjtën hapësira ku i janë përgatitur specifikacionet teknike dhe dosjet e tenderit.Rrjedhimisht, përveç favorizimeve në tenderë, kjo kompani ka shfrytëzuar ndërtesën e KEK-ut, pa paguar as edhe një cent për qira.Në hulumtimin e siguruar nga Gazeta Blic, dëshmohet se shfrytëzimi i zyreve nga ana e “Alstom Power Service”, ishte përmendur si shqetësim brenda kësaj kompanie.
    Kjo kompani zyret e saj i kishte shfrytëzuar brenda “Kosova B”, dhe nga këtu kishin marrë tenderë në shumë prej më së shumë se 100 milionë euro.

    Gazeta Blic, ka kontaktuar me zëdhënësin për media në Korportatën Energjetike të Kosovës (KEK), Skender Bucolli, për ta pyetur lidhur me këtë raport.Në përgjigjen e tij, zëdhënësi Bucolli, ka treguar një historik të kompanisë “ALTOM” në Kosovë, që siç ka thënë ai, kjo kompani operon që nga viti 1979.“Na lejoni të ju njoftojmë se kompania ‘ALSTOM’ është prezente në Kosovë në vazhdimësi që nga viti 1979 pasi që është kompani projektuese e Termocentralit Kosova B, ndërsa në varësi të marrëveshjeve kontraktuale në TC-B gjendet pa asnjë ndërprerje që nga viti 1983/4 kur ky termocentral është lëshuar në punë. Në këtë drejtim, ju bëjmë me dije se edhe koha e pas luftes, respektivisht nga viti 1999 – 2006, kompania ALSTOM ka vazhduar prezencën e saj në TC-B (gjatë menaxhimit dhe investimeve nga ndërkombëtarët) me kontrata nga BE-AER. Madje pas zjarrit në një pjesë të madhe të këtij termocentrali qe ndodhi ne vitin 2002, kjo kompani ka bërë riparimet gjenerale në TC-B me kontratën (nga BE-AER) për riparimin e dëmeve te zjarrit (Fire Damage Repair – FDR). Pra kompania ALSTOM si projektuese e TC-B-së ka qenë e përfshirë në të gjitha proceset e këtij termocentrali që nga themelimi dhe vazhdon të jetë edhe sot”, thuhet në përgjigjen e KEK-ut.

    Mirëpo, sa i përket kontratave që kompania “ALSTOM” i ka nënshkruar me KEK-un, Bucolli, nuk ka dashur të jap detaje, duke thënë se janë të gatshëm të ofrojnë transparencë të plotë në të gjitha kontratat që ekzistojnë në arkivat e korporatës, gjithnjë duke respektuar ligjin për qasje në dokumentet zyrtare.

    “Sa i përket kontratave mes KEK dhe ALSTOM, ne jemi të gatshëm tu ofrojmë transparencë të plotë në të gjitha kontratat që ekzistojnë në arkivat e korporatës, gjithnjë duke respektuar ligjin për qasje në dokumentet zyrtare”, thuhet në përgjigjen e KEK-ut.Bucolli e pranon se kompania “ALSTOM”, e ka shfrytëzuar zyren e saj në Termocentralin Kosova B.

    “Kjo kompani ka në shfrytëzim një zyrë në TCB, bazuar në obligimet kontraktuale që ka KEK për ofrimin e hapësirave të përshtatshme të punës për realizimin e shërbimeve përkatëse të mirëmbajtjes së sistemit DCS në vendin ku bëhen punimet gjegjësisht intervenimi ( në TC-B)”, përfundon përgjigjja zyrtare e KEK-ut.

    FITO 10.000 EURO ME PAKO PREMIUM PLUS!
    Nga Rubrika
    Ekonomi04 Maj 2024
    Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini, ka treguar se përmendja e luftës mund të sjell pasoja për vendin në aspektin...
    Ekonomi03 Maj 2024
    “Administrata Tatimore të Kosovës vazhdon me trendin rritës të të hyrave, ku vetëm për periudhën janar-prill 2024 ka arritur të mbledhë 356.5...
    Ekonomi02 Maj 2024
    Institucionet vendore kanë intensifikuar përpjekjet për ta luftuar ekonominë joformale në Kosovë. Sipas Administratës Tatimore të Kosovës, brenda këtë vit janë fiskalizuar...
    Të tjera
    Lajme05 Maj 2024
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka shkruar për nënën e tij e njohur si ‘Nëna Rukë’, e...
    Lajme05 Maj 2024
    Nesër, më 6 maj shënohet 27-vjetori i rënies së ish-ushtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Luan Haradinaj. Në nderim të figurës së...
    Vip05 Maj 2024
    Këngëtarja e njohur shqiptare, Beatrix Ramosaj, prej më shumë se një viti është zhvendosur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Bukuroshja, e...
    Bota/Rajoni05 Maj 2024
    Sipas agjencisë së OKB-së për refugjatët palestinezë (UNRWA) një krizë tjetër po shpërthen pasi mijëra tonë mbeturina po grumbullohen në të gjithë...
    Lajme05 Maj 2024
    Në 75-vjetorin e themelimit të Këshillit të Evropës, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kujtuar themelimin e organizatës më të vjetër në...
    Lajme05 Maj 2024
    Kërkimet për gjetjen e trupave të Alma Arrazit dhe dy fëmijëve të saj nuk do të ndalen as gjatë orëve të mbrëmjes....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.