×
  • Lajme
  • Lajme

    Politikani serb: Në vjeshtë do të ketë një tjetër sulm në veri të Kosovës

    FrontOnline
    05 Maj 2024

    Politikani serb Boban Bogdanoviç, i larguar nga vendi i tij, siç thotë ai, për çështje sigurie bëri një koment në rrjetin X, se Serbia është duke organizuar një tjetër sulm në veri të Kosovës. Ai pretendon se informacionin e ka nga “burime 100% të sakta”. Sipas tij, qëllimi është “shkëputja” e atyre zonave nga Republika e Kosovës duke ia bashkuar Serbisë.

    Ai pretendon se sulmi do të kryhet diku “gjatë vjeshtës”. I kontaktuar nga Gazeta Nacionale ai tha se burimet e tij “janë po ata të njëjtët” që sipas tij e kishin paralajmëruar për sulmin në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator të vitit të kaluar; për të cilin thotë se e kishte paralajmëruar “që përpara sulmit” në një seri komentesh në rrjetet sociale bashkë me thirrjet që Republika e

    Kosovës të shpallte Listën Serbe si organizatë të jashtëligjshme dhe terroriste.

    Bogdanoviq thotë se qeveria e re serbe e sapovotuar “është qeveri dhe kabinet i luftës”; dhe se është po ajo kastë politike e përgatitur për këtë mësymje të veriut të Kosovës. Politikani kontrovers serb pretendon se disa qindra terroristë paramilitarë serbe janë futur ndërkohë në veri dhe po qëndrojnë në gjendje pasive, por mund të aktivizohen “diku nga vjeshta” dhe të nisin sulme edhe ndaj vetë KFOR-it.

    Më pas thotë se mund të ndërhyjnë “1 mijë njësi speciale paramilitare” nga territori i Serbisë. Vlen të thuhet se ai nuk jep ndonjë provë për të mbështetur pretendimet e tij.

     “Po, ky është plani. Banjska ishte vetëm të tregonin se çfarë mund të bëjnë” – ka thënë ai. Në një konferencë për media më 23 dhjetor të vitit të kaluar edhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti foli për një rigrupim të forcave paramilitare të Millan Radojçiqit në Kopaonik, nga ku kishte informacione se “po përgatisin sulme të reja ndaj Kosovës”. /lapsi.al

    Petrol Company thyen rekordet me: çmimet, kualitetin dhe aktivitetet
    Nga Rubrika
    Lajme18 Maj 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka uruar Andrej Plenkoviqin, për mandatin e tretë si kryeministër i Kroacisë. Osmani, mes tjerash theksoi...
    Lajme18 Maj 2024
    Në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare qytetarët nuk po i marrin të gjitha shërbimet. Mjekët, si dermatologët, pediatrit e internistët, sipas një...
    Lajme18 Maj 2024
    Policia e Kosovës ka konfirmuar se Enver Sekiraqa nuk është gjetur në shtëpi gjatë së premtes dhe të shtunës, pas vendimit të...
    Të tjera
    Sport18 Maj 2024
    Edhe zyrtarisht ka përfunduar kampionati në Maqedoninë e Veriut. Struga ka fituar zyrtarisht titullin e dytë radhazi kampion në Maqedoninë e Veriut,...
    Bota/Rajoni18 Maj 2024
    Kryeministri i Sllovakisë, Robert Fico, mbetet në një gjendje të qëndrueshme, por të rëndë. Ministrja sllovake e Shëndetësisë, Zuzana Dolinkova, tha të...
    Lajme18 Maj 2024
    Nënsekretarja amerikane e Shtetit për Diplomacinë Publike, Liz Allen, sot ka vizituar lokalitetin arkeologjik të Dresnikut në Klinë. Allen tha se Shtetet...
    Bota/Rajoni18 Maj 2024
    Të paktën 50 persona kanë humbur jetën si pasojë e përmbytjeve në Afganistan, ndërsa janë shkatërruar rreth dy mijë shtëpi e janë...
    Lajme18 Maj 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila po qëndron në Bullgari në ngjarjen e organizuar nga Clinton Global Initiative, ka takuar sot...
    Lajme18 Maj 2024
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj me bashkëpunëtorë në ditën e parë të vizitës në Gjermani, ka takuar...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.