×
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    ATK: Brenda vitit janë fiskalizuar mbi një mijë biznese

    FrontOnline
    02 Maj 2024

    Institucionet vendore kanë intensifikuar përpjekjet për ta luftuar ekonominë joformale në Kosovë. Sipas Administratës Tatimore të Kosovës, brenda këtë vit janë fiskalizuar mbi një mijë biznese të reja ndërsa për mosfiskalizim janë shqiptuar gjoba në vlerë prej rreth 170 mijë euro. Por, sipas Odës Ekonomike Amerikane, bizneset jashtë qendrave urbane vazhdojnë të mos fiskalizohen.

    Vërehet se ka shtim të përpjekjeve nga ana e institucioneve përgjegjëse, për luftimin e ekonomisë jo formale. Kështu konsideron kryetari i Odes Ekonomike Amerikane të Kosovës, Arian Zeka. Sipas tij, sfidë ende mbesin bizneset jashtë qendrave urbane të cilat vazhdojnë të mos  fiskalizohen.

    “Ka qenë kërkesë e Odes Amerikane që të bëhet më tepër për fiskalzimin e një numri të madh të bizneseve, kryesisht jashtë qendrave urbane të cilat mbesin të pa fiskalizuara dhe si të tilla natyrisht cenojnë edhe mbledhjen e tatimeve, meqenëse ndërpresin edhe zinxhirin e  mbledhjes së tatimit mbi vlerën e shtuar, por edhe kryerjen e detyrimeve të tjera tatimore që burojnë nga ligjet e vendit. Duket sa ka një përgjigje për sa u përket këtyre kërkesave”, tha ai.

    Megjithatë sipas Zekës, është pak shqetësues ndryshimi i fundit i Ligjit për Administrimin e Procedurave Tatimore.

    Ai thotë se është goxha rigoroz në disa dispozita dhe se ekziston droja që megjithatë, ky ligj mund të përdoret edhe për ndëshkimin e bizneseve që janë të rregullta dhe përgjatë viteve kanë kryer detyrimet e tyre ligjore.

    Administrata Tatimore e Kosovës, në anën tjetër, i ka thënë Radio Kosovës se “Nga janari deri në mars, janë fiskalizuar mbi 1 mijë biznese të reja. ATK-ja ka inspektuar rreth 500 biznese, ndërsa ka shqiptuar gjoba në vlerë prej mbi 170 mijë eurosh”.

    Kryetari i Aleancës Kosovare të Biznesit, Agim Shahini, thotë se informaliteti në Kosovë, është në nivel të lartë. Ai tha se shifrat që janë dhënë nga ATK-ja, vërtetojnë se në Kosovë, shumë biznese dhe sektorë të tjerë të ndryshëm, nuk janë të fiskalizuar.

    “Gjobat nuk po mund të bindin komunitetin e biznesit që të pajisen me arka fiskale. Po ashtu ATK-ja duhet të ndryshojë metodat duke filluar me fushatë trajnuese vetëdijesuese, në mënyrë që të pajisen me arka fiskale dhe këto arka të përdoren gjatë gjithë kohës e jo herë pas here siç ndodh në shumë sektorë siç janë: gastronomia, ndërtimtaria po ashtu edhe sektorë të bujqësisë”, tha Shahini.

    Në vitin 2023, për mosfiskalizim, ATK-ja ka shqiptuar gjoba në vlerë prej 1.3 milion euro. Ndërsa, referuar vitit 2023, kanë qenë 3 mijë e 227  biznese të fiskalizuara me gjithsej 5 mijë e 353 pajisje elektronike fiskale.

    Rame Lahaj, ambasador i VISA Infinite kartelës së Bankës TEB
    Nga Rubrika
    Ekonomi16 Maj 2024
    Zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Nik Gjeloshaj, viziton Aleancën Kosovare të Bizneseve, ai është pritur nga kryetari i AKB-së, Agim Shahini. “Kosova...
    Ekonomi16 Maj 2024
    Rreth gjysmë miliardë euro arrin shuma e përgjithshme e investimeve direkte amerikane në Kosovë në dekadën e fundit, bazuar në statistikat e...
    Ekonomi14 Maj 2024
    Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka nënshkruar sot memorandum mirëkuptimi me Komunën e Malishevës. Memorandumi kap vlerën e 697 mijë eurove dhe...
    Të tjera
    Lajme16 Maj 2024
    Situata rreth anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, po ndryshon nga ora në orë. Nuk është shumë e qartë se çfarë...
    Lajme16 Maj 2024
    Bashkimi Evropian (BE) ka thënë të enjten vonë se e ka “të pamundur” ta vlerësojë tani për tani një propozim të Qeverisë...
    Lajme16 Maj 2024
    Sipas analistit Dukagjin Gorani në darkën Albin Kurti – Memli Krasniqi, u diskutua për pazare. Ai ka dyshime se aty është biseduar...
    Lajme16 Maj 2024
    Shpend Ahmeti është tallur me letrat që qeveritarët ia kanë dërguar ndërkombëtarëve. Ai ka thënë në “Pressing” të T7 se nëse do...
    Lajme16 Maj 2024
    Ish deputeti i Nisma-s, Bilall Sherifi ka shkruar për letrën e Gërvallës drejtuar Asamblesë Parlamentare ku thuhet se Qeveria po punon për...
    Bota/Rajoni16 Maj 2024
    “E vrava dhe nuk pendohem”, kjo është deklarata që ka dhënë për policinë 50-vjeçari shqiptar që masakroi për vdekje gruan e tij,...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.