×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Talibanët vrasin së paku 14 pjesëtarë të forcave afgane të sigurisë

    FrontOnline
    23 Qershor 2020

    Zyrtarët afganë kanë thënë se militantët talibanë i kanë organizuar disa sulme gjatë natës së kaluar dhe i kanë goditur disa pika të kontrollit në pjesën veriore të vendit, duke vrarë së paku 14 pjesëtarë të forcave të sigurisë.

    Dhuna në orët e hershme të së martës erdhi pasi autoritetet i akuzuan talibanët për shtimin e dhunës kundër forcave afgane në një kohë kur të dyja palët janë duke u përgatitur për fillimin e negociatave të vonuara për arritjen e paqes, shkruan “Free Europe”.

    Zyrtarët thanë se sulmet që u kryen në të njëjtën kohë ndaj një pike kontrolli të ushtrisë dhe dy pikave të kontrollit të policisë në provincën Kunduz bënë që të zhvilloheshin luftime që zgjatën disa orë.

    Një zyrtar rajonal tha se gjatë luftimeve janë vrarë tetë pjesëtarë të forcave të sigurisë dhe janë plagosur shtatë të tjerë.

    Militantët gjithashtu sulmuan një pikë ushtarake në provincën Balkh dhe një tjetër në provincën Ghazni gjatë natës. Ministria e Mbrojtjes tha se disa militantë janë vrarë gjatë këtyre përleshjeve.

    Big Brother VIP Albania në NimiTV
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni26 Maj 2024
    Banorët e rajonit Luhanks të Ukrainës, i cili është pothuajse plotësisht i pushtuar nga Rusia, thonë se oficerët rusë po bëjnë përpjekje...
    Bota/Rajoni26 Maj 2024
    Numri i personave nga Maqedonia e Veriut të dëbuar nga Gjermania këtë vit është dukshëm më i lartë krahasuar me vitin e...
    Bota/Rajoni26 Maj 2024
    Të paktën 11 persona janë vrarë dhe 40 janë plagosur pasi një sulm rus goditi një dyqan të madh harduerësh në Kharkiv,...
    Të tjera
    Vip26 Maj 2024
    Mbrëmë (e shtunë) ishte finalja e madhe e Big Brother Vip Albania dhe fituese e çmimit të madh ishte Egla Ceno. Gjatë...
    Lajme26 Maj 2024
    Naim Dedushaj nga rrjeti i bizneseve të diasporës në Kosovë tregon se në të kaluarën ka pasur shumë lehtësira për prodhuesit kosovare...
    Kronika26 Maj 2024
    Një grua në Ferizaj është raportuar se ka goditur me mjet të fortë vajzën e saj të mitur. Siç bëhet e ditur...
    Lajme26 Maj 2024
    Në Sofje të Bullgarisë edhe sot, për të dytën ditë më radhë, vazhdon mbledhja e Asamblesë Parlamentare e NATO-s, ku në agjendë...
    Lajme26 Maj 2024
    Java që po vjen, në Kosovë parashihet që të mbajë mot kryesisht me diell, por nuk mungojnë as reshjet e shiut. Temperaturat...
    Lajme26 Maj 2024
    Rreth 360 qytetarë serbë kanë aplikuar në Agjencinë e Regjistrimit Civil, për t’i konvertuar patentë shoferët nga ilegalë në RKS, prejse Ministria...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.