×
  • Lajme
  • Lajme

    KFOR-i negocioi largimin e terroristëve nga Banjska, Islami: Qëllimi ishte dëbimi, e jo vrasja e tyre

    FrontOnline
    26 Maj 2024

    “International Crisis Group” (ICG), që për mision ka parandalimin e konflikteve në botë, ka dal me një draft-raport sa i përket sigurisë në Ballkanin Perëndimor, konkretisht në Kosovë.

    ICG-ja në këtë raport ka treguar disa të gjetura për sulmin në Banjskë, ku është përmendur në komisionin për mbrojtje e siguri në Asamblenë e Përgjithshme të NATO-s.

    Në raportin e ICG-së është përmendur se KFOR-i ka negociuar për tërheqjen e e paramilitarëve serbë nga Banjska.

    “Nga frika e një gjakderdhjeje, KFOR-i negocioi tërheqjen e grupit në pyjet përreth, nga të cilat ata u shkrinë. Kosova beson se deri në 200 luftëtarë të tjerë ishin fshehur në atë kohë në pyllin e dendur midis Banjskës dhe kufirit serb”, thuhet në këtë raport.

    E lidhur me këtë njohësi i çështjeve të sigurisë, Avni Islami ka thënë se ky raport nuk është risi për institucionet e shtetit të Kosovës.

    Sipas tij qëllimi i institucioneve të sigurisë në vend nuk ka qenë vrasja e terroristëve që ndodheshin brenda Manastirit në Banjskë, por ruajtja e sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës.

    “Raporti i fundit për rastin Banjska për ekspertët e sigurisë dhe institucionet e shtetit të Kosovës nuk është risi, për shkak se mënyra sesi ata kanë qenë të rrethuar ka qenë e pamundur që të dilet ashtu siç kanë dalë. Duke pasur parasysh që ata kanë qenë tërësisht të zbuluar, të gjithë ata brenda terrorit të Kosovës kanë mundur të ekzekutohen ose të vriten nga snajperët e Njësisë Speciale të Kosovës. Qëllimi i institucioneve të sigurisë në Kosovë, nuk ka qenë që të vriten njerëz por të dëbohen dhe mos të shkaktohet më e keqja brenda terrorit të Kosovës”, tha Islami.

    Ai tutje shtoi se mosekzekutimi ose mosvrasja e tyre e ka arrit efektin shumëfish më të madh sesa po të vriteshin.

    “Në aspektin politik dhe ndërkombëtar Kosova ka përfituar për shkak se i ka zbatuar marrëveshjen që KFOR-i ka arritur me ata kriminelë. Sepse qëllimi i institucioneve të sigurisë nuk ka qenë që të vriten njerëzit por të ruhet sovraniteti dhe integritetit territorial i Kosovës, pra nuk kanë qenë të interesuar që të vriten numër aq i madh i atyre që kanë hyrë në territorin e Kosovës, qëllimi ka qenë që të neutralizohen, tu konfiskohet armatimi dhe të dëbohen nga territori i Kosovës”, u shpreh Islami për Telegrafin.

    Më 24 shtator 2023 një grup i armatosur serb e ka sulmuar Policinë e Kosovës në Banjskë, duke lënë të vrarë rreshterin Afrim Bunjaku. Në shkëmbim e sipër të zjarrit janë vrarë tre sulmues.

    Kosova e konsideron shtetin e Serbisë përgjegjës për organizim dhe kryerje të sulmit, mirëpo Beogradi mohon diçka të tillë.

    Përgjegjësinë për sulmin e ka marrë ish-nënkryetari i Listës Serbe, Millan Radoiçiq.

    Ai aktualisht besohet se është në Serbi, dhe ndaj tij është lëshuar një fletarrestim ndërkombëtar nga Organizata Ndërkombëtare e Policisë (INTERPOL).

    Faktori ndërkombëtar ka kërkuar shumë herë që përgjegjësit e sulmit të përballen me drejtësi.

    Punimet në rrjet, KEDS njofton se këto vende do të mbesin pa rrymë
    Nga Rubrika
    Lajme17 Qershor 2024
    Nën patronatin e kryetarit të Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, 19 Qershori – Dita e Çlirimit e Komunës së Podujevës shënohet me...
    Lajme17 Qershor 2024
    Kryeparlamentari, Glauk Konjufca është shprehur i pikëlluar nga lajmi për vdekjen e meteorologut, Sylë Tahirsyla. Për Sylën, Konjfuca thotë se la shenja...
    Lajme17 Qershor 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë qëndrimit të saj në Zvicër, është takuar me homologun e saj nga Kenia, William Ruto, njofton...
    Të tjera
    Lajme17 Qershor 2024
    Komuna e Malishevës është njëra ndër zonat më të rrezikuara nga pickimi i rriqrave që shkaktojnë ethet hemorragjike. E për këtë arsye...
    Kronika17 Qershor 2024
    Në Llapushnik është gjetur një trup i pajetë i një burri. Policia e Kosovës ka shkuar në vendin e ngjarjes, ndërsa vdekjen...
    Kronika17 Qershor 2024
    Një person që ishte goditur nga vetura në Gjakovë më 12 qershor, ndërruar jetë. Ai ishte dërguar në QKUK por nuk ka...
    Lajme17 Qershor 2024
    10 vjet më parë, pra më 17 qershor të vitit 2014, rreth orës 05:00 të mëngjesit ishte hequr përfundimisht barrikada kryesore mbi...
    Lajme17 Qershor 2024
    Të hënën do të mbajë mot me diell por me vranësira të shpërndara. “Mot me diell dhe me vranësira të shpërndara.Temperaturat minimale...
    Lajme16 Qershor 2024
    Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mbrëmjen e sotme në magjistralen Gjakovë – Klinë, më saktësisht në fshatin Mrasor. Zëdhënësi i...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.