×
  • Vip
  • Vip

    “Kur ndahesh nga gruaja, sjell 30 goca kur del në skenë”, Ledri Vula konfirmon ndarjen nga Sara gjatë spektaklit të BBVA?

    FrontOnline
    26 Maj 2024

    Mbrëmë (e shtunë) ishte finalja e madhe e Big Brother Vip Albania dhe fituese e çmimit të madh ishte Egla Ceno.

    Gjatë spektaklit, publiku u befasua me prezencën e këngëtarit të njohur Ledri Vula, i cili ishte i ftuari special i mbrëmjes.

    Ledri shkëlqeu në skenën gjigante të spektaklit, ku performoi bashkë me një grup prej dhjetëra modeleve që i shtuan akoma më shumë shkëlqim paraqitjes së tij.

    Ndërsa atmosfera e skenës ishte elektrizuese, dhe performanca e Ledrit tërhoqi vëmendjen e të gjithëve, moderatori Ledion Liço nuk mundi të përmbahej dhe ‘ngacmoi’ artistin lidhur me thashethemet dhe lajmet e fundit rreth jetës së tij private.

    Komenti i moderatorit “Kur ndahesh nga gruaja, sjell 30 goca kur del në skenë”, solli një moment tensioni të shoqëruar me të qeshura, teksa Ledri dha një përgjigje me batutë: “Pak janë”.

    Thashethemet për një ndarje të mundshme mes Ledrit dhe partneres së tij, Sara Hoxha, me të cilën këngëtari ka edhe një vajzë, Poem Blu, kanë qenë të shpeshta në media dhe rrjetet sociale.

    Çifti ka qenë në qendër të vëmendjes për një kohë të gjatë, por asnjëri prej tyre nuk ka dhënë një deklaratë zyrtare deri më tani.

    Prince Caffe pjesëmarrës në panairin DUBAI EXPO 2021
    Nga Rubrika
    Vip17 Qershor 2024
    Ish-konkurrentja e Big Brother VIP Kosova, Alba Vukaj tash e sa kohë po shijon pushimet. Duke vizituar Portugalinë, Meksikën e tani edhe...
    Vip17 Qershor 2024
    Aktorja me famë botërore, Angelina Jolie është fituese e çmimit ‘Tony’. Jolie prodhoi shfaqjen e re “The Outsiders”, e cila fitoi çmimin...
    Vip17 Qershor 2024
    Reperi legjendar, Tupac Shakur do të kishte mbushur 53 vjeç ditën e djeshme (16 qershor) dhe ka ende disa fansa që janë...
    Të tjera
    Sport17 Qershor 2024
    Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar që ka dërguar ankesë zyrtare në UEFA pas thirrjeve shoviniste të tifozëve serbë në EURO...
    Lajme17 Qershor 2024
    Një mori premtimesh Lëvizja Vetëvendosje kishte dhënë sa i përket sferës së shëndetësisë, por asnjëra nga to nuk është se kanë marrë...
    Bota/Rajoni17 Qershor 2024
    249 vjet më parë u shënua beteja më e madhe dhe e para e Revolucionit Amerikan. Më 17 qershor 1 mijë e...
    Kronika17 Qershor 2024
    Ka vdekur invalidi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga Drenasi, Ahmet Thaçi. Ai ishte edhe nënkryetar i Shoqatës së Invalidëve të luftës...
    Lajme17 Qershor 2024
    Nën patronatin e kryetarit të Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, 19 Qershori – Dita e Çlirimit e Komunës së Podujevës shënohet me...
    Kronika17 Qershor 2024
    Për 24 orë në Kosovë u realizuan 648 gjoba trafiku. Ky numër nuk është dhe aq i ulët, por duke e krahasuar...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.