×
  • Lajme
  • Lajme

    Java e ardhshme me diell e me shi në Kosovë

    FrontOnline
    26 Maj 2024

    Java që po vjen, në Kosovë parashihet që të mbajë mot kryesisht me diell, por nuk mungojnë as reshjet e shiut.

    Temperaturat minimale, sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, pritet të lëvizin prej 8 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale deri në 25 gradë Celsius.

    E hënë – Mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-10 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22-25gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi 1-4m/s.

    E martë – Moti vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat gjatë ditës parashihen të sjellin riga shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 21-24 gradë Celsius, Do të fryjë erë nga drejtimi jugperëndimit me shpejtësi 1-6m/s.

    E mërkurë – Mot i vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat gjatë ditës vende – vende parashihen të sjellin shi me shkarkime rrufesh. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-23 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi 1-6m/s.

    E enjte – Mot i vranët dhe vende-vende me shi . Në disa zona parashihen edhe shkarkime rrufesh. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-23 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtime i juglindjes me shpejtësi 1-6m/s.

    E premte – Mot i vranët dhe me intervale me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-12gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 21-25 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit e lehtë deri mesatare.

    Kushtet agrometeorologjike dhe biometeorologjike vazhdojnë të jenë relativisht të mira dhe stabile. Dekada e parë e qershorit parashihet me kushte të qëndrueshme meteorologjike.

    FITO 10.000 EURO ME PAKO PREMIUM PLUS!
    Nga Rubrika
    Lajme17 Qershor 2024
    Aktivisti, filozofi e veprimtari i shquar i çështjes kombëtare, Ukshin Hoti po të ishte në mesin e familjes së tij, sot do...
    Lajme17 Qershor 2024
    Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka komentuar premtimet e dhëna nga Vetëvendosje sa i pëket shëndetësisë dhe mos realizimin e tyre as...
    Lajme17 Qershor 2024
    Një mori premtimesh Lëvizja Vetëvendosje kishte dhënë sa i përket sferës së shëndetësisë, por asnjëra nga to nuk është se kanë marrë...
    Të tjera
    Kronika17 Qershor 2024
    Për 24 orë në Kosovë u realizuan 648 gjoba trafiku. Ky numër nuk është dhe aq i ulët, por duke e krahasuar...
    Lajme17 Qershor 2024
    Kryeparlamentari, Glauk Konjufca është shprehur i pikëlluar nga lajmi për vdekjen e meteorologut, Sylë Tahirsyla. Për Sylën, Konjfuca thotë se la shenja...
    Lajme17 Qershor 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë qëndrimit të saj në Zvicër, është takuar me homologun e saj nga Kenia, William Ruto, njofton...
    Lajme17 Qershor 2024
    Në përfundim të vizitës zyrtare në Kroaci, zëvendësministri i Mbrojtjes, Shemsi Syla, vizitoi Ambasadën e Kosovës në këtë vend, ku u prit...
    Kronika17 Qershor 2024
    Dhuna në familje vazhdon të jetë shqetësim në vendin tonë. Policia e Kosovës ka në raportin ditor ka bërë të ditur se...
    Kronika17 Qershor 2024
    Një burrë duke drejtuar makinën e tij ka goditur një këmbësore në Zupqe të Zubin Potokut. E njëjta është dërguar në Spitalin...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.