×
  • Lajme
  • Lajme

    LDK-ja nuk i tregon votat pro e kundër Vjosa Osmanit, Mustafa i quan proces të brendshëm

    FrontOnline
    21 Qershor 2020

    Lidhja Demokratike e Kosovës nuk do të bëjë të ditur se si kanë votuar anëtarët e saj lidhur me shkarkimin e Vjosa Osmanit nga pozitat e saj në këtë parti.Në një përgjigjeje të shkurtër për KOHË-n, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka thënë se votimi është proces i brendshëm dhe se mundet të garantojë vetëm për të dhënat e publikuara të shtunën mbrëma.“Votimi është një proces i brendshëm demokratik.

    E drejtë individuale e çdonjërit. Unë garantoj vetëm për saktësinë e të dhënave që janë raportuar mbrëmë, si rezultate të përgjithshme të votimit”, ka thënë Mustafa.

    Nga 123 anëtarë sa ka gjithsej Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së, 95 prej tyre kanë marrë pjesë në votimin elektronik. Prej tyre pro shkarkimit të Osmanit kanë votuar 70 anëtarë, 16 janë shprehur kundër, 9 kanë abstenuar.Votimin e tyre kundër shkarkimit të Vjosa Osmanit nga pozita e nënkryetares dhe anëtares së kryesisë, e kanë bërë të ditur disa prej anëtarëve të LDK-së, si Haxhi Avdyli, Fatmir Rexhepi, Lutfi Haziri, Valentina Bunjaku, Xhafer Tahiri dhe Ardian Shala.

    KEDS njofton për ndërprerje të rrymës për shkak të punimeve
    Nga Rubrika
    Lajme27 Prill 2024
    Kreu i PDSH-së, Menduh Thaçi, në një intervistë për libero ka rrëfyer për vitet e luftës në Kosovës. Ai ka treguar se...
    Lajme27 Prill 2024
    Kandidati i PDK-së për kryeministër të Kosovës, Bedri Hamza i shoqëruar nga zyrtarë të lartë PDK-së kanë qëndruar sot në Meje të...
    Lajme27 Prill 2024
    Drejtori i Administratës Tatimore të Kosovës, Ilir Murtezaj nuk qëndron shumë keq financiarisht. Ai i cili është udhëheqësi i administratës që mbledhë...
    Të tjera
    Lajme27 Prill 2024
    Policia e Kosovës,  në vazhdën e aktiviteteve për parandalimin e trafikimit të qenieve njerëzore e në veçanti fëmijëve, ka hartuar Planin Operativ...
    Lajme27 Prill 2024
    Në 24 orët e fundit në Kosovë janë raportuar shtatë raste të dhunës në familje. Bëhet fjalë për dy raste në Podujevë,...
    Bota/Rajoni27 Prill 2024
    Mijëra protestues pro-palestinezë kanë nisur të marshojnë në qendër të Londrës duke bërë thirrje për një armëpushim të menjëhershëm në Gaza. Marshimi,...
    Sport27 Prill 2024
    Mohamed Salah dhe Jurgen Klopp u përfshinë në një grindje të furishme verbale pasi Liverpool pranoi një barazim të vonshëm ndaj West...
    Lajme27 Prill 2024
    Xhafer Rama së bashku me bashkëshorten e tij, kishin ardhur nga mërgimi për ta përkujtuar 25-vjetorin e vrasjes së djalit të tij,...
    Lajme27 Prill 2024
    Përparim Kryeziu, zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës i është kundërpërgjigjur deklaratës së Listës Serbe për kamerat vëzhguese në hapësirat publike në veri...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.