×
  • Lajme
  • Lajme

    Hamza në Mejë, PDK kujton gjenocidin serb ndaj shqiptarëve

    FrontOnline
    27 Prill 2024

    Kandidati i PDK-së për kryeministër të Kosovës, Bedri Hamza i shoqëruar nga zyrtarë të lartë PDK-së kanë qëndruar sot në Meje të Gjakovës në përvjetorin e 25-të të gjenocidit serb që u krye mbi qindra shqiptarë të kësaj ane.

    “Gjenocidi i orkestruar i shtetit serb në Kosovë, vjen e shfaqet në mënyrën e tij më barbare në Mejë të Gjakovës, me 27 prill të vitit 1999, duke lënë pas vetes 376 persona të masakruar. Pleq, burra e fëmijë – të vrarë në gjakftohtësi dhe me paramendim. Të gjithë civilë e të pafajshëm. 36 djem ishin nën moshën 18 vjeç. Trupat e 13 viktimave ende nuk janë gjetur”, thuhet në njoftimin e PDK-së në Facebook.

    “Dhjetëra oficerë të lartë serbë ishin të përfshirë, direkt ose indirekt, apo ishin në dijeni për këtë masakër. Të gjithë ata janë të lirë dhe nuk kanë dhënë asnjëherë llogari për krimet e kryera në Mejë dhe vende tjera të Kosovës”, thuhet në këtë postim.

    “Meja është e vërteta e Serbisë. Meja është e vërteta e luftës së Kosovës. Meja flet për viktimën dhe agresorin – më fuqishëm dhe më drejtë se cilado gjykatë.

    Kosova nuk do të harrojë asnjëherë. Lavdi e përjetshme martirëve të atdheut tonë!”, ka njoftuar PDK. /Telegrafi/

    Përfito FALAS një pushim për çift në Budva
    Nga Rubrika
    Lajme10 Maj 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot bën homazhe tek varrezat e martirëve e dëshmorëve të kombit në Çabrat të Gjakovës. Siç njofton...
    Lajme10 Maj 2024
    Ditë më parë nga Këshilli i Evropës kanë bërë të ditur se çështja e anëtarësimit të Kosovës aktualisht nuk është në agjendën...
    Lajme10 Maj 2024
    Deputeti i VV-së, Arbër Rexhaj, e ka kritikuar bashkësinë ndërkombëtare duke thënë se e kanë bërë kusht Asociacionin për anëtarësim në Këshillin...
    Të tjera
    Vip09 Maj 2024
    Këtë vit “Eurovision 2024” nuk do të numërojë Shqipërinë mes finalistëve të tij, pasi përfaqësuesja shqiptare, Besa Kokëdhima, me këngën “Titan”, nuk...
    Lajme09 Maj 2024
    Analisti amerikan dhe njohësi i çështjeve të Ballkanit, Daniel Serwer, ka komentuar përfundimin e mandatit të përfaqësuesit amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel...
    Lajme09 Maj 2024
    Eurodeputeti holandez, Thijs Reuten, thotë se Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet për tu bërë anëtare e Këshillit të Evropës dhe...
    Sport09 Maj 2024
    Bayer Leverkusen dhe Atalanta kanë siguruar finalen e Ligës së Evropës 2023/24, që do të mbahet në “Dublin Arena” në Republikën e...
    Lajme09 Maj 2024
    Kryeministri Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti në takim deputetin e vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, me bashkëpunëtorët, kandidatët për kryetarë...
    Bota/Rajoni09 Maj 2024
    Emisari special i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, është takuar me Sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Antonio...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.