×
  • Lajme
  • Lajme

    Eurodeputeti holandez, Reuten: Kosova e meriton të bëhet anëtare KiE-së

    FrontOnline
    09 Maj 2024

    Eurodeputeti holandez, Thijs Reuten, thotë se Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet për tu bërë anëtare e Këshillit të Evropës dhe e quan të padrejtë kushtëzimin me Asociacionin.

    Zëvendësi i ndihmësit të Sekretarit amerikan të Shtetit, Gabriel Escobar, ishte i pari që paralajmëroi se Kosova duhet të bëjë hapa konkretë për themelimin e Asociacionit para se ta mendojë anëtarësimin në Këshillin e Evropës.

    Këto deklarata diplomati amerikan i bëri gjatë muajit mars, derisa ishte për vizitë në Prishtinë.

    Tani kur kanë mbetur një javë para mbledhjes së Komitetit të Ministrave në Këshillin e Evropës, Kosovës po i kërkohet nga shtetet kryesore evropiane që ta dërgojë një draft-statut për Asociacionin në Gjykatën Kushtetuese.

    E me këtë qasje të shteteve mike nuk po pajtohet kryeministri i vendit, Albin Kurti, i cili dje gjatë një konference për medie tha se kushtëzimi i anëtarësimit në KiE me Asociacionin është absurd.

    Me vëmendje këto zhvillime i ka përcjellur edhe eurodeputeti holandez, Thijs Reuten.

    Ai thotë se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret për tu bërë anëtare e Këshillit të Evropës.

    “Shpresoj që Kosova do të rikthehet në agjendë për javën e ardhshme kur do të mblidhet Komiteti i Ministrave në Këshillin e Evropës, sepse Kosova me të vërtetë i ka plotësuar kriteret për tu anëtarësuar në këtë organizatë. Raportin e Dora Bakoyannis e kanë mbështetur shumica e shteteve anëtare të Këshillit të Evropës, prandaj Kosova duhet të rikthehet në agjendë”, thotë ai për Tëvë 1.

    Deputeti holandez e sheh të padrejtë kushtëzimin e Kosovës me Asocacionin e komunave me shumicë serbe.

    Ai i ka bërë thirrje shteteve anëtare të Këshillit të ndryshojnë qëndrim para mbledhjes së Komitetit të Ministrave që do të mbahet javën e ardhshme.

    “Më zhgënjim po e shoh se disa shtete të rëndësishme tani po kërkojnë diçka nga Kosova që nuk ka qenë e paraparë më herët për tu bërë anëtare në Këshillin e Evropës. Me të vërtetë mendoj se është një qasje e padrejtë. Prandaj po i bëj thirrje këtyre shteteve që të ndryshojnë qëndrim. Kosova e ka pranuar se do të punojë për themelimin e Asociacionit, por kjo çështje nuk duhet të përfshihet në Këshillin e Evropës” , shprehet eurodeputeti holandez.

    Dy shtetet kryesore të Evropës, Franca dhe Gjermania kanë kërkuar kushtëzimin e anëtarësimit të Kosovës në KiE me Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

    Punimet në rrjet, KEDS njofton se këto vende do të mbesin pa rrymë
    Nga Rubrika
    Lajme20 Maj 2024
    Policia e Kosovës ka bastisur degët e një institucioni financiar që dyshohet për aktivitet ilegal në veri të vendit. Lajmin e ka...
    Lajme20 Maj 2024
    Lidhja Demokratike e Kosovës ka adresuar kritika në drejtim të Qeverisë së Kosovës, për keqmenaxhimin e parasë publike. Deputeti i kësaj partie,...
    Lajme20 Maj 2024
    Deputeti i VV-së, Enver Dugolli, për FrontOnline ka folur rreth opsionit të mundshëm për të shkuar në zgjedhje të parakohëshme. Ai thotë se...
    Të tjera
    Sport20 Maj 2024
    Trajneri i ri i Liverpoolit, Arne Slot, e ka bërë prioritet mbrojtësin e Benfikës, Antonio Silva. 20-vjeçari po ashtu e ka tërhequr...
    Sport20 Maj 2024
    Peja DT është shpallur kampion i Kosovës për U14 në konkurrencën e meshkujve. Në finalen e dytë, skuadra pejane ka mundur Kerasan-in...
    Bota/Rajoni20 Maj 2024
    Rusia tha se forcat e saj kanë marrë nën kontroll fshatin ukrainas të Bilogorvkës, një prej vendbanimeve të pakta në rajonin lindor...
    Lajme20 Maj 2024
    Aksion tek Drini i Bardhë, sekuestrohen mjete të përdorura që kanë degraduar shtratin e lumit Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës,...
    Lajme20 Maj 2024
    Ministria e Punëve të Brendshme ka dalë me njoftim pas reshjeve të dendura që ndodhën mbrëmë. Ministria ka bërë të ditur se...
    Lajme20 Maj 2024
    Komisioni i Këshillit Prokurorial të Kosovës, në pajtim me Nenin 21 të Rregullores Nr.02/2022 për Rekrutimin, Provimin, Emërimin dhe Riemërimin Prokurorëve të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.