×
  • Sport
  • Sport

    “E pabesueshme”, reagimi i Granit Xhakës pas kalimit në finalen e Ligës së Evropës

    FrontOnline
    10 Maj 2024

    Mesfushori shqiptar, Granit Xhaka ka reaguar me anë të rrjeteve sociale për kalimin e Bayer Leverkusenit në finalen e madhe të Ligës së Evropës.

    Leverkuseni ishte duke humbur 0-2 nga Roma të enjten mbrëma, por me një rikthim fantastik barazoi shifrat në 2-2 dhe me këtë rezultat u mbyll ndeshja.

    Përveçse siguroi kalimin në finalen e Ligës së Evropës, Leverkuseni vazhdoi serinë pa humbje, duke thyer çdo rekord me 49 ndeshje pa humbje.

    Rikthimi fantastik dhe vazhdimi i serisë pa humbje e ka gëzuar pa masë edhe njërin nga yjet kryesor të skuadrës, shqiptarin Granit Xhaka.

    Xhaka ka shfrytëzuar profilin e tij privat në Instagram për të bërë një postim në lidhje me arritjen e Leverkusenit.

    “Wow! E pabesueshme. Le të vazhdojmë të punojmë, le të jemi të fokusuar – kemi shumë më tepër për të arritur!”, ka shkruar Xhaka.

    Ndryshe, Leverkuseni në finale do të takohet me skuadrën italiane, Atalanta, ku aty njëri nga më kryesorët është kapiteni i Shqipërisë, Berat Gjimshiti. /Telegrafi/

    Punimet në rrjet, KEDS njofton për vendet që s’do të kenë rrymë
    Nga Rubrika
    Sport20 Maj 2024
    Me fitoren ndaj West Ham, ekipi i Pep Guardiolas, Manchester City është shpallur kampion në Premier League për sezonin 2023/2024. Ndeshjen e...
    Sport20 Maj 2024
    Trajneri i ri i Liverpoolit, Arne Slot, e ka bërë prioritet mbrojtësin e Benfikës, Antonio Silva. 20-vjeçari po ashtu e ka tërhequr...
    Sport20 Maj 2024
    Peja DT është shpallur kampion i Kosovës për U14 në konkurrencën e meshkujve. Në finalen e dytë, skuadra pejane ka mundur Kerasan-in...
    Të tjera
    Lajme20 Maj 2024
    Zëvendëskomandanti i misionit të KFOR-it, gjeneral brigade Federico Bernacca, ka vizituar sot Aeroportin Ushtarak të Sllatinës, i cili shërben si Port Ajror...
    Lajme20 Maj 2024
    Kryeministri Albin Kurti e ka takuar sot ministren e Katarit për Zhvillim Social dhe Familje, Maryam bint Ali bin Nasser Al-Misnad. “Është...
    Lajme20 Maj 2024
    Pamjet e publikuara nga Gjysmëhëna e Kuqe iraniane tregojnë ekipet e shpëtimit duke nxjerrë trupa nga zona e rrëzimit të helikopterit. Një...
    Bota/Rajoni20 Maj 2024
    Gjykata Ndërkombëtare Penale është duke kërkuar urdhër-arreste për kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu dhe liderin e Hamasit Yahya Sinwar, nën akuzat për krime...
    Lajme20 Maj 2024
    Zëvendës Ndihmës Sekretaren e Departamentit të Shtetit nga byroja për Demokraci, të Drejta të Njeriut dhe Punë, Nicole Chulick po qëndron për...
    Bota/Rajoni20 Maj 2024
    Ditën e djeshme janë lidhur në martesë dy gra, e cila ndodh publikisht, për herë të parë në vendin tonë. Martesa e...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.