×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Financa

    Bajrami jep një lajm të mirë: Fillon ekzekutimi i pagave për këto kategori, pas gjendjes së krijuar nga koronavirusi

    FrontOnline
    19 Qershor 2020

    Ministrja e Financave dhe Transfereve, Hykmete Bajrami, ka njoftuar se është duke vazhduar zbatimi i masave për ndihmë të bizneseve dhe punëtorëve.

    Ajo thotë se Ministria e Financave gjatë këtij muaji ka ekzekutuar pagesa për rreth 10,668 qytetarë.

    “Pagesat janë ekzekutuar për masa 3 (mbulimi i shpenzimeve të pagave mujore të punëtorëve në shumë prej 170 euro); masa 7 (shtesa për punëtorët e dyqaneve ushqimore, furrave, dhe barnatoreve në shumë prej 100 euro); masën 8 (pagesa e punëtorëve të cilët kanë humbur vendin e punës për shkak të situatës së emergjencës së shëndetit publik në vlerë prej 130 euro) dhe masën 14 (pagesë prej 130€ për punëtorin e regjistruar për dy muajt pasues për shoqëritë tregtare që regjistrojnë punëtorët me kontratë pune së paku 1 vjeçare gjatë situatës së pandemisë)”, ka shkruar ajo.

    Gjithashtu, ajo ka bërë të ditur se janë në proces të konsolidimit të komisioneve dhe presin që së shpejti t’i adresojmë të gjitha aplikacionet dhe t’i paguajmë ato të që janë aprovuar.

    Njoftimi i plotë:

    Ministria e Financave njofton opinion që është duke u vazhduar zbatimi i masave për ndihmë bizneseve dhe punëtorëve. Bazuar në përfundimin e procedurave vlerësuese të Komisioneve përkatëse dhe aprovimeve të aplikacioneve, Ministria e Financave nga data 12.06.2020 deri më datën 17.06.2020 ka ekzekutuar pagesa për rreth 10,668 qytetarë. Pagesat janë ekzekutuar për masa 3 (mbulimi i shpenzimeve të pagave mujore të punëtorëve në shumë prej 170 euro); masa 7 (shtesa për punëtorët e dyqaneve ushqimore, furrave, dhe barnatoreve në shumë prej 100 euro); masën 8 (pagesa e punëtorëve të cilët kanë humbur vendin e punës për shkak të situatës së emergjencës së shëndetit publik në vlerë prej 130 euro) dhe masën 14 (pagesë prej 130€ për punëtorin e regjistruar për dy muajt pasues për shoqëritë tregtare që regjistrojnë punëtorët me kontratë pune së paku 1 vjeçare gjatë situatës së pandemisë).

    Po ashtu, Ministria e Financave njofton që në proces të trajtimit janë edhe kërkesat tjera për pagesa, në koordinim midis komisioneve përkatëse dhe ministrive të linjës përgjegjëse dhe këto pagesa së shpejti do të realizohen.

    Krahas listës prej 2629 përfituesve të aprovuar pardje, sot nga Komisioni është aprovuar edhe lista tjetër prej 985 përfituesve për masën 3b ku sipas Planit Operacional, këta persona do të përfitojnë 50% të Qirasë Bruto. Kjo pagesë do të aprovohet së shpejti dhe masa menjëherë do të ekzekutohet nga Ministria e Financave.

    Ne jemi në proces të konsolidimit të komisioneve dhe presim që së shpejti t’i adresojmë të gjitha aplikacionet dhe t’i paguajmë ato të që janë aprovuar.

    Nga Rubrika
    Lajme17 Korrik 2025
    Një operacion i rrallë spiunazhi u zhvillua këtë të enjte, më 17 korrik, në Kosovë. Objektiv i këtij operacioni ishte një zyrtar...
    Lajme17 Korrik 2025
    Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami i ka dalë në mbrojtje kolegut të grupit parlamentar  dhe ish-kryeministrit të Kosovës,...
    Lajme17 Korrik 2025
    Policia e Kosovës në bashkëpunim me Doganën kanë arritur të ndalojnë një furgon në Viti, në të cilin kishte produkte pa fatura...
    Të tjera
    Vip17 Korrik 2025
    Dy artistët e njohur, Elineli dhe Xuxi kanë bashkuar forcat për një projekt të ri muzikor. “Nalu”, titullohet bashkëpunimi i tyre, të...
    Lajme17 Korrik 2025
    Mësimdhënësi nga Parisi, deputet i Vetëvendosjes, Nezir Kraki e ka vazhduar edhe nga veturi mllefin, tash edhe ndaj mediave, që raportuan fjalët...
    Sport17 Korrik 2025
    Klubi futbollistik nga kryeqyteti, FC Prishtina, nga ora 20:00 do të jetë nikoqire e skuadrës moldave FC Sheriff Tiraspol, në “Fadil Vokrri”....
    Vip17 Korrik 2025
    Këngëtari Mevlan Shaba, është bërë baba për herë të parë. Pas një kohë të shkurtër, ai vendosi të ndaj portretin e vogëlushes....
    Lajme17 Korrik 2025
    Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Paris Guri, ka folur për pjesëmarrjen e Albin Kurtit në Symi Symposium të Greqisë. Guri...
    Lajme17 Korrik 2025
    Katër persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti mes dy veturave afër Liqenit të Livoqit. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.