×
  • Lajme
  • Lajme

    Kryeziu: 27 qershori s’është kërcënim për Kosovën; përfshirja e SHBA-së në dialog është pozitive

    FrontOnline
    17 Qershor 2020

    Drejtori i Institutit Demokratik të Kosovës, Ismet Kryeziu, ka thënë se rikthimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në procesin e dialogut Kosovë-Serbi është pozitive.

    “Mendoj që ftesa për 27 qershorin është garanci dhe rikthim në çështjen e Kosovës që ka lënguar në BE. Nuk duhet ta shohim politikën amerikane si kërcënim sepse falë tyre kemi arritur të ecim si shtet”, është shprehur Kryeziu, njofton Klan Kosova.

    “Ka rikthim i vëmendjes amerikane në këtë proces. Nuk është kërcënim. Rikthimi i SHBA-së në proces është pozitiv. Nuk ka indikacione që administrata amerikane është e pozicionuar kundër interesave të Kosovës”.

    Kryeziu në Info Magazine është shprehur se delegacioni kosovar për bisedimet me Serbinë ka vija të kuqe që nuk mund të kalohen.

    “Është proces me shumë të panjohura. Po flasim për zhvillime publike në Kosovës. Kemi deklaratën e Kryeministrit Hotit që është kundër ndryshimit të kufijve. Ne mund të flasim në bazë të këtyre zhvillimeve. Kemi edhe subjektet tjera si AAK; Haradinaj ka qenë kundër shkëmbimit të territoreve. Kemi disa linja të kuqe. Kemi vija të kuqe për delegacionin kosovar që do të zhvillojë bisedimet. Të gjithë kemi dyshimet tona, por ky proces mund të rezultojë me të panjohura”.

    Nga Rubrika
    Lajme20 Korrik 2025
    Kompania për Distributimin e Energjisë Elektrike (KEDS) ka njoftuar se edhe gjatë së dielës do të zhvillojë punime në rrjet në disa...
    Lajme20 Korrik 2025
    Në pikat kufitare të Kosovës këto ditë po vërehet një fluks i madh i qarkullimit, shkaku i ardhjes së mërgimtarëve për t’i...
    Lajme20 Korrik 2025
    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot mbi vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Sipas...
    Të tjera
    Sport19 Korrik 2025
    Klubi futbollistik Llapi përmes një komunikate zyrtare ka njoftuar se Diar Vokrri është transferuar tek Ballkani.  Ky transferim është bërë pas kërkesës...
    Bota/Rajoni19 Korrik 2025
    Së paku 32 persona janë vrarë pasi trupat izraelite kanë hapur zjarr ndaj banorëve të Gazës që kërkonin ndihma ushqimore. Sipas ministrisë...
    Lajme19 Korrik 2025
    Kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza, ka bërë të ditur përfundimin e punimeve në dy rrugë të rëndësishme në qytet “Bislim Bajgora” dhe...
    Lajme19 Korrik 2025
    Selim Marevci, shefi i kabinetit të Kryetarit të Ferizajt, Agim Aliut, ka publikuar një video  të nënkalimit i cili është përuruar gjatë...
    Bota/Rajoni19 Korrik 2025
    Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha sot se Kievi i ka dërguar Moskës një ofertë për të mbajtur një raund tjetër bisedimesh...
    Bota/Rajoni19 Korrik 2025
    Andy Byron, drejtori ekzekutiv i kompanisë teknologjike “Astronomer” me seli në Nju Jork, ka dhënë dorëheqjen nga roli i tij pasi u...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.