
Avdullah Hoti është zyrtarizuar sot si kandidat i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryeministër në qeverinë e cila pritet të formohet brenda këtyre ditëve, raporton “Front Online”.
Në zgjedhjet e fundit të 6 tetorit, Hoti mori gjithsej 26 mijë e 155 vota duke mbetur kështu pas Vjosa Osmanit me 176 mijë e 188 vota, Kujtim Shales me 39 mijë e 091 vota, Anton Qunit me 31 mijë e 816 vota si dhe Lumir Abdixhikut me 29 mijë e 155 vota.
Megjithatë kryesia e LDK-së sot i`a dha besimin pikërisht Hotit për të qenë mandatar për formimin e qeverisë së re. /Front Online
