×
  • Lajme
  • Lajme

    Qeveria jep detaje për takimin e Kurtit me përfaqësuesit e institucioneve dhe subjekteve politike për menaxhimin e pandemisë me COVID 19

    FrontOnline
    20 Prill 2020

    Zyra e kryeministrit të Kosovës, Alkbin Kurti, përmes një komunikate për media, ka njoftuar për takimin që Kurti ka pasur sot me përfaqësuesit e partive politike, kryeparlamentaren, Vjosa Osmani  dhe ministrin e shëndetësisë  Arben Vitia, për  menaxhimin e pandemisë me COVID 19, raporton FrontOnline.

    Gjatë takimit, Kurti ka shpjeguar masat në fuqi që janë marrë nga Ministria e Shëndetësisë me rekomandim të epidemiologëve dhe IKShPK-së dhe do të jenë në fuqi deri më 4 maj, me ç’rast do të rishqyrtohet situata.

    Komunikata e plotë:

    Sot, me ftesë të Kryeministrit në detyrë të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, u mbajt tryeza me përfaqësues të institucioneve dhe subjekteve politike për menaxhimin e pandemisë me COVID 19. Ftesës për pjesëmarrje në këtë tryezë iu përgjigjën Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, si dhe Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Memli Krasnqi. Ndërkaq prezentë ishin edhe Ministri i Shëndetësisë në detyrë, Arben Vitia dhe Zëvendësministri i Financave dhe Transfereve në detyrë, Ilir Aliu.

    Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, në fjalën e tij hapëse prezantoi situatën aktuale me COVID 19 në Kosovë dhe masat që i ka marrë Qeveria e Kosovës deri më tash për ta menaxhuar këtë situatë. Ai i njoftoi të pranishmit se në biseda telefonike me kryetarët e të gjitha komunave në Kosovë janë vlerësuar të gjitha nevojat që ato i kanë, e më pas ai edhe i ka vizituar deri më tash 15 prej tyre, që të njoftohet më për së afërmi me situatën në terren. Ai poashtu tregoi se janë organizuar katër tryeza me ambasadorë ku janë shqyrtuar mundësitë e bashkëpunimit dhe ndihmës, është hapur llogari e veçantë në thesarin e Republikës së Kosovës për menaxhim me pandeminë e COVID 19, ku deri më tani janë mbledhur rreth 400 mijë euro, derisa vlera e ndihmës së marrë deri tash nga organizatat dhe shtetet e huaja ka arritur në 341 milionë euro. Kryeministri Kurti poashtu shpjegoi se masat në fuqi janë marrë nga Ministria e Shëndetësisë me rekomandim të epidemiologëve dhe IKShPK-së dhe do të jenë në fuqi deri më 4 maj, me ç’rast do të rishqyrtohet situata.

    Nga ana e saj Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, tha se nga takimet e saj me kryetarë të komunave vërehet një brengë rreth ndaljes së projekteve kapitale, sidomos atyre të furnizimit me ujë, duke e pasur parasysh se sa e rëndësishme është higjiena personale në këtë situatë. Ndërkaq sa i përket kredive nga organizmat ndërkombëtarë financiarë dhe nga shtetet individuale, ajo shprehu gatishmërinë e Kuvendit që të japë garancinë politike që kreditë dhe ndihmat të realizohen. Ajo foli edhe për tri nismat legjislative që janë në procedurë të Kuvendit, dy të propozuara nga GP i PDK-së dhe e treta që derivon drejtpërdrejtë nga aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese për kufizimin e lëvizjes, në mënyrë që mos të ketë probleme të natyrës juridike për të ndërmarrë masat. Ajo potencoi se si institucion janë munduar të jenë sa më bashkëpunues me Qeverinë e Kosovës për menaxhimin më të mirë të situatës.

    Ndërkaq, Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh përfaqësues i PDK-së në këtë takim, Memli Krasniqi tha se vet prezenca e tij në këtë takim tregon për përkushtimin e PDK-së për t’i tejkaluar interesat partiake për çështjen me rëndësi për vendin. Ai e quajti këtë ftesë të vonuar, ndërkaq që shfaqi pakënaqësinë se iniciativat e PDK-së lidhur me menaxhimin e pandemisë deri më tash nuk janë marrë parasysh nga Qeveria, me theks të veçantë te masat për kufizim të lëvizjes dhe pakoja financiare. Megjithatë, ai theksoi gatishmërinë e partisë së tij për të kontribuar, me përgjegjësinë si partia më e madhe opozitare. Ai bëri thirrje që së bashku, pa dallime e në interes të qytetarëve, në Kuvend të hartohet një projekt ekonomik për ta kaluar këtë situatë.

    Në fund Kryeministri në detyrë Kurti ritheksoi edhe një herë gatishmërinë sikurse edhe nevojën për bashkëpunim ndërinstitucional me qëllim të menaxhimit të situatës së krijuar me COVID-19. Kjo është sfidë e përbashkët, përtej çdo mospajtimi politik, prandaj edhe përpjekja duhet të jetë e përbashkët.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.