×
  • Lajme
  • Lajme

    7 ditë-asnjë i prekur me Coronavirus në Malishevë, sot pritet të dalin rezultatet e 19 personave

    FrontOnline
    23 Prill 2020

    Komuna e Malishevës është ndër komunat më të prekura me Coronavirus në Kosovë, deri më tani numri i të prekurve me Covid-19 ka shkuar në 70, raporton Front Online.

    Por, nga kjo komunë ka 7 ditë që nuk ka asnjë të prekur nga Coronavirusi.

    Kështu ka bërë të ditur kryetari i kësaj komune, Ragip Begaj.

    “Në Malishevë qe shtatë ditë nuk ka asnjë rast me Coronavirus, ndërsa sot priten të testohen edhe 19 persona të tjerë, në mbrëmje dalin analizat e tyre nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike”, tha ai për Front Online.

    Begaj tha se në këtë komunë janë shëruar 36 persona të cilët kanë qenë të preku me Coronavirus.

    “Në Malishevë deri më tani janë shëruar 36 persona me Coronavirus, ndërsa 34 janë ende të prekur, gjendja e të prekurve me këtë virus momentalisht është stabile”, potencoi Begaj për Front Online.

    Begaj tha se janë në kontakt me familjet e të prekurve me coronavirus dhe se komuna po iu dërgon edhe ndihma.

    “Jemi në kontakt çdo ditë me familjet e të prekurve me Coronavirus në Malishevë, komuna iu ka dërguar disa ndihma këtyre familjeve, por edhe familjeve që janë në asistencë sociale”, tha ai për Front Online.

    Ndërkaq, në Kosovë deri më tani kanë vdekur 19 persona nga Coronavirusi, 630 janë të prekur dhe 138 të shëruar. /Front Online/

     

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.