Komuna e Prishtinës prinë me numrin më të madh të të infektuarve me Coronavirus, raporton Front Online.
Sot, në këtë komunë nga Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare (QKMF) janë marrë mostrat edhe për 15 persona për tu testuar nëse janë të prekur nga pandemia e Coronavirusit, ndërsa rezultatet e tyre priten të dalin në mbrëmje.
Këtë e ka bërë të ditur në një prononcim për portalin Front Online, drejtori i Shëndetësisë në këtë komunë, Bujar Gashi.
“QKMF i ka testuar sot 15 persona një pjesë e tyre janë raste me simptoma ndërsa rastet që kanë ardhur nga instituti mund të jenë rastër kontakti” ka thënë Gashi për Front Online.
Ai tha se aktualisht në Komunë e Prishtinës janë 330 raste aktive
“Në komunën e Prishtinës janë 330 raste aktive disa prej tyre janë mirë disa kanë simptoma një sot ka kërkuar ndihmë mjekësore dhe i kemi ofruar ndihmën mjekësore, aktualisht ekipi është në shërbim”, tha ai.
Gashi foli edhe për dy çerdhet të cilat janë mbyllur ditë më parë pasi që dy fëmijë rezultuan pozitiv me Coronavirus.
Ai tha se pas testimit të fëmijëve të tjerë dy çerdhet “Cicërima” dhe “Botanika” janë hapur pasi që rezultatet kanë dalë negativ.
“Çerdhet të cilat janë mbyllë, janë hap sërish pasi që pas testimit rezultatet kanë dalë negativ”, tha Gashi për Front Online.