×
  • Lajme
  • Kronika
  • Kronika

    13 fëmijë nga Shqipëria hasen nga policia në dy shtëpi në Prishtinë, dyshohet për trafikim me njerëz

    FrontOnline
    19 Gusht 2020

    26 persona janë hasur nga Policia e Kosovës, prej tyre 13 fëmijë nga Shqipëria në kontrollin që është bërë në dy lokacione(shtëpi) në Prishtinë.

    Kontrolli është bërë në dyshim të verifikimit të informacionit se aty qëndrojnë disa shtetas të huaj, që mund të jenë viktima të trafikimit me qenie njerëzore, shkruan lajmi.net.

    “Policia e Kosovës, gjegjësisht: Sektori Qendror për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore dhe Drejtoria për Migrim dhe të Huaj, të përkrahur nga zyrtarë të Qendrës për Punë Sociale-Prishtinë, më 18.08.2020, me urdhër të gjykatës kanë kontrolluar dy lokacioneve (shtëpi) në Prishtinë, me qëllim të verifikimit të informacioneve se në ato shtëpi qëndrojnë disa shtetas të huaj, të cilët mund të ishin viktima potenciale të trafikimit me qenie njerëzore. Policia, në ato dy lokacione ka hasur në 26 (njëzet e gjashtë) persona, prej tyre 13 fëmijë, të cilët ishin kryesisht në lidhje familjare dhe vinin nga Shqipëria”, thuhet në komunikatë.

    Në mesin e këtyre personave është hasur edhe i dyshuari M.S. (viti i lindje 1999) shtetas i Shqipërisë, i cili ishte duke bashkëjetuar me një shtetase të Greqisë të moshës 13 vjeçare. Policia në konsultim me prokuroren e rastit ka iniciuar veprën penale ‘bashkësia jashtëmartesore me personin nën moshën gjashtëmbëdhjetë vjet’.

    I dyshuari është ndaluar për 48 orë, ndërsa viktimës i është ofruar strehim dhe trajtim sipas Proceduarve Standarde Vepruese të Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore. Po ashtu, përmes ILEC-ut është njoftuar zyra greke në Prishtinë për shtetasen e tyre.

    Kurse, 24 (njëzet e katër) persona të tjerë të hasur në ato dy lokacione, janë trajtuar nga zyrtarë policorë të Drejtorisë për Migrim dhe të Huaj. Të njëjtit, përmes PKK Vërmicë, janë kthyer në Shqipëri.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.