×
  • Lajme
  • Lajme

    122 të shëruar nga Coronavirusi brenda ditës në vend

    FrontOnline
    31 Gusht 2020

    Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), ka njoftuar se brenda 24 orëve të fundit në Kosovë, nga 452  mostra të testuara,   120 persona kanë rezultuar pozitivë me virusin Covid-19, raporton Front Online.

    Në ndërkohë gjatë kësaj periudhe janë shëruar edhe 122 persona.

    Njoftimi i plotë:

    122 TË SHËRUAR DHE 120 RASTE ME COVID-19!

    Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR dhe në laboratoret private, janë testuar gjithsej 452 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 120 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 9 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.

    Numri total i rasteve pozitive është 13.454 raste nga 51.135 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 525 raste të vdekjes.

    Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 122 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 9.595 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.334.

    Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 30 raste, komuna Prizren 16 raste, komuna Gjilan 13 raste, komuna Gjakovë 11 raste, komuna Rahovec 7 raste, komuna Viti 7 raste, komuna Deçan 6 raste, komuna Vushtrri 5 raste, komuna Pejë 4 raste, komuna Ferizaj 3 raste, komuna Drenas 2 raste, komuna Kamenicë 2 raste, komuna Klinë 2 raste, komuna Malishevë 2 raste, komuna Obiliq 2 raste, komuna Skenderaj 2 raste dhe me nga një rast komunat Fushë Kosovë, Istog, Mitrovicë, Podujevë, Shtime dhe Suharekë./Front Online

    Maca e zezë sjell super çmime ne Petrol Company!
    Nga Rubrika
    Lajme18 Maj 2024
    Këshilltari i zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, Klisman Kadiu, ka thënë se Serbia po vazhdon politikën e saj destruktive pa u ndëshkuar, ndërsa Kosova...
    Lajme18 Maj 2024
    Në Objektin e Qeverisë, Kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Financave, Hekuran Murati sot morën pjesë në konferencën për shënimin e fillimit...
    Lajme18 Maj 2024
    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Elmi Reçica komentoi deklaratën e presidentës Osmani se anëtarësimi i Kosovës në KIE mbetet vetëm çështje...
    Të tjera
    Lajme18 Maj 2024
    Komandanti i KFOR-it, gjenerali Ozkan Ulutash, në një aktivitet të mbajtur sot ka thënë se ngjarjet e ndodhura gjatë vitit të kaluar...
    Lajme18 Maj 2024
    Kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati morën pjesë në shënimin e fillimit të pilotimit të skemës...
    Lajme18 Maj 2024
    Gjykata Supreme e Kosovës ka kthyer në rigjykim çështjen penale ndaj të akuzuarit P.K i ngarkuar me veprën penale “dhunim”e për të...
    Lajme18 Maj 2024
    Kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati morën pjesë në shënimin e fillimit të pilotimit të skemës...
    Lajme18 Maj 2024
    Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka reaguar pas një “dokumenti” të publikuar në një ueb-faqe të quajtur “gazetapacenzure”, e në të cilin...
    Lajme18 Maj 2024
    Nënkryetari i LDK-së, Lufti Haziri thotë se kryeministri Albin Kurti nuk ka guxim që draftin e Asociacionit ta dërgojë në Gjykatë Kushtetuese....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.