×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Presidenca Gjermane, mundësi e artë për liberalizimin e vizave

    FrontOnline
    01 Korrik 2020

    Gjashtë muajt e ardhshëm pritet të jenë mundësi e artë që të liberalizohen vizat për Kosovën. Kryesimi i Këshillit të Evropës nga Gjermania po shihet si sinjal pozitiv që qytetarët kosovarë që në fillim të vitit 2021 të lëvizin lirshëm në BE.

    Ndonëse në publikimin e programit zyrtar të presidencës gjermane nuk përmenden konkretisht Kosova, hyrja e agjendës për liberalizim të vizave konsiderohet si fare lehtë e mundshme nëse ka vullnet nga vet shtetet anëtare të BE-së.

    Marrjen e kryesimit të BE-së nga Gjermania e komentoi sot edhe kryeministri, Avdullah Hoti, i cili tha se Kosova mbetet e përkushtuar për të mirëmbajtur kriteret e liberalizimit të vizave.

    Hoti: Mbesim të përkushtuar që të mirëmbajmë kushtet që i kemi plotësuar

    Nevoja që të kemi sa më parë liberalizim të vizave. Ne mbesim të përkushtuar që të mirëmbajmë kushtet që i kemi plotësuar deri më tash sa i përket liberalizimin e vizave”, u shpreh ai.

    Mundësi të mirë për liberalizim të vizave në këto 6 muajt e ardhshëm e sheh edhe njohësi i integrimeve evropiane, Besnik Vasolli.

    Vasolli: Gjermania është mundësia më e artë e Kosovës

    Në parim Gjermania është mundësia më e artë e Kosovës, por nuk varet krejt nga ajo. Këtu edhe ne duhet t’i ndihmojnë, por edhe ata të lobojnë dhe të shohin si mund të shohin nga ky aspekt”, thotë ai për KosovaPress.

    Ndërkaq, drejtori i institutit “EPIK”, Demush Shasha për KosovaPress thotë se Kosova nuk ka pasur mundësi më të mirë për liberalizim të vizave qysh nga vitit 2016.

    Shasha: Gjashtë muajt e ardhshëm janë mundësi e mirë për liberalizim të vizave

    Këto gjashtë muajt e ardhshëm janë mundësia jonë më e mirë për liberalizim të vizave qysh nga viti 2016”, thotë ai.

    Por, sipas tij duhet të vazhdohet të tregohet vullneti i mirë për dialogim me Serbinë, si dhe bashkëpunimin me Gjykatën Speciale dhe Eulex.

    Shasha: Të vazhdohet bashkëpunimi i plotë me Gjykatën Speciale dhe Eulex-in

    Të vazhdojë të tregojë vullnetin e mirë në dialogun me Serbinë, veçanti pas zhvillimeve të fundit do të pritet nga Kosova që këto gjashtë muajt e ardhshëm, por edhe në vazhdimësi të ofrojë bashkëpunim të plotë Gjykatës Speciale dhe Eulex-it. Këto janë le të themi një kërkesë e drejtpërdrejt lidhur me liberalizim të vizave”, thotë ai.

    Edhe ish-kryeministri Ramush Haradinaj shpreson se nën kryesimin e Gjermanisë, Kosova do të fitojë liberalizimin e vizave.

    “Nuk kam dyshim që përgjatë mandatit gjashtëmujor të Gjermanisë në krye të BE-së, një energji e re do ta përfundojë procesin e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës dhe do t’i çojë përpara proceset integruese të Kosovës në organizatat dhe institucionet e Bashkimit Evropian’, ka shkruar Haradinaj në profilin e tij në Facebook.

    Javë më parë edhe një grup deputetësh të Parlamentit Evropian i dërguan letër kancelares Angela Merkel, ku i kërkuan që liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës të vihet në agjendë gjatë Presidencës së BE-së nga Gjermania.

    Ndryshe, Këshilli është organi kryesor vendimmarrës i BE-së. Së bashku me Parlamentin Evropian bartë përgjegjësinë për miratimin e ligjeve të BE-së. Këshilli i BE-së përbëhet nga ministrat e qeverive nacionale të të gjitha shteteve anëtare të BE-së. Në takime marrin pjesë ministrat përgjegjës për temën që diskutohet.

    Çdo gjashtë muaj, një shtet anëtar i ndryshëm merr përsipër presidencën e BE-së, që nënkupton kryesimin e këtyre takimeve dhe përpilimin e agjendës së përgjithshme politike./KP/Rront Online/

    Nga 10 janari fillojnë reduktimet, këto vende do të mbesin pa rrymë deri në 7 orë
    Nga Rubrika
    Lajme26 Prill 2024
    Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, ka folur në ‘Forumin për Siguri të mbajtur në Budapest të Hungarisë. Ai...
    Lajme26 Prill 2024
    Një person ka pësuar lëndime në fshatin Raushiq të Pejës, si pasojë e një aksidenti ku u përfshinë dy vetura dhe një...
    Lajme26 Prill 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, nesër do të bëjë nderime te Memoriali për të Pagjeturit. E para e shtetit, nderimet tek memoriali...
    Të tjera
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    Një tërmet me magnitudë 6.1 goditi rrethin lindor të Tajvanit të Hualien këtë të shtunë (sipas kohës lokale). Njoftimi u dha nga...
    Lajme26 Prill 2024
    Klanin mund ta kenë inspirim, që në Kosovë të fillojnë një ndërtim. Kompania e njohur me seli në Zvicër “Lika Group”, themeluar...
    Lajme26 Prill 2024
    Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), sot ka prezantuar raportin për monitorimin e punës së Kuvendit të Kosovës për vitin 2023. Ky...
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    Shëndeti i Mbretit të Britanisë së Madhe mund të mos jetë duke u përmirësuar. Sipas mediave amerikane, gjendja e tij shëndetësore është...
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    Politikani serb, Nikolla Sandulloviq, e ka postuar një fotografi në platformën X ku shihet duke i  shtrënguar duart me ish-kreun e OSBE-së...
    Lajme26 Prill 2024
    Që të bëhen votat për votimin e Kodit Civil duhet edhe pak kohë. Kështu shprehet Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e cila...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.