×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Osmani për dialogun: Është gabim serioz që me Serbinë po hapen çështje të mbyllura ndër vite

    FrontOnline
    15 Shtator 2020

    Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, deklaroi sot se nuk ka alternativë tjetër përpos dialogut, por e quajti një gabim serioz hapjen e çështjeve të mbyllura ndër vite me Serbinë për rregullimin e brendshëm, që tashmë janë shpallur jo kushtetuese nga Gjykata Kushtetuese.

    Ajo këto komente i bëri gjatë një takimi me përfaqësuesin special të Norvegjisë, Arne Sannes Bjornstad, me të cilin ka biseduar për bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve, me theks të veçantë në bashkëpunimin ndërparlamentar dhe menaxhimin e situatës me COVID-19.

    Kryetarja Osmani e falënderoi Bjornstad për ndihmën dhe përkrahjen e dhënë nga ana e shtetit të Norvegjisë në menaxhimin e pandemisë. Ata gjithashtu diskutuan për efektet e menjëhershme pozitive pas hyrjes ne fuqi të Ligjit për parandalimin luftimin e pandemisë COVID-19, duke ndikuar drejtpërdrejt në përmirësim të situatës dhe rrjedhimisht duke zvogëluar numrin e rasteve të infektuara.

    Theks të veçantë në takim është vënë mbi zhvillimet aktuale politike në vend, veçanërisht në procesin e dialogut.

    Kryetarja Osmani potencoi si të domosdoshme nevojën për transparence të plotë përgjatë tërë këtij procesi e sidomos respektimin e zotimeve të dhëna para Kuvendit dhe qytetarëve të Kosovës.

    Sipas saj, nuk ka alternativë tjetër përpos dialogut, mirëpo, është gabim serioz që po hapen çështje tashmë të mbyllura ndër vite si dhe po diskutohen çështje të rregullimit të brendshëm që tashmë janë shpallur jo kushtetuese nga Gjykata Kushtetuese në vend.

    “Legjitimiteti, përgatitja, përvoja dhe arritja e unitetit politik janë formula e vetme për sukses në dialog”, ka thënë Osmani.

    Të dy palët u dakorduan që është tejet e rëndësishme që tërë ky proces të kalojë përmes Kuvendit dhe të sigurohet që Kuvendi të ketë rol aktiv.

    Nga Rubrika
    Lajme27 Maj 2025
    Nasim Haradinaj, ish-nënkryetar i OVL-UÇK-së e vlerëson “për marre dhe qyqarllëk” protestën para dy javësh në Prishtinë të mbajtur kundër Kryetares së...
    Lajme27 Maj 2025
    Krimet Ekonomike kanë zbarkuar në Ministrinë e Bujqësisë, e cila udhëhiqet nga ministri në detyrë, Faton Peci. Aksioni u zhvillua me autorizim...
    Lajme27 Maj 2025
    Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) sot mori vendim për shkatërrimin e materialit zgjedhor nga zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës, të cilat janë mbajtur...
    Të tjera
    Lajme27 Maj 2025
    Partia kryesore e serbëve në Kosovë, Lista Srpska, ka reaguar pas raportimeve se Komuna e Mitrovicës së Veriut ka marrë administrimin e...
    Lajme27 Maj 2025
    Komuna e Leposaviqit, e udhëhequr nga Lulzim Hetemi, e ka marrë administrimin e objektit sportiv në këtë komunë. Veton Elshani, zëvendëskomandant i...
    Lajme27 Maj 2025
    Klan Kosova ka publikuar pamjet e takimit të zëdhënësit të VV-së, Arlind Manxhuka, me gazetarin e RTK-së, Blerim Haxhiaj. Aty, shihen duke...
    Vip27 Maj 2025
    Raporti i Livias dhe Mevlanit është mjaftë i komentuar në media rozë. Nga veprimi i fundit i Livias ndjekësit kanë reaguar me...
    Lajme27 Maj 2025
    Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj si folës në seancën plenare të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, tha se më shumë se kushdo tjetër,...
    Kronika27 Maj 2025
    Policia në Gjilan ka njoftuar se ka arrestuar tre persona në Ranillug pasi dyshohen se e kanë sulmuar  një person me mjet...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.