×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Nagavci: Qeveria Hoti po hesht përballë Listës Serbe, pasi varet nga votat e saj

    FrontOnline
    08 Korrik 2020

    Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Arbërie Nagavaci ka reaguar pas deklarimeve të Listës Serbe se do të mbështesin presidentin serb Aleksandar Vuçiq në luftën e ardhshme politike dhe diplomatike për Kosovën, duke thënë se kjo tregon për rrezikun nëse kryeministri Avdullah Hoti do të vazhdojë bisedimet me Beogradin.

    “Komunikata e djeshme e Listës Serbe, partnerit të këtij koalicioni qeverisës jo legjitim, nuk mund të jetë as e rastësishme e as e paqëllimshme. Të vetëdijshëm për fuqinë shantazhuese që e ka secili nga dhjetë deputetët serb, duke ditur ambiciet e këtij koalicioni qeverisës për pushtet me çdo kusht, Beogradi përveç tjerash po përcjell edhe mesazhe politike”, ka thënë Nagavci.

    Për më tepër Nagavci ka kritikuar Qeverinë Hoti se po hesht përballë deklarimeve antikushtetuese të Listës Serbe, pasi që ajo është e varur nga votat e deputetëve serbë.

    “Po duan të bëhen pjesë e procesit të dialogut me Serbinë, pa ditur agjendën, pa ditur përbërjen e grupit dialogues, pa ditur platformën, por duke e ditur se zv.kryeministri dhe një pjesë e Qeverisë Hoti kanë synim të përkrahin Serbinë në luftën diplomatike kundër Kosovës. Edhe pse kjo s’duket diçka e re e as shqetësuese për këtë Qeveri që tashmë hoqi reciprocitetin e iu gjunjëzua Serbisë. Por derisa ju zoti Hoti dhe qeveria jo legjitime edhe mund të toleroni këto qëndrime, ne të tjerët nuk mundemi e nuk do t’i tolerojmë”, shkruan Nagavci në Facebook.

    Nga Rubrika
    Lajme31 Maj 2025
    PrishtinaTicket nga muaji mars ka hapu fluturimet direkte për në Göteborg nga Prishtina – çdo të mërkurë dhe të shtunë! Ky qytet...
    Lajme31 Maj 2025
    Ambasadori i Gjermanisë në Prishtinë, Jorn Rohde, me disa ushtarë të KFOR-it nga disa vende të ndryshme dhe me alpinisten kosovare me...
    Lajme31 Maj 2025
    Euguen Cakolli nga KDI ka bërë me dije se sa po i kushtojnë buxhetit të shtetit deputetët, të cilët ende nuk e...
    Të tjera
    Sport31 Maj 2025
    Finalja e Ligës së Kampionëve 2024/25 mes Paris Saint-Germain dhe Interit do të zhvillohet në “Munich Football Arena”. Sezoni 2024/25 i UEFA...
    Kronika31 Maj 2025
    Një burrë është arrestuar të premten në Prishtinë pasi dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në drejtim të qenit të fqinjit...
    Lajme31 Maj 2025
    Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, e ka uruar ish-kryetarin e PDK-së, Kadri Veseli, për ditëlindjen e 58. Ai ka vlerësuar...
    Lajme31 Maj 2025
    Trafiku Urban ka njoftuar qytetarët se për shkak të punimeve në rrugën “Enver Maloku” dhe ” Hilmi Rakovica”, sot dhe nesër do...
    Lajme31 Maj 2025
    Deputeti i GUXO-s, Nezir Kraki, ka komentuar situatën e bllokimit të Kuvendit, duke akuzuar opozitën për barrikadim ndaj formimit të komisionit të...
    Lajme31 Maj 2025
    Kandidatja e LVV-së për kryetare të Kuvendit, deputetja Albulena Haxhiu, ka kërkuar nga partitë që në mandatin e fundit ishin në opozitë,...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.