×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Dumoshi premton financim për manifestimin “Flaka e Janarit” në Gjilan

    FrontOnline
    02 Korrik 2020

    Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit do ta financojë manifestimin “Flaka e Janarit”, në Gjilan. Kjo u bë e ditur gjatë nënshkrimit të marrëveshjes ndërmjet ministres Vlora Dumoshi dhe kryetarit të Gjilanit, Lutfi Haziri.

    Ministria Dumoshi, u shpreh e lumtur për nënshkrimin e këtij memorandumi, i cili përkrah festivalin “Flaka e Janarit”.

    Dumoshi: Kemi bërë memorandumin e bashkëpunimit të manifestimit tradicional

    “Sot është një ditë e veçantë 2 korriku, siç e tha edhe kryetari Haziri. Me këtë rast, kemi bërë memorandumin e bashkëpunimit të manifestimit tradicional dhe shpejt do të hynë në trashëgimin shpirtërore, kjo ndërlidhet edhe me 2 korrikun, edhe me të gjithë njerëzit të cilët kanë dhënë kontribut të pamohueshëm”, ka thënë Dumoshi.

    Ndërsa kryetari Lutfi Haziri, ka deklaruar se nënshkrimi i këtij memorandumi, tregon kujdes institucional për Gjilanin.

    Haziri: Nënshkrimi i marrëveshjes tregon kujdes të madh institucional

    “Jam i nderuar që sot në vizitë pres ministren Dumoshi në ditën e veçantë të 2 korrikut, simbolika e heronjve tanë, të cilët shpallën deklaratën e pavarësisë dhe vendosën themelet e shtetit që ne e gëzojmë. Ardhja e ministres na tregon kujdesin e veçantë për komunën tonë. Nënshkrimi i marrëveshjes lidhet me festivalin e madh të Gjilanit “Flaka e Janarit”, dhe vullneti i ministres për herë të parë institucionalizon këtë manifestim dhe kujdesi i Qeverisë duke respektuar edhe vendimin e qeverisë së kaluar në vitin 2015 e tutje që “Flaka e janarit” të marrë karakter kombëtar”, ka thënë Haziri.

    Ndryshe, ministrja Dumoshi, e shoqëruar nga kryetari Haziri, kanë vizituar edhe stadiumin e qytetit në Gjilan.

    Nga Rubrika
    Lajme17 Nëntor 2024
    Edhe në kantonin e Bazelit, Bedri Hamza i është drejtuar përkrahësve të tij. Përmes një postimi në llogarinë e tij, Hamza ka...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Një qytetar nga Podujeva i ka gjetur sot një shumë të parave, që me siguri se i kanë humbur dikujt dhe ato...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Sot në 30 vjetorin e themelimit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kryetari i PDK-së Memli Krasniqi, i ka vizituar në Hagë Hashim...
    Të tjera
    Lajme17 Nëntor 2024
    Kandidati për kryeministër nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Nisma Socialdemokrate, Lista Konservatore dhe Forumi Intelektual E-30, Ramush Haradinaj, në një...
    Lajme17 Nëntor 2024
    UEFA sot pritet të marrë vendim rreth ndeshjes Rumani-Kosovë, e cila u zhvillua të premten në Bukuresht. Ndeshja u ndërpre si shkak...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Kryetari i AKR-së Behgjet Pacolli, i ka kërkuar ministrit të Bujqësisë Faton Pecit, të mos “mërzitet” dhe të mos reagojë nëse akuzat...
    Vip17 Nëntor 2024
    Gjesti nuk është i kënaqur me punën që ia ka ndarë kapiteni i javës. Ai ka për detyrë që të pastrojë banjën,...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Anëtari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj e ka komentuar lajmin se Blerim Pacolli, vëllai i kryetares së Komisionit Parlamentar...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Zyra e kryeministrit Albin Kurti e ka bërë të ditur agjendën finale për mbledhjen e përbashkët të Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.