×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Mijëra qytetarë i mirëpresin studentët në Beograd në prag të protestës së madhe

    FrontOnline
    14 Mars 2025

    Radio Evropa e Lirë Mijëra qytetarë dolën në rrugët e Beogradit mbrëmjen e së premtes për t’i mirëpritur studentët që po mbërrijnë në kryeqytetin e Serbisë në këmbë nga skajet e largëta të vendit, për një protestë të madhe që do të zhvillohet të nesërmen.

    Derisa pritej mbërritja e kolonave të para të këmbësorëve nga Serbia jugore dhe perëndimore, disa çiklistë nga Kragujevci ishin të parët që arritën në qendër të Beogradit.

    Duke mbajtur në duar pankarta me mbishkrimin “studentë, Beogradi është i juaji”, qytetarët i pritën studentët në kryeqytet edhe me medalje e lule.

    Studentët, të cilët i kanë bllokuar fakultetet anembanë Serbisë për më shumë se tre muaj, kanë bërë thirrje për një protestë në Beograd më 15 mars.

    Studentët në bllokadë, ndër të tjera, kërkojnë përgjegjësi penale dhe politike për vdekjen e 15 njerëzve nga shembja e një strehe në stacionin hekurudhor të Novi Sadit më 1 nëntor 2024.

    Rojet e studentëve u kanë bërë thirrje qytetarëve që të mos iu afrohen traktorëve dhe gardhit që çon në Parkun e Pionierëve në mes të Presidencës së Serbisë dhe Kuvendit të Serbisë, ku janë vendosur në kampe një grup tjetër studentësh që kundërshtojnë bllokadat e fakulteteve.

    Një numër i madh traktorësh janë parkuar rreth Parkut të Pionierit në qendër të kryeqytetit.

    Grupi “Studentët 2.0” është i vendosur në Parkun e Pionierit që nga 6 marsi. Ata e quajnë veten “studentë që duan të mësojnë” dhe kërkojnë përfundimin e bllokadave.

    Në Parkun e Pionierit shihet një prani e madhe policore.

    Qytetarët në anën tjetër të gardhit brohoritën “turp” dhe “kë po mbroni” ndaj policëve.

    Kampi i “studentëve që duan të mësojnë” janë kryesisht meshkuj, shumë prej të cilëve fshehin fytyrat me kapele dhe kapuç.

    Traktorë, një gardh dhe policia ndajnë qytetarët, që presin studentët pranë Presidencës dhe Kuvendit, nga kampi në Parkun e Pionierit.Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se shteti “do t’i ndërmarrë të gjitha masat” për të siguruar paqe dhe paralajmëroi arrestimin e atyre që shkaktojnë incidente.

    Qeveria kishte akuzuar më parë opozitën për përgatitjen e dhunës, ndërsa studentët hodhën poshtë akuzat.

    Protesta në Beograd konsiderohet si kulmi i demonstratave disamujore anembanë Serbisë të udhëhequra nga studentët./RadioEvropaeLirë

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni22 Prill 2025
    Një sondazh i ri i kryer nga McLaughlin & Associates në bashkëpunim me Top Channel dhe i publikuar në emisionin Top Story...
    Bota/Rajoni22 Prill 2025
    Me vdekjen e Papa Françeskut, në Vatikan hapet një seri e gjatë ngjarjesh që do të çojnë në konklavën për zgjedhjen e...
    Bota/Rajoni21 Prill 2025
    Kryetari i Ulqinit, Genci Nimanbegu, ka bërë thirrje publike për qytetarët që nesër në ora 11:00 të mblidhen para Parlamentit të Malit...
    Të tjera
    Lajme21 Prill 2025
    Halil Çadraku, një prej bashkëluftëtarëve të njohur të Fatmir Limajt, ka adresuar një thirrje publike në Facebook, duke shprehur shqetësimin për mundësinë...
    Lajme21 Prill 2025
    Të martën parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell në pjesën e parë të ditës, ndërsa orëve të pasditës dhe mbrëmjes, priten...
    Lajme21 Prill 2025
    Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka folur lidhur me bllokimin e disa projekteve në kryeqytetit nga ana e Ministrisë së Kulturës. Ai...
    Lajme21 Prill 2025
    Kongresistë amerikanë kanë paraqitur Rezolutën 26, e cila dënon krimet e dhunës seksuale të kryera gjatë luftës në Kosovë dhe u jep...
    Lajme21 Prill 2025
    Opinionistja Meliza Haradinaj ka thënë se LDK-ja duhet të jetë më bashkëpunuese për të zhbllokuar situatën aktuale politike në vend. Ajo në...
    Lajme21 Prill 2025
    Janë përkujtuar sot 16 burra e djem të familjes Mirena në Nakardë të Fushë Kosovës. 26 vjet më parë forcat serbe i...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.