×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Gjykata e Bosnjës urdhëron një muaj paraburgim për liderët e Republikës Sërpska

    FrontOnline
    14 Mars 2025

    Gjykata e Bosnje e Hercegovinës ka urdhëruar vendosjen e liderëve të entitetit serb Republika Sërpska në paraburgim 30-ditor, menjëherë pasi ata të jenë ndaluar për t’u marrë në pyetje nën dyshimin për cenimin e rendit kushtetues.

    Gjykata konfirmoi të premten vonë për Radion Evropa e Lirë se ka urdhëruar paraburgimin e presidentit të Republikës Sërpska, Millorad Dodik, kryeministrit Radovan Vishkoviq dhe kryetarit të Asamblesë Kombëtare Nenad Stevandiq.

    Dodik, Vishkoviqit dhe Stevandiq dyshohen për sulm ndaj rendit kushtetues, një vepër penale sipas Kodit Penal të Bosnje e Hercegovinës, që parashikon një dënim me burg deri në pesë vjet dhe ndalim të ushtrimit të detyrës zyrtare.

    Ata i kanë shpërfillur thirrjet e Prokurorisë së Bosnjës për t’u paraqitur për intervistim.

    Kodi i Procedurës Penale i Bosnjës parashikon mundësinë e lëshimit të urdhrit për sjellje të detyruar për të dhënë deklaratë, në rast se një person i thirrur në institucionet gjyqësore nuk pranon të paraqitet vetë.

    Nëse kjo nuk është e mundur, hapi tjetër është lëshimi i një fletarrestimi kombëtar.

    Urdhri për ndalimin e Dodikut, Vishkoviqit dhe Stevandiqit iu dha policisë gjyqësore në nivel shtetëror të mërkurën, me ndihmën e kërkuar edhe nga Agjencia Shtetërore e Hetimit dhe Mbrojtjes (SIPA).

    Prokuroria Shtetërore më herët kishte bërë të ditur se hetimet për këtë rast kishin nisur në dhjetor të vitit 2024, për shkak të dyshimeve të bazuara për kryerjen e kësaj vepre penale. /REL

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni22 Prill 2025
    Një sondazh i ri i kryer nga McLaughlin & Associates në bashkëpunim me Top Channel dhe i publikuar në emisionin Top Story...
    Bota/Rajoni22 Prill 2025
    Me vdekjen e Papa Françeskut, në Vatikan hapet një seri e gjatë ngjarjesh që do të çojnë në konklavën për zgjedhjen e...
    Bota/Rajoni21 Prill 2025
    Kryetari i Ulqinit, Genci Nimanbegu, ka bërë thirrje publike për qytetarët që nesër në ora 11:00 të mblidhen para Parlamentit të Malit...
    Të tjera
    Kronika22 Prill 2025
    Shtatë persona kanë rënë në pranga mëngjesin e së hënës përgjatë një operacioni të madh policor në Kaçanik, lidhur me vrasjen e...
    Bota/Rajoni22 Prill 2025
    Një sondazh i ri i kryer nga McLaughlin & Associates në bashkëpunim me Top Channel dhe i publikuar në emisionin Top Story...
    Bota/Rajoni22 Prill 2025
    Me vdekjen e Papa Françeskut, në Vatikan hapet një seri e gjatë ngjarjesh që do të çojnë në konklavën për zgjedhjen e...
    Lajme22 Prill 2025
    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferat Shala, për FrontOnline ka folur për shpenzimet e institucioneve gjatë tri viteve të fundit,...
    Lajme22 Prill 2025
    Ka ndërruar jetë ish-kryetari i Prishtinës, Salih Gashi. Lajmin e bëri të ditur kryetari Përparim Rama. Përmes një postimi ka shprehur ngushëllimet...
    Lajme22 Prill 2025
    Ngërçi politik ka vazhduar edhe gjatë se hënës në Kuvendin e Kosovës. Partitë politike nuk po gjejnë gjuhën e përbashkët për ta...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.