×
  • Lajme
  • Lajme

    Fundi i procesit gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së – edhe 8 seanca i kanë mbetur prokurorisë

    FrontOnline
    14 Mars 2025

    Lista prej qindra dëshmitarëve, në procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së, në Dhomat e Specializuara për Kosovën, po shkon drejt përmbylljes.

    Deri më 4 prill, kur është dita e fundit që Zyra e Prokurorit të Specializuara të paraqes të gjitha dëshmitë, sipas kalendarit të Dhomave të Specializuara për Kosovën, janë të parapara të mbahen edhe 8 seanca.

    Në konferencën e fundit mbi ecurinë e çështjes prokuroria kishte njoftuar se kanë arritur të konfirmojnë vetëm një dëshmitar, e nuk kanë treguar nëse kanë arritur të sigurojnë edhe të tjerë.
    “Ju keni identifikuar saktë numrin e ditëve të procesit gjyqësor. Informacioni që kërkoni nuk është publik”.

    Për avokatin e akredituar nga Specialja, Taulant Hodaj, përfundimi i afatit për prokurorinë, mund të sjellë edhe ndryshimin e masës së sigurisë për të akuzuarit, që janë në paraburgim nga viti 2020.

    “Palët pasi të kryhen dëshmitarët e prokurorisë ka një bazë të arsyeshme ku mund të kërkojnë nga gjykata që merr një vendim tjetër mbi masën e sigurisë të paraburgimit, derisa të kryhet gjykimi, sepse një nga arsyet që janë në paraburgim janë për shkak të ndikimit në dëshmitarë të prokurorisë”, ka thënë Hodaj.

    E, Amer Aliaj nga Fondi për të Drejtën Humanitare, tregon për procedurën tutje të këtij procesi.

    “Pas 4 prillit pala mbrojtëse ka të drejtë që të parashtrojë disa mocione për kundërshtimin e akuzave pas kësaj 10 ditë ka prokuroria që të jep kundërpërgjigje në këto mocione dhe lidhur me këto mocione gjykata e merr një vendim, nëse do të hedhet poshtë ndonjë akuzë.. me rregulloren e procedurës së provave pala tjetër që ka të drejtë të ftoje dëshmitarë është pala e dëmtuar…dhe pastaj vjen radha tek mbrojtja…”, ka thënë Aliaj.

    Por, sipas ish-këshilltarit të ish-presidentit Hashim Thaçi, që ka qenë i angazhuar edhe në ekipin mbrojtës, ky proces gjyqësor është politik dhe i padrejtë.

    “Kemi një proces të stërzgjatur dhe politik që është përcjell me padrejtësi, e i cili është përcjell me denigrim i cili është përcjell me vendime të padëgjuar në të drejtën ndërkombëtare dhe unë mendoj se kanë mbetur edhe pak muaj nga lirimi i krerëve të UÇK-së, sepse deri më tani prokuroria nuk ka arrit në asnjë pikë që të dëshmojë akuzat që i ka vendosur në aktakuzë”, ka thënë Artan Behrami.

    Nga prilli i vitit 2023, kur edhe ka nisur procesi gjyqësor ndaj Hashim Thaçit, Kadrit Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit, janë dëgjuar në gjykatore 123 dëshmitarë, e shumë dëshmi të tjera janë dorëzuar në formë të shkruar.

    Ish-krerët e UÇK-së, akuzohen për krime lufte e krime kundër njerëzimit. /Dukagjini/

    Nga Rubrika
    Lajme22 Prill 2025
    Institucionet në vend kanë shpenzuar 29 milionë e 230 mijë euro gjatë tri viteve të fundit, vetëm për udhëtime zyrtare jashtë vendit,...
    Lajme22 Prill 2025
    Sot mbi vendin tonë do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me riga shiu. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorogjik të Kosovës,...
    Lajme21 Prill 2025
    Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri, ka dhënë një propozim për zhbllokimin e Kuvendit dhe formimin e Qeverisë. Sipas...
    Të tjera
    Vip21 Prill 2025
    Përkundër sukseseve të mëdha, këngëtarja me origjinë shqiptare Dua Lipa, nuk i harron asnjëherë rrënjët. Dhe bukuroshja nga Peja është rikthyer në...
    Lajme21 Prill 2025
    Një delegacion i lartë i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK), i kryesuar nga Guvernatori Ahmet Ismaili, anëtarja Joekzekutive e Bordit...
    Bota/Rajoni21 Prill 2025
    Kryetari i Ulqinit, Genci Nimanbegu, ka bërë thirrje publike për qytetarët që nesër në ora 11:00 të mblidhen para Parlamentit të Malit...
    Lajme21 Prill 2025
    Analisti Sadri Ramabaja ka deklaruar se që nga sot Lëvizja Vetëvendosje mban shumëfish më shumë përgjegjësi, dhe se kjo, sipas tij, është...
    Lajme21 Prill 2025
    Ka vdekur në moshën 81-vjeçare profesori i Fakultetit të Shkencave Matematike-Natyrore, akademiku Salih Gashi. Lajmin e ka bërë të ditur profesori Arsim...
    Vip21 Prill 2025
    Artistja e njohur, Rina Balaj ka paralajmëruar projektin e saj më të re muzikor. Këtë ajo e ka bërë duke publikuar një...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.