×
  • Vip
  • Vip

    Dalin detaje nga rasti i Anisa Veselit: Drejtoresha e e klinikës tërhiqet nga premtimi dhe i bën bllok blogeres në çdo aplikacion

    FrontOnline
    14 Mars 2025

    Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Anisa Veseli, ka rrëfyer për emisionin “Piranjat” se është mashtruar dhe abuzuar nga klinika mjekësore Apluss Solucion, e drejtuar nga Albulena Krasniqi.

    Gjatë qëndrimit të saj në shtëpinë e BBVK, Anisa kishte folur për problemet serioze me shtyllën kurrizore dhe se ndërhyrja e nevojshme për shërim kushtonte 200 mijë euro.

    Në atë kohë, CEO e klinikës, Albulena Krasniqi, ishte vetëofruar publikisht për të ndihmuar, një premtim i lexuar nga moderatori i spektaklit.

    Megjithatë, Anisa dhe familjarët e saj pretendojnë se klinika nuk i ka ofruar asnjë trajtim mjekësor dhe se ndihma ishte vetëm një strategji marketingu.

    Ata tregojnë se pas një vizite në Stamboll, mjeku specialist i ka rekomanduar urgjentisht operacionin për shkak të rrezikut që devijimi i shtyllës kurrizore mund të dëmtonte edhe organet e tjera.

    Në vend që të ndiqej trajtimi i premtuar, CEO e Apluss Medical Solucion filloi të shmangej, nuk i kthente më përgjigje Anisës dhe madje e bllokoi në të gjitha aplikacionet e komunikimit.

    Babai i Anisës ka tentuar të kontaktojë zonjën Krasniqi edhe përmes përfaqësuesve të BBVK, të cilët konfirmuan se premtimi për ndihmë ishte bërë publikisht nga vetë klinika dhe se produksioni nuk kishte ndonjë marrëveshje të veçantë me të.

    Edhe pse fillimisht, në një takim me përfaqësuesit e BBVK, Krasniqi kishte pranuar se Anisa do të operohej, ajo më pas i ka dërguar një email familjes Veseli ku njoftonte tërheqjen nga premtimi, duke i bllokuar përfundimisht.

    Në fund, Anisa dhe ekipi i “Piranjat” u përballën me drejtoreshën e klinikës, e cila u justifikua se gjithçka që ishte premtuar ndaj Anisës ishte realizuar.

    Megjithatë, Anisa shprehet thellësisht e zhgënjyer nga kjo përvojë, ndërsa babai i saj shton se mosmundësia financiare për të kryer operacionin nuk duhet të justifikojë mashtrimin dhe manipulimin e vajzës së tij.

    “Ajo ka luajtur me jetën time”, shprehet Anisa në fund të rrëfimit të saj. /Telegrafi/

    Nga Rubrika
    Vip19 Korrik 2025
    Një ngjarje e rëndë ka tronditur koncertin e këngëtarit të njohur Yll Limani në klubin e natës “Lollipop” në Palasë, ku atmosfera...
    Vip19 Korrik 2025
    Artistja e njohur, Tayna po vjen me një projekt të ri muzikor. Kështu ka bërë të ditur vet ajo, përmes postimeve në...
    Vip18 Korrik 2025
    Grimerja e njohur Sellma Kasumoviq ka publikuar një video të prapaskenave në përgatitjen e Eglit për koncertin e saj të parë. Video...
    Të tjera
    Lajme20 Korrik 2025
    Policia e Kosovës brenda një dite ka shqiptuar 2212 gjoba trafiku ndaj atyre që nuk kanë respektuar rregullat Sipas statistikave të përgjithshme,...
    Lajme20 Korrik 2025
    Dogana dhe Policia e Kosovës, gjatë një operacioni kontrolli në dy barnatore në qytetin e Gjilanit dhe Vitisë, ka zbuluar dhe sekuestruar...
    Bota/Rajoni20 Korrik 2025
    Një vatër zjarri është aktivizuar mëngjesin e sotëm në zonën e Sotiranit, në fshatin Dukat të Vlorës. Ky zjarr rrezikon dhe Parkun...
    Lajme20 Korrik 2025
      Njohësi i ekonomisë, Arton Muhaxheri, për “Front Online” ka folur lidhur me bllokimin e 882 milionë eurove nga Plani i Rritjes...
    Bota/Rajoni20 Korrik 2025
    Princi i Arabisë Saudite, Al-Waleed bin Khalid Al Saud, ka vdekur në moshën 36 vjeçare. Ai njihet ndryshe edhe si “Princi i...
    Lajme20 Korrik 2025
    Një shtetas i Serbisë është arrestuar pasi i njëjti gjatë hyrjes nga Shqipëria në Kosovë kishte prezantuar policisë dokumentet e tij  ku...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.