×
  • Lajme
  • Lajme

    Mjeku Adriatik Berisha del me reagim: Babai i Thaçit në gjendje të rënduar shëndetësore, me disa sëmundje shoqëruese

    FrontOnline
    14 Mars 2025

    Ish-presidenti Hashim Thaçi dje ka vizituar babain i tij në QKUK. Me të dalë nga aty, Thaçi përshëndeti me dorë nga larg të pranishmit, ndërsa vazhdonte qëndronte afër tij një nga mjekët ku në fund edhe përshëndetën duke u përqafuar.

    Ky mjek është Adriatik Berisha, specialist i hematologjisë.

    Mjeku, Berisha sot ka dal me një shkrim në “Facebook”, ku foli për gjendjen e babait të Thaçit.

    “Emri im është Adriatik Berisha, i biri i mjekut e profesorit Idriz Berisha, jam mjek specialist hematolog dhe në përfundim të doktoratës në Universitetin e Zagrebit në fushën e Hematologjisë.

    Si profesionist shëndetësor tash e shumë vite ju shërbej me përgjegjësi, nder e etikë shumë pacientëve me shqetësime e sëmundje hematologjike, përfshirë edhe pacient jashtë kufinjëve për çka dhe jam dekoruar dhe nga ushtria amerikane! Sigurisht, njejt i kam shërbyer dhe pacientit Haxhi Th”, shkroi ai.

    Berisha tregoi se gjendja e tij është e rënduar dhe ka sëmundje shoqëruese.

    “Pacienti në fjalë në gjendje të rënduar shëndetësore, me disa sëmundje shoqëruese, tash e disa javë ka qenë i hospitalizuar dhe ka marrë shërbime profesionale nga shumë profesionist shëndetësore përfshirë disa klinika të cilat duhen vlerësuar për punën e jashtëzakonshme!

    Ka kohë që pacientin në fjalë e përcjell dhe e hulumtoj, aq sa më lejon gjendja e tij dhe në aspekt hematologjik! Për shkak të gjendjes së rënduar të pacientit kam përshkruar një raport mjekësor profesional në detaje gjendjen e tij aktuale dhe pritjet nga gjetjet në vijim. Ky raport ka rezultuar me viziten e djeshme të ish-presidentit Thaçi! Jam thellësisht krenar që i gjithë ky proces i kësaj vizite meritore ka kaluar përmes duarve të mia. Sigurisht që pacientit i kam qëndruar afër dhe jam konsultuar në aspekt profesional hematologjik sa herë qe ka qenë e nevojshme e për shkak të gjendjes edhe dje e kisha për detyre ti qëndroj afër e ta shoqëroj gjatë gjithë vizitës së birit të tij ish-presidentit Thaçi. Qëndroj i palëkundur, krenar e profesionalisht korrekt gjithmonë , në çdo kohë e në çdo situatë ashtu siq kanë qëndruar dhe prindërit e mi gjithmonë”, shkroi ai.

    Nga Rubrika
    Lajme21 Prill 2025
    Profili i Papa Françeskut që vdiq sot në moshën 88-vjeçare pas një beteje të gjatë me sëmundje të sistemit respirator Françesku, me...
    Lajme21 Prill 2025
    Aksioni i Policisë së Kosovës në Kaçanik, i zhvilluar në orët e para të mëngjesit, po vazhdon ende, ndërsa tashmë janë zbardhur...
    Lajme21 Prill 2025
    Presidentja Vjosa Osmsni tha se populli i Kosovës bashkohet në zinë për vdekjen e Papa Françeskut, duke shkruar në një postim në X: “Populli...
    Të tjera
    Lajme21 Prill 2025
    Një aksion i madh i Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës po zhvillohet në Kaçanik. Në pamjet që janë publikuar në media,...
    Lajme21 Prill 2025
    Sot mbushen 35 vjet që nga lirimi nga burgu i veprimtarit Adem Demaçi. Ai në atë kohë është pritur në mënyrë madhështore...
    Sport21 Prill 2025
    Ndeshja mes Saint-Etienne dhe Lyonit në kuadër të ligës franceze Ligue 1 është ndërprerë. Kjo pasi gjyqtari anësor u godit me sende...
    Lajme21 Prill 2025
    Analisti politik Visar Ymeri ka vazhduar me kritikat ndaj Albin Kurti, duke e akuzuar atë për përpjekje për të kontrolluar mendimin e...
    Lajme21 Prill 2025
    Pas vendimit për shtrenjtim të energjisë elektrike, disa furra në Prishtinë rritur çmimet për disa produkte, e gjatë javës së ardhshme me...
    Lajme21 Prill 2025
    Policia e Kosovës ka realizuar një aksion në qytetin e Kaçanikut, ku cak i bastisjes ka qenë një lokal që merrej me...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.