×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Banorët në Prekaz: Komandanti Adem Jashari është simbol i kombit, turp për Specialen që kërkoi fakte kundër tij

    FrontOnline
    11 Shtator 2020

    Banorët në Prekaz dhe vizitorët në kompleksin memorial “Adem Jashari” e quajnë absurde çështjen e dosjeve të cilat ditë më parë u lan në zyrat e OVL-UCK-së e që po pretendohet se janë të Gjykatës Speciale, e ku thuhet se Task-Forca Speciale ka kërkuar dëshmi e fakte në Serbi edhe kundër komandantit legjendar, heroit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Adem Jashari.

    Qytetarët në vend vlerësojnë se Adem Jashari mbetet simbol i popullit shqiptarë për liri në luftën e fundit në Kosovë.

    Banori i fshatit në Prekaz, Bilall Jashari thotë për KosovaPress se është për çudi tash e 21 vjet Kosova nuk arriti të bëjë asgjë për gjykimin e gjenocidit serb në Kosovë, ndërsa Serbia gjykon luftëtarët dhe dëshmorët tanë.

    Ai thotë se komandanti Adem Jashari mbrojti pragun, familjen dhe popullin e Kosovës.

    Jashari: Komandanti Adem Jashari mbrojti pragun e shtëpisë

    “Qe 21 vjet ne s’bëmë asgjë për veten, ndërsa Serbia po bën për veten. Po akuzohen njerëzit e vrarë në luftë këtu në lagjen tonë, komandanti Ademi me tërë familjen, 59 anëtarë të lagjes të vrarë. Kurse Serbia akuzon njerëz të vrarë. Serbia ka ardhur këtu ka luftua, ne s’kemi shkuar në Serbi me luftua, megjithatë, (shteti ynë) këta tonët fjetën, Serbia e shfrytëzojë këtë mundësi. Dhe tash me u akuzua një dëshmorë, një hero pse ka mbrojtur pragun e shtëpisë së vet, kjo nuk ka ndodhë askund në botë”, theksoi Jashari.

    Njëri nga vizitorët në kompleksin memorial në Prekaz, Isak Muhadini thotë se komandanti Adem Jashari është simbol i popullit shqiptar, dhe është turp për Gjykatën Speciale nëse ka kërkuar fakte kundër tij.

    Muhadini: Adem Jashari është simbol i kombit shqiptar

    “Është gabim i madh për Gjykatën Speciale që akuzon Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. UCK nuk ka bërë krime, ka mbrojt popullin e vet, vendin e vet. Krejt bota e dinë për krimet që i ka bërë Serbia në Kosovë. Shihe këtë familje, këta i ka vrarë Serbia. Ka masakrua pleq, burra gra dhe fëmijë…. Adem Jashari është simbol i krejt popullit shqiptarë, i cili ka dhënë shumë për këtë popull, për këtë atdhe. Ademi nuk është kriminel, është hero i kombit shqiptarë. Ka mbrojt pragun e vet, familjen e vet”, theksoi Muhadini.

    Edhe Milazim Halilaj thotë se pretendimet e Gjykatës janë të gabuara dhe për këtë fajtor janë edhe krerët e institucioneve të Kosovës.

    Halilaj: Është gabim nga Specialja

    “Lufta e jonë u kanë e pastër. Është gabim prej Gjykatës Speciale, kanë qenë ushtarë të shenjtë, kanë dhënë shumë për popullin. Sa i përket Gjykatës Speciale, unë më shumë i fajësoj të tonët (përfaqësuesit e shtetit). Është një gabim i madh, fatal që ndiqen ushtarët tanë, heronjtë tanë”, thotë ai.

    Përderisa familjarë të komandantit Adem Jashari nuk kanë folur për këtë çështje.

    Në njërën prej këtyre dosjeve që po qarkullon në media për të cilën OVL-UÇK pretendon se i takon Gjykatës Speciale, thuhet se Task Forca hetuese në kuadër të Speciales ka kërkuar dëshmi e fakte në Serbi kundër Adem Jasharit.

    Ditë më parë një person i pa njohur ka dorëzuar dosje në zyrat e OVL-UCK në Prishtinë ku përmendej edhe emri i komandantit legjendar Adem Jashari. I.

    Nga Rubrika
    Lajme19 Korrik 2025
    Teuta, bija e Presidentit historik Ibrahim Rugova, do të martohet javën që vjen. Ajo do të kurorëzohet në Katedralën Nënë Tereza në...
    Lajme19 Korrik 2025
    Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy person E.H 44-vjeçar dhe S.M, 39-vjeçare për vjedhje të rëndë në një kioskë...
    Lajme19 Korrik 2025
    “Po duket që Limaj po e lyp diçka që nuk mundet pas, e Kurti po e lyp ndonjë justifikim të ri.” – Kështu...
    Të tjera
    Bota/Rajoni19 Korrik 2025
    Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha sot se Kievi i ka dërguar Moskës një ofertë për të mbajtur një raund tjetër bisedimesh...
    Bota/Rajoni19 Korrik 2025
    Andy Byron, drejtori ekzekutiv i kompanisë teknologjike “Astronomer” me seli në Nju Jork, ka dhënë dorëheqjen nga roli i tij pasi u...
    Lajme19 Korrik 2025
    Brenda më pak se dhjetë ditësh, dy nga institucionet më të mëdha financiare ndërkombëtare – Banka Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar –...
    Bota/Rajoni19 Korrik 2025
    Policia e Shtetit zbuloi në komunën e Vorës, pjesë e Bashkisë së Tiranës, një magazinë ku falsifikoheshin etiketat e skadencës së produkteve...
    Lajme19 Korrik 2025
    Partia Guxo ka prezantuar zyrtarisht kandidatin që do të jetë bartës i listës në komunën e Gjilanit, në zgjedhjet lokal të 12...
    Lajme19 Korrik 2025
    Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Albin Kurti, sonte në Prizren ka prezantuar publikisht kandidatin e partisë së tij për kryetar komune. Në...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.