×
  • Lajme
  • Lajme

    Zv.ministri i Arsimit, Rexhaj: Procesi mësimor ka filluar mirë me të gjithë kushtet e pazakonta si shkak i pandemisë

    FrontOnline
    15 Shtator 2020

    Në shkollat e Kosovës sot ka nisur viti i ri shkollor.

    Zëvendësministri i Arsimit, Xhavit Rexhaj, ka thënë që përkundër kushteve të pazakonta si shkak i pandemisë sipas tij, procesi mësimor ka nisur mirë.

    “Në bazë të raporteve që kemi marrë nga terreni prej zyrtarëve të ministrisë dhe prej drejtorive komunale të arsimit, sot nuk kemi pas ndonjë vërejtje thelbësore e cila do të sinjalizonte se mësimi nuk ka filluar mirë”.

    “Mund të konstatoj se mësimi ka filluar mirë me të gjithë kushtet e pazakonta dhe shpresojmë që të vazhdojë njësoj, njëkohësisht t’i ruajmë edhe fëmijët dhe mësimdhënësit”, tha ai në Klan Kosova.

    Rexhaj ka thënë që nga aspekti institucional janë respektuar rekomandimet e ekspertëve shëndetësorë, për vendosjen e maskës dhe mbajtjen e distancës në objektet e shkollës.

    “Kemi vërejtje për sa i përket afërsisë së krijuar mes nxënësve, pasi këtë e shohim si të rrezikshme. Do të merremi ditëve në vijim edhe me këtë aspekt”.

    Rexhaj ka theksuar se secila shkollë është e shenjëzuar, se ku duhet të qëndrojë secili nxënës para se të hyjë në shkollë.

    “Duhet të punojmë më shumë me mësimdhënësit, që ata të punojnë me fëmijët që të krijojmë një distancë më të sigurt për këto ditë të pandemisë”, ka thënë Rexhaj në një intervistë në Edicionin Special në Klan Kosova.

    “Shkollat e kanë bërë maksimumin për ta kryer misionin e vet. Nuk e di a do të mjaftojë kjo për t’i mbajtur fëmijët të sigurt, do ta shohim këto ditë”.

     

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    KESCO, në cilësinë e Furnizuesit të Shërbimit Universal, njofton se në përputhje me Ligjin për Energjinë Elektrike dhe me kërkesë të Zyrës...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputetja e LDK-së, Janina Ymeri ka dërguar pyetje në KEK në lidhje me thëngjillin përgjatë vitit 2025 dhe 2026. Këto pyetje ajo...
    Lajme04 Mars 2026
    Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se nga java e ardhshme do të nisë procesi i nënshkrimit të kontratave për shërbime,...
    Të tjera
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Katari është vënë në shënjestër të dy raketave balistike iraniane, thotë ministria e tij e mbrojtjes. Njëra prej këtyre raketave u kap...
    Sport04 Mars 2026
    Ndeshja midis kampionëve të Evropës, Spanjës dhe mbajtësve të Kupës së Amerikës, Argjentinës, ishte planifikuar të luhej më 27 mars në stadiumin...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Franca ka vendosur avionë luftarakë “Rafale” mbi qiellin e Emirateve të Bashkuara Arabe për të mbrojtur bazat e saj ushtarake atje, tha...
    Lajme04 Mars 2026
    Blerim Canaj, analist politik duke folur për ”Front Online” lidhur me zhvillimet rreth zgjedhjes së presidentit ka hedhur dyshime mbi kandidaturat që...
    Lajme04 Mars 2026
    Analisti politik, Arton Demhasaj në një prononcim për “Front Online” ka folur lidhur me zhvillimet e fundit rreth çështjes së zgjedhjes së...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i Kosovës, Xhavit Haliti, ka komentuar rreth çështjes së zgjedhjes së presidentit të Kosovës, duke theksuar se koalicioni politik me Lëvizjen...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.