×
  • Lajme
  • Lajme

    Zemaj: Qeveria Hoti e mbështet vazhdimin e përkrahjes për personelin shëndetësorë me nga 300 euro

    FrontOnline
    18 Gusht 2020

    Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj i shoqëruar nga ushtruesi i detyrës së drejtorit të përgjithshëm të ShSKUK-së, Valbon Krasniqi kanë vizituar Klinikën e Gjinekologjisë dhe atë të Neonatologjisë në QKUK.

    Zemaj nga aty ka thënë se do të themeloj “Institutin për Nënën dhe Fëmijën”.

    “Me qëllim të avancimit të shërbimeve shëndetësore, që motrat dhe nënat tona të marrin shërbime cilësore për nevojat e tyre, pa pasur nevojë të shkojnë për trajtime mjekësore jashtë vendit. Si ministër në mënyrë të veçantë e përkrah krijimin e familjeve të reja. Në mandatin tim i kam me prioritet të veçantë Klinikën Gjinekologjike dhe atë të Neonatologjisë në QKUK. Andaj sot i shoqëruar nga dr. Valbon Krasniqi, ushtrues detyre i drejtorit të përgjithshëm të ShSKUK-së, vizitova këto dy klinika, ku për së afërmi u njoha me gjendjen dhe punën që po bëhet si dhe me kërkesat e stafit mjekësor”, ka shkruar Zemaj.

    Ai madje ka thënë se Qeveria nën udhëheqjen e Avdullah Hotit e mbështetë vazhdimin e përkrahjes për personelin shëndetësorë me nga 300 euro edhe për muajt sa do të zgjas pandemia.

    “Mjekëve iu shpreha mirënjohjen time dhe i falënderova pafundësisht për punën e tyre të palodhshme. Qeveria e drejtuar nga kryeministri Avdullah Hoti e mbështetë vazhdimin e përkrahjes për personelin shëndetësor me nga 300 euro edhe për muajt sa do zgjas pandemia. Mjekët, infermieret dhe stafi mjekësor në tërë Kosovën janë̈ heronjtë e sotëm. Unë si ministër dhe si Ministri e Shëndetësisë në përgjithësi gjithnjë do qëndrojmë në krah të tyre, do t’u ofrojmë përkrahje dhe mbështetje të pa rezervë. Ju faleminderit mantelbardhë! Bashkë do të ja dalim!”, ka përfunduar shkrimi i Zemajt.

    Rrini gati – Festivali Sunny Hill zbulon sonte të gjithë artistët
    Nga Rubrika
    Lajme16 Maj 2025
    Forca e Sigurisë së Kosovës është duke kaluar në fazën e fundit të tranzicionit, që synon transformimin e saj në një ushtri...
    Lajme16 Maj 2025
    Duke folur për Samitin e Komunitetit Politik Evropian që u mbajt në Tiranë, publicisti i njohur dhe ish-ambasadori i Kosovës në Gjermani,...
    Lajme16 Maj 2025
    Daut Haradinaj, deputet i AAK-së, ka komentuar situatën politike në vend dhe ka shprehur shqetësim për krizën e thellë që po kalon...
    Të tjera
    Lajme16 Maj 2025
    Ferat Shala, deputet nga radhët e PDK-së, ka thënë se shteti i Kosovës ka dështuar totalisht në sigurimin e rezervave shtetërore. Shala...
    Lajme16 Maj 2025
    Mendimi për motin – 16.05.2025 Ditën e shtunë vransirat gradualisht shpërndahen. Priten më shpesh intervale me diell orëve të pasdites. Aty këtu...
    Lajme16 Maj 2025
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka takuar në Tiranë kryeministrin e ri belg, Bart De Wever. Osmani tha se me De Wever...
    Lajme16 Maj 2025
    Ndërmarrja “Trepça” ka njoftuar se nuk ua ka ulur pagat punëtorëve. Duke demantuar një lajm që qarkulloi gjatë ditës në media, “Trepça...
    Bota/Rajoni16 Maj 2025
    Rusia dhe Ukraina kanë rënë dakord për shkëmbimin e 1000 robërve të luftës nga secila palë, njoftoi ministri ukrainas i Mbrojtjes Rustem...
    Lajme16 Maj 2025
    Sunny Hill Festival tashmë ka zbuluar emrat e artistëve që do të ngjiten në skenen magjike këtë vit. Nata e parë do...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.