×
  • Lajme
  • Front TV
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Zeka: Pandemia ka goditur fuqishëm ekonominë, të implementohet Pakoja për Rimëkëmbje

    FrontOnline
    14 Gusht 2020

    Pandemia Covid-19, ka vështirësuar gjendjen ekonomike në vend. Madje edhe institucionet më mbushëse të buxhetit të vendit, kanë njoftuar se kanë rënie të qarkullimit të përgjithshëm deri në 22%.

    Por, kjo gjendje ka filluar të shfaq shenja përmirësimi. Kështu po thotë drejtori i Odës Ekonomike Amerikane të Kosovës, Arian Zeka.

    Ai në një intervistë për Front Online, pohoi se krahasuar me muajt e parë ku kishte masa kufizuese të rrepta, muajve të fundit gjendja është më e mirë.

    “Tashmë sipas të dhënave të fundit të publikuara nga ATK-ja, flitet për një rënie të qarkullimit të përgjithshëm me 22% dhe ky ‘përmirësim’ më shumë i referohet muajve pas hapjes apo pas lehtësimit të masave kufizuese, meqenëse në ditët kur këto masa kufizuese ishin më të shprehura natyrisht që edhe qarkullimi ishte shumë më i zvogëluar dhe atëherë ATK-ja fliste për një përqindje diku rreth 45% të rënies së qarkullimit”, ka thënë ai për Front Online.

    Sipas tij, kjo rënie e qarkullimit prej 22% do të duhej të trajtohej me seriozitet nga vendimmarrësit.

    “Ky 22% për një ekonomi të brishtë siç është ekonomia e Kosovës natyrisht që do të duhej të shihej me dramaticitet shumë më të madh edhe nga ana e vendimmarrësve institucional”, ka thënë ai.

    Këta janë sektorët më të goditur nga pandemia

    Sektori i gastronomisë, hotelerisë, turizmit dhe ai i prodhimtarisë, sipas drejtorit të Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, janë ndër sektorët më të goditur nga pandemia Covid-19.

    “ Nuk është tashmë fshehtësi që sektorët të cilët janë ballafaquar me masat e para kufizuese siç është sektori i gastronomisë, i hotelerisë, restoranteve, kafeterive, sektori i turizmit në përgjithësi një pjesë e madhe  e prodhuesve që i kanë plasuar produktet e tyre pikërisht në këtë sektor por edhe në sektorët e tjerë që ballafaqohen me vështirësi për shkak të rënies së konsumit dhe zvogëlimit të kërkesës në përgjithësi”, ka thënë ai në një intervistë për Front Online.

    Zeka theksoi se bazuar në raportet e Bankës Botërore, shumë punëtorë mund të mbesin pa punë si pasojë e Coronavirusit.

    “Nëse i referohemi një raporti të Bankës Botërore pritet që të ketë zvogëlim të vendeve të punës, që do të shkojë në dhjetëra-mijëra dhe kryesisht në sektorin e ndërtimit, patundshmërive dhe në sektorë të tjerë joformal që janë tradicionalisht më problematik për vendin”, ka deklaruara ai.

    Zeka: E paarsyeshme vonesa e implementimit të Pakos Emergjente Fiskale

    Drejtori i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, në një intervistë për Front Online ka folur edhe për vonesën e implementimit të Pakos Emergjente Fiskale.

    “Sa për rikujtim OEAK dhe asociacionet e tjera të biznesit që nga fillimi kur është aprovuar Pakoja Emergjente Fiskale kanë shprehur shqetësimin e tyre për sa i përket shumës së përkrahjes. Po flas për kompensimin për paga edhe për punonjësit aktual por edhe kompensimi për ata që nuk e kanë pasur një vend pune ose që e kanë humbur një vend pune si pasojë e pandemisë”, ka thënë ai.

    Sipas tij, përveç shumës, e paarsyeshme ka qenë edhe vonesa e implementimit të kësaj Pakoje.

    “Ta lëmë shumën relativisht të vogël që nuk ndihmon as në rritjen e kërkesës agregate, problemi kryesor këtu ka qenë vonesa në zbatimin e këtyre masave dhe në disbursimin e këtyre mjeteve. E kuptojmë që nuk kanë mundur që të bëhen pa rishikimin buxhetor, por në anën tjetër është për çdo kritik është edhe vonesa për shqyrtimin e rishikimit buxhetor nga ana e deputetëve, politizimi i skajshëm që është bërë me këtë aspekt, duke e ditur që një pjesë e madhe e ndërmarrjeve presin edhe disbursimin e këtyre mjeteve dhe një përkrahje goxha modeste nga ana e shtetit për ta”, ka thënë ai.

    Zeka: Të fillojë së implementuari sa më shpejt Pakoja për Rimëkëmbje Ekonomike

    Pakoja për Rimëkëmbje Ekonomike e propozuar nga Qeveria e Kosovës në krye me Avdulllah Hotin, po shihet me optimizëm nga komuniteti i bizneseve. Të paktën kështu ka deklaruar në një intervistë për Front Online, drejtori i OEAK, Arian Zeka.

    “Në masë të madhe besojmë që reflektojnë kërkesat edhe të OEAK dhe të komunitetit të biznesit në përgjithësi, por në këtë moment kohor, pavarësisht shumës natyrisht që ajo çfarë duhet të ndodh është implementimi i shpejt i këtyre masave. Presim që nesër Kuvendi të aprovojë në lexim të parë edhe të përshpejtojë aprovimin përfundimtar të Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike”, ka thënë Zeka për Front Online.

    Ai vlerëson që në këtë fazë është mëse e nevojshme që të fillojë implementimi i këtyre masave në kuadër të kësaj Pakoje.

    “Në këtë fazë që ne jemi duke kaluar është mese e nevojshme që të nis zbatimi i këtyre masave të planifikuara nga Pakoja e Rimëkëmbjes. Nëse nuk gabohem janë diku 9 masa kryesisht që kanë për qëllim lehtësimin e qasjes në financa për bizneset  ku shteti do të garantonte deri në një shumë dhe një përqindje të caktuar, kreditë që do të jepeshin për bizneset që pastaj do të përbënin një  injektim goxha të rëndësishëm në ekonominë e vendit”, ka thënë ai./Front Online/

     

     

    Nga Rubrika
    Vip16 Gusht 2025
    Këngëtari i njohur Shpat Kasapi ka reaguar pas raportimeve se ai ishte përfshirë në një përleshje gjatë një dasme. Në një intervistë...
    Vip16 Gusht 2025
    Këngëtari Luiz Ejlli ka reaguar ndaj tragjedisë së një dite më parë në Maliq, ku sherri mes dy 14-vjeçarëve çoi në vdekjen...
    Vip16 Gusht 2025
    Konflikti mes këngëtarit Gjesti dhe ish-kompanisë së tij të distribuimit, për të drejtat autoriale dhe kontrollin e kanaleve ku publikohej muzika e...
    Të tjera
    Lajme16 Gusht 2025
    Shtetet e Bashkuara të Amerikës ia kanë transferuar 50 autoblinda Kosovës. “Shtetet e Bashkuara kanë kënaqësinë të transferojnë 50 Autoblinda (ASV) për...
    Lajme16 Gusht 2025
    Kryeministri në detyrë Albin Kurti ka bërë edhe një përpjekje që investimet që bëhen me buxhet të shtetit t`i shfrytëzojë për qëllime...
    Lajme16 Gusht 2025
    Protesta e paralajmëruar për të hënën nga punëtorët e RTK-së që nuk janë pjesë e asnjë sindikate, është anuluar. Vendimin për anulim...
    Bota/Rajoni16 Gusht 2025
    Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit ndaloi punën për pak kohë, pas një alarmi për bombë. Sipas informacioneve nga MPB, sot (16.08.2025) në orën...
    Lajme16 Gusht 2025
    Ish-kryeministri Avdullah Hoti ka thënë se kur ka qenë Lidhja Demokratike e Kosovës në pushtet, ka ruajtur raportet e mira me akterët...
    Lajme16 Gusht 2025
    Qeveria e Serbisë ka bërë të ditur se ia ka përfunduar mandatin Igor Popoviqit, i cili mbante pozitën e ndihmësdrejtorit të Zyrës...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.