×
  • Lajme
  • Front TV
  • Front TV

    VV-ja thërret tubim kur rastet me Covid po rriten, i bëhet thirrje për respektim të masave

    FrontOnline
    12 Qershor 2020

    “Nuk ka lëvizje pa popull kurse në Kosovë populli është bërë lëvizje. Ejani nesër në ketë tubim paqësor me muzikë e fjalime, ejani masivisht”

    Kjo është thirrja që u është bërë mijëra qytetarëve të Kosovës, nga lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti lidhur me tubimin që pritët të mbahet të premten në orën 17:00.

    Edhe pse në kohë pandemie, e ku numri i të infektuarve është duke shënuar rritje, Kurti u ka bërë thirrje qytetarëve që të mblidhen nesër për të festuar 21- vjetorin e çlirimit të Kosovës, si dhe 15-vjetorin e themelimit të Lëvizjes Vetëvendosje, raporton Front Online.

    Nga Komuna e Prishtinës, që së fundmi është goditur nga pandemia Covid-19, është kërkuar që gjatë këtij tubimi të respektohen rekomandimet e IKSHPK-së.

    Në të kundërtën, sipas drejtorit të Shëndetësisë në kryeqytet, Bujar Gashi, mosrespektimi i këtyre masave e dëmton shëndetin e qytetarëve, raporton tutje Front Online.

    “Ne si qytetarë dhe si institucione duhet t`u përmbahemi dhe që të zbatojmë rekomandimet e IKSHPK-së dhe OBSH-së, të cilat janë të qarta, pra duhet të mbajmë distancën fizike, duhet të mbajmë maska. Çdo përjashtim i këtyre rregullave dhe çdo dalje jashtë këtyre rekomandimeve, normalisht që e rrezikon shëndetin e qytetarëve dhe bën përhapje të Covid-19, në çfarëdo ambienti dhe në çfarëdo vendi ku kemi grumbullim të numrit të rasteve”, ka thënë ai, për Front Online.

    Gashi ka theksuar se çfarëdo tubimi në këtë kohë, e dëmton procesin e luftës ndaj Coronavirusit.

    “Çdo grumbullim i personave në numër kudo që janë ata edhe në jetën e përditshme edhe në rrugë edhe në kafeteri, restorante, ose aheng familjarë siç po dëgjojmë kohëve të fundit që në disa raste mund të kenë ndodhur edhe të tilla, padyshim se e dëmtojnë shumë procesin e luftës ndaj Covid-19”, ka thënë ndër të tjera ai për Front Online.

    Ndërkohë, drejtori i IKSHPK-së, NaserRamadani, ka shprehur shqetësimin e tij për rritjen e raste me Coronavirus. Ai gjatë ditës tha se qytetarët nuk janë duke i respektuar rregullat e vendosura nga ky institucion shëndetësor.

    “Po e shihni që situata epidemiologjike ditëve të fundit është me raste të rritura. Edhe ekipi jonë me mund të madh jemi duke e mbajtur situatën epidemiologjike… Qytetarët nuk po i mbajnë tri rregulla: mbajtjen e distancës fizike, mbajtjen e maskës si dhe larjen e shpeshtë të duarve. Këto numra flasin shumëçka”, ka thënë ai.

    Ramadani poashtu bëri të ditur që gjatë të premtes qytetarët do ta kenë një manual me të gjithë udhëzuesit se si duhet të sillemi në situatë pandemike.

    Tubimi i LVV-së, është planifikuar të mbahet në ora 17:00 në sheshin “Skënderbeu”, Prishtinë. /FrontOnline/

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Me 7 vota për, asnjë kundër dhe 2 abstenime, Komisioni për Buxhet në Kuvendi i Kosovës ka miratuar ndarjen e 4 milionë e 480...
    Lajme04 Mars 2026
    Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, priti në takim përfaqësues të Policisë së Kosovës, me ç’rast ka deklaruar “krenar me Policinë...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministri për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti mund të propozohet nga Lëvizja Vetëvenedosje për President. Gazeta Express merr...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, priti në takim përfaqësues të Policisë së Kosovës, me ç’rast ka deklaruar “krenar me Policinë...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Zëvendësimi i Udhëheqësit Suprem të vrarë të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, me djalin e tij të dytë, Mojtaba Khamenei, do të thoshte...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Një avion luftarak F-35 izraelit rrëzoi një avion luftarak iranian YAK-130 mbi Teheran, sipas ushtrisë izraelite, duke shënuar herën e parë që...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Eksperti Koen Herlaar pohoi se në 16 vite përvojë pune si pjesë e Institutit Kriminalistik të Holandës i ka kryer 24 akt-ekpertiza...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Pentagoni ka publikuar emrat e katër ushtarëve rezervë të Ushtrisë Amerikane të vrarë në luftën kundër Iranit. Ata ishin midis gjashtë anëtarëve...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Irani është afër zgjedhjes së Udhëheqësit të ri Suprem, thotë zyrtari Irani është afër zgjedhjes së një Udhëheqësi të ri Suprem për...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.