×
  • Lajme
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Vuçiq ankohet për Ligjin e vlerave të UÇK-së: Është kundër serbëve, duan t’i arrestojnë të gjithë

    FrontOnline
    01 Gusht 2020

    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, u deklarua për këtë nismë të Kuvendit dhe Qeverisë së Kosovës se sipas tij paska synim të krijoj bazë për t’i arrestuar të gjithë serbët në Kosovë.

    Vuçiq vet dhe disa zyrtarë të Listës Serbe shpesh kanë mohuar krimet e luftës së kryer nga njësite serbe gjatë luftës në Kosovë.

    Disa herë kjo çështje kishte nxitur debate të ashpra mes palëve si dhe reagime nga bashkësia ndërkombëtare ndaj palëve që të mos përkeqësojnë situatën.

    Vucic në hapjen e themelit të një spitali të ri në Beograd u pyet për shumë tema e njëra prej tyre ishte edhe nisma për ligjin e ri për vlerat e UÇK’së në Kosovë, ku u ankua e sipas tij qenka komplot i burgosjes i të gjithë serbëve.

    “Ligji për vlerat e luftës së UÇK’së, që e përgatiti Prishtina, është drejtuar kundër serbëve, e normalisht se e bënë këtë kundër serbëve pasi shqiptarët e adhurojnë të ashtuquajturën UÇK. Me këtë ata duan të vendosin delikt verbal, të detyrojnë të gjithë serbët të mendojnë si ta, e nëse ju shkon mendja ndryshe atëherë shkojnë në burg. Është bërë modë në rajon që nuk mund të thoni asgjë nëse keni mendim të kundërt. I kanë saktësuar modelet e të vërtetës dhe nëse dilni nga këto korniza të vërtetës së pari nisë një përndjekje e përgjithshme në media, e tani po i shoh se duan të arrestojnë të gjithë. Por, kjo vetëm do të bashkoj popullin serb në Kosovë e Metohi, e do ta kenë shumë të vështirë t’i ndryshojnë mendimin njerëzve tanë.”

    Qeveria e Republikës së Kosovës, në pajtim me përfundimet e Kuvendit të Republikës së Kosovës ka dhënë mendimin për nismën legjislative për Projektligjin për mbrojtjen e vlerave të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

    Ambasadori i SHBA’së në Kosovë, Philip Kosnett, kishte kundërshtuar këtë nismë po ashtu, kur tha se ligji i propozuar është mënyrë e gabuar për të treguar respekt për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. “Ligji e kriminalizon lirinë e shprehjes, frikëson qytetarët dhe është i kushtueshëm. Ligji largon nga përpjekjet praktike për ta kuptuar dhe mësuar historinë e Kosovës. Kur do t’i shohim partitë që të rifokusojnë energjitë e tyre në ekonomi dhe në COVID-19?”, ka shkruar diplomati amerikan.

    Nga Rubrika
    Lajme13 Gusht 2025
    Gazeta Insajderi ka siguruar pamje që tregojnë që pos tre personave që humbën jetën në Gjilan, edhe i dyshuari për fajde, Mefail...
    Lajme13 Gusht 2025
    Deputeti i PDK-së, Artan Behrami, ka thënë se Albin Kurti dhe partia e tij kanë ardhur në pushtet me gënjeshtra se miqtë...
    Lajme13 Gusht 2025
    LDK në Prizren do të ketë 44 kandidatë për asamble komunale. Listën e plotë e publikoi Driton Selmanaj, kandidat i LDK-së për...
    Të tjera
    Bota/Rajoni13 Gusht 2025
    Përplasje të dhunshme shpërthyen në Novi Sad, ku protestuesit anti-qeveritarë dhe mbështetësit e presidentit serb Aleksandar Vuçiq u përballën për të dytën...
    Lajme13 Gusht 2025
    Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka komentuar zhvillimet e fundit në lidhje me urdhrin e Gjykatës Kushtetuese për konstituimin e Kuvendit...
    Lajme13 Gusht 2025
    Vetëm gjatë javës së fundit në Kosovë janë raportuar mbi 633 raste të zjarreve, ndërsa aktualisht nëntë prej tyre mbeten aktive, sipas...
    Lajme13 Gusht 2025
    Nënkryetari i Komunës së Graçanicës, Leutrim Ajeti, njoftoi se në Graçanicë – komunë nominalisht me shumicë serbe – nuk do të ketë...
    Bota/Rajoni13 Gusht 2025
    Sikur të mos mjaftonin zjarret shkatërrimtare, Greqia është përballur mbrëmjen e së mërkurës dhe me një tërmet të fortë. Sipas të dhënave...
    Lajme13 Gusht 2025
    Lidhja Demokratike e Kosovës ka publikuar listën e plotë me emrat e kandidatëve për Asamblenë Komunale të Prishtinës për zgjedhjet  12 tetorit....
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.