×
  • Lajme
  • Lajme

    Vlora Çitaku vazhdon punën në Uashington, nënshkruan heqjen e vizave për diplomatët kosovarë nga ky shtet

    FrontOnline
    12 Maj 2020

    Qeveria e Republikës së Kosovës dhe Qeveria e Shën Luçias kanë nënshkruar marrëveshje bilaterale për heqjen e vizave për mbajtësit e pasaportave diplomatike dhe atyre zyrtare.

    Marrëveshja midis dy vendeve është nënshkruar në Washington nga ambasadorja e Kosovës, Vlora Çitaku dhe ambasadori Anton E. Edmunds, në emër të Qeverisë së Shën Luçias.

    Lajmin e ka bërë të ditur vetë Çitaku përmes një postimi në Facebook. Nënshkrimin e kësaj marrëveshje ajo e ka quajtur lajm të mrekullueshëm.

    Për nënshkrimin e kësaj marrëveshje ka njoftuar edhe Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës.

    Aty njoftohet se shtetasit e secilit shtet që posedojnë pasaportë të vlefshme diplomatike ose zyrtare mund të hyjnë, të qëndrojnë, të dalin dhe të kalojnë nëpër territorin e shtetit të palës tjetër pa viza, për një periudhë që nuk kalon nëntëdhjetë (90) ditë.

    “Kjo periudhe mund të zgjatet për nëntëdhjetë (90) ditë të tjera të qëndrimit pa viza nga autoritetet kompetente të shtetit të palës tjetër, me kusht që kohëzgjatja e qëndrimit të tyre të mos kalojë nëntëdhjetë (90) ditë brenda një periudhe prej njëqind e tetëdhjetë ( 180) ditëve”, thuhet në njoftim.

    Kujtojmë se Më 3 mars, Ministria e Jashtme ka njoftuar se janë propozuar për t’u larguar nga misionet diplomatike ambasadorët politikë që iu ka përfunduar mandati 4-vjeçar, në mesin e tyre edhe ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Franca ka vendosur avionë luftarakë “Rafale” mbi qiellin e Emirateve të Bashkuara Arabe për të mbrojtur bazat e saj ushtarake atje, tha...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Garda Revolucionare e Iranit tha të mërkurën se kontrollon Ngushticën e Hormuzit, një rrugë jetësore transporti për naftë dhe gaz, dhe çdo...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Ushtria amerikane të martën identifikoi katër nga ushtarët e parë amerikanë të vrarë në luftën kundër Iranit, ndërsa administrata Trump paralajmëroi se...
    Të tjera
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Franca ka vendosur avionë luftarakë “Rafale” mbi qiellin e Emirateve të Bashkuara Arabe për të mbrojtur bazat e saj ushtarake atje, tha...
    Lajme04 Mars 2026
    Blerim Canaj, analist politik duke folur për ”Front Online” lidhur me zhvillimet rreth zgjedhjes së presidentit ka hedhur dyshime mbi kandidaturat që...
    Lajme04 Mars 2026
    Analisti politik, Arton Demhasaj në një prononcim për “Front Online” ka folur lidhur me zhvillimet e fundit rreth çështjes së zgjedhjes së...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i Kosovës, Xhavit Haliti, ka komentuar rreth çështjes së zgjedhjes së presidentit të Kosovës, duke theksuar se koalicioni politik me Lëvizjen...
    Lajme04 Mars 2026
    Ish-anëtari i Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Blerim Burjani, për FrontOnline ka komentuar mundësinë e organizimit të zgjedhjeve të reja në vend, duke...
    Kronika04 Mars 2026
    Një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar mbrëmjen e së martës në Gjakovë. Në raportin 24-orësh të policisë, bëhet e ditur...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.