×
  • Lajme
  • Lajme

    Viola von Cramon: Shkëmbimi i territoreve, assesi temë në Bruksel

    FrontOnline
    10 Korrik 2020

    Më 12 korrik Kosova dhe Serbia do të takohen në Bruksel me ftesë të Bashkimit Evropian.

    Më 12 korrik do të rifillojë dialogu mes Kosovës dhe Serbisë dhe palët do të takohen në Bruksel.

    Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka deklaruar për lajmi.net, se ky është hapi i parë për rifillimin e një procesi të stërzgjatur dhe se sipas saj, ky takim duhet të shërbejë për gjetjen e një zgjidhjeje më afatgjate mes Kosovës dhe Serbisë e cila do të sillte njohjen e Kosovës dhe normalizimin e të dyja vendeve.

    Viola von Cramon theksoi për lajmi.net, se në këtë takim assesi nuk duhet të diskutohet dhe as të jetë si temë çështja e shkëmbimit të territoreve.

    “Ky do të jetë hapi i parë i një dialogu të gjatë, i cili duhet të zgjidhë në një afat më të gjatë njohjen e Kosovës dhe normalizimin e marrëdhënieve midis Prishtinës dhe Beogradit. Ajo që është e rëndësishme është fakti se nuk duhet të jetë temë shkëmbimi i territoreve dhe nuk duhet të diskutohet. Të gjitha palët duhet të përjashtojnë këtë si një opsion, pasi kjo nuk do të zgjidhte problemin e njerëzve që jetojnë në Kosovë dhe Serbi. Bashkimi Evropian duhet të qëndrojë në ulësen e shoferit për dialogun, pasi qëllimi afatgjatë është ende integrimi evropian i të dy vendeve”, ka deklaruar Viola von Cramon

    E pyetur nëse edhe në samitin e 10 korrikut të organizuar nga kangelarja gjermane, Angela Merkel dhe presidenti francez, Emmanuel Macron, mund të arrihet ndonjë marrëveshje, raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, ka deklaruar se shpreson që të arrihet jo vetëm një, por më shumë marrëveshje. Mirëpo ajo thotë se nuk ka gjasa që menjëherë pas rifillimit të dialogut të ketë një përfundim të shpejtë.

    Viola von Cramon thekson se është e lumtur që do të rifillojë dialogu mes Kosovës dhe Serbisë.

    “Shpresojmë së shpejti do të kemi një ose më shumë marrëveshje, por nuk ka gjasa të ketë ndonjë konkluzion të shpejtë. Në përgjithësi, ne jemi të lumtur të shohim rifillimin aktiv të dialogut pas pushimit të gjatë në fund të vitit të kaluar”, deklaroi Viola von Cramon për lajmi.net.

    Theksojmë se, Kosova dhe Serbia pritet që më 12 korrik të rifillojnë dialogun mirëpo, paraprakisht më 10 korrik do të zhvillohet një “samiti virtual” mes liderëve të Prishtinës dhe Beogradit, që do të ndërmjetësohet nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel.

    Ky samit, që do të zhvillohet përmes një video-lidhjeje, dhe sipas njoftimeve zyrtare të deri tanishme ka për qëllim uljen e tensioneve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

    Nga Zyra e Macronit thonë se ky është një samit franko-gjerman dhe i BE-së.

    Nga Rubrika
    Lajme14 Korrik 2025
    Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu tha se është në “kontakt të vazhdueshëm” me komunitetin shqiptar në Amerikë dhe me “miq të...
    Lajme14 Korrik 2025
    Gjykata Komerciale ka pezulluar vendimin e ZRrE-së për daljen në tregun e lirë të energjisë për pesë kompani, pas padive individuale të...
    Lajme14 Korrik 2025
    Në fjalën e fundit me të përmbyllur dëshminë e tij, në rastin e vrasjes së motrës së tij Liridonës, vëllai i saj,...
    Të tjera
    Lajme14 Korrik 2025
    Policia rajonale e Prishtinës ka njoftuar se javën e kaluar ka realizuar 200 urdhëresa të gjykatës. “ Nga zyrtarët policor të rajonit...
    Lajme14 Korrik 2025
    Leonard Ademaj, vëllai i Liridona Ademajt, përshkroi në detaje reagimin e familjes pas ngjarjes, sjelljen e Naim Murselit pas krimit, dhe dëshminë...
    Lajme14 Korrik 2025
    Leonard Ademaj, vëllai i Liridonës, e cila u vra nga bashkëshorti i saj, Naim Murseli, po vazhdon dëshminë e tij para Gjykatës...
    Sport14 Korrik 2025
    Chelsea është shpallur kampion i Kupës së Botës për Klube FIFA 2025, pasi mposhti bindshëm Paris Saint-Germainin me rezultat 3-0 në finalen...
    Lajme14 Korrik 2025
    Një grua është arrestuar në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” nën dyshimin për vjedhe. Sipas raportit 24 orësh të Policisë, rasti...
    Lajme14 Korrik 2025
    Vëllai i Liridona Ademajt, Leonardi ka dhënë dëshminë e tij sot para trupit gjykues. Ai ka treguar se pas aktit e kishte...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.