×
  • Lajme
  • Lajme

    Vetëm 5 aktakuza të nivelit të lartë këtë vit, shoqëria civile kritikon punën e Prokurorisë Speciale

    FrontOnline
    17 Shtator 2020

    Që nga fillimi i këtij viti e deri më tani, Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur pesë aktakuza për rastet e profilit të lartë. Në këto raste janë të përfshirë ish-ministra, gjyqtarë e zyrtar policor.

    Kështu kanë bërë të ditur për gazetën Objektiv nga kjo Prokurori.

    “Ju njoftojmë se Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, nga fillimi i vitit 2020 e deri më tani (15 shtator), ka ngritur njëzetetre (23) aktakuza për vepra të ndryshme penale. Ndërkaq, prej njëzetetre (23) aktakuza, pesë (5) prej tyre i ka ngritur për rastet e shënjestruara, të nivelit të lartë, ku janë të përfshirë ish-ministra, gjyqtarë, zyrtar policorë etj”, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë Speciale.

    Por për punën e Prokurorisë Speciale në këto raste, kanë kritika nga shoqëria civile.

    Sipas tyre kjo Prokurori po merret vetëm me rastet që nuk i plotësojnë kriteret për të qenë të shënjestruara.

    Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), të cilët kanë monitoruar punën e Prokurorisë për këto raste, e ka quajtur të dështuar punën e kësaj Prokurorie.

    “Në bazë të monitorimit tonë, deri në fund të vitit 2019 kjo Prokurori zakonisht merret me rastet që mund të merren edhe Prokuroritë Themelore, meqë nuk e arsyetojnë pagat super të larta që i marrin në këtë Prokurori. Kërkesat apo pritjet që i ka qytetari, publiku dhe faktori ndërkombëtar që kjo Prokurori ta ushtrojë rolin e saj që e ka”, deklaroi Miftaraj.

    Sipas tij edhe në rastet që janë trajtuar në të kaluarën nga kjo prokurori, në fund kanë marr dënime qesharake.

    “Përkundër fakteve që procedura standarde e veprimit, dhe qëllimi kur janë themeluar këto ka qenë që rastet të cilat identifikohen dhe shenjtërohen, duhet të kenë një bazë të cilat duhet të përfundojnë me aktgjykim dënues, me konfiskim të pasurisë. Në bazë të statistikave del që edhe në këto raste kemi një numër shumë të vogël të rasteve që përfundojnë me aktgjykime dënuese por edhe në ato raste kur përfundojnë kemi dënime qesharake, shumë të ulëta të cilat nuk përkojnë me kërkesën, qëllimin që janë miratuar të procedurave të miratuara të veprimit”, tha më tej ai.

    Ai ka pohuar se puna e kësaj Prokurorie po i prek drejtpërdrejt qytetarët e Kosovës, pasi që sipas tij, ende shtete të caktuara hezitojnë që të bëjnë liberalizimin e vizave pasi që mungon sundimi i ligjit, një prej kritereve bazë të Bashkimit Evropian.

    Edhe për juristin Kushtrim Palushi, Prokuroria Speciale po ju shmanget rasteve të profilit të lartë.

    “Nëse e shikojmë profesionalisht, efikasitetin e Prokurorisë, një gjë e tillë lë shumë për të dëshiruar si në aspekt të shikimit nga këndvështrimit i opinion publik dhe qytetarë. Sepse vazhdimisht flitet për raste të korrupsionit dhe keqpërdorimit të detyrës, ndërkaq nuk shohim ndonjë hetim dhe rezultat kundrejt atyre personave”, tha Palushi .

    Palushi e ka quajtur lajm të keq faktin që prokuroria nuk po arrin të hetojnë raste komplekse të korrupsionit dhe keqpërdorimeve në prokurimin publik.

    “Deri më tani nuk kemi ndonjë aktakuzë që është ngritur këtë vit ndaj personave publik ose njerëzve publik. Kjo nuk do të thotë që Prokuroria nuk ka punuar, mirëpo ka punuar me raste të zakonshme dhe jo publike. Ndoshta, rastet e profileve të larta janë duke u hetuar ende dhe nuk është ngritur ende aktakuzë. Mirëpo, së paku atë që kemi parë këtë vit dhe tashmë jemi pothuajse jemi në fund të vitit 2020, nuk është që ka pasur raste të mëdha të profilit të lartë publik-politik të ngritjeve të aktakuzave për korrupsion ose veprave të keqpërdorimit të detyrës zyrtare”, ka potencuar ai.

    Zvarritja e këtyre lëndëve dhe ndikimi politik në drejtësi, u përmenden edhe në Raportin e Progresit të vitit 2019 të publikuar nga Komisioni Evropian.

    Nga Rubrika
    Lajme16 Shkurt 2025
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për disa ditë tashmë ka filluar numërimin e kandidatëve për deputetë nga zgjedhjet e 9 shkurtit. Klan Kosova...
    Lajme16 Shkurt 2025
    Njohësi i çështjeve politike, Agon Maliqi ka komentuar telefonatën e sotme mes sekretarit amerikan të Shtetit Marco Rubio, dhe ministrit të Jashtëm rus Sergei...
    Lajme16 Shkurt 2025
    Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, së bashku me dy nga figurat e njohura të partisë, Doarsa Kica Xhelili...
    Të tjera
    Vip15 Shkurt 2025
    Në televotimin e sotëm pjesë ishin Gerta. Aldo, Indriti, Livia Gjesti dhe Rozana. Banori që largohet sipas votave të publikut është Indriti....
    Vip15 Shkurt 2025
    Në spektaklin e së shtunës të Big Brother VIP Albania 4, Gjesti foli për herë të parë për ish-të dashurën e tij,...
    Bota/Rajoni15 Shkurt 2025
    Një nënë dhe vajza e saj dy vjeçare kanë vdekur dhe më shumë se 30 njerëz u plagosën pasi një makinë u...
    Lajme15 Shkurt 2025
    Nënkryetari i LDK’së, Lutfi Haziri ka bërë një shkrim në dy ditë para 17-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës. Haziri është ndjerë i...
    Lajme15 Shkurt 2025
    Bregdeti i Durrësit është mbushur me vizitorë nga Kosova, të cilët kanë zgjedhur të festojnë Ditën e Pavarësisë mes detit dhe atmosferës...
    Lajme15 Shkurt 2025
    Në Ambasadën e Kosovës në Washington të Shteteve të Bashkuara të Amerikës shkuan një numër i madh i kosovarëve të shtunën për...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.