×
  • Sport
  • Sport

    Luis Enrique thumbon Mbappen: Vitin tjetër do të jemi më të mirë

    FrontOnline
    26 Prill 2024

    Trajneri i Paris Saint-Germain, Luis Enrique është i bindur se ekipi i tij do të jetë më i mirë në sezonin e ardhshëm, edhe përkundër largimit të yllit kryesor, Kylian Mbappe.

    Në konferencën për shtyp para ndeshjes kundër Le Havre, Enrique u tregua i kënaqur me dinamikën sportive që PSG-ja e tij ka arritur në muajt e fundit, e cila mund të jetë kampione e Ligue 1 këtë fundjavë nëse fiton ndeshjen e tyre të shtunën.

    Trajneri spanjoll pohon se skuadra e tij ka shkuar nga më pak në më shumë sepse po vijon një proces logjik dhe se vitin e ardhshëm, pavarësisht lamtumirës së Mbappes, PSG do të jetë një ekip më i fuqishëm.

    “Kishim një skuadër të re, me shumë lojtarë. Është një e skuadër e re. Ndërtimi vazhdon, jam i bindur se vitin e ardhshëm do të jemi më mirë”, ka thënë Enrique në konferencë.

    Enrique nuk e fshehu lumturinë e tij në momentin që po kalojnë.

    “Ne arritëm në fund të sezonit në rrethana shumë pozitive. Nuk e kisha menduar kurrë një skenar kaq pozitiv. Është një moment i shkëlqyer, me të gjithë lojtarët në dispozicion përveç Kimpembe dhe Sergio Rico. Secili prej tyre ka shumë ambicie”, përfundoi trajneri i PSG-së. /Telegrafi/

    Menaxho shpenzimet dhe fito zbritje me aplikacionin e Petrol Company
    Nga Rubrika
    Sport07 Maj 2024
    Peja i ka dhënë fund serisë së finaleve në Superligën A të volejbollit duke e fituar edhe ndeshjen e tretë. Para rreth...
    Sport06 Maj 2024
    Rubin Kazani ka luajtur në udhëtim ndaj CSKA Moskës në ndeshjen e cila ishte e vlefshme për xhiron e 27-të në elitën...
    Sport06 Maj 2024
    Barcelona do të mbështetet tek numri i shitjeve që do të bëjnë në verë për të ditur se çfarë përforcimesh mund të...
    Të tjera
    Lajme07 Maj 2024
    Sot është gjetur edhe trupi i pajetë i djalit 3-vjeçar, në lumin Buna. Lajmi u konfirmua nga drejtues të Agjencisë Kombëtare të...
    Lajme07 Maj 2024
    Gjatë vikendit, Policia në Pejë ka sekuestruar 40 motoçikleta të llojeve të ndryshme, ndërsa për shoferët janë lëshuar fletëgjoba pёr kundёrvajtjet: mos...
    Lajme07 Maj 2024
    Mjeku i njohur nga Gjilani, Hajriz Ibrahimi është pensionuar pas 36 vitesh shërbimi e përkujdesje ndaj pacientëve, raporton Front Online. Në vitin...
    Lajme07 Maj 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është duke qëndruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Osmani ka thënë se roli i SHBA-së ka...
    Lajme07 Maj 2024
    Festa tradicionale e Shën Gjergjit është festuar dje në Babaj të Bokës në Gjakovë. Një mosmarrëveshje për një lojë tradicionale në këtë...
    Lajme07 Maj 2024
    Këshilli Evropian ka njoftuar se sot i ka dhënë dritën e gjelbërt finale projektit miliardësh për Lehtësi të Reformave për Rritje për...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.