×
  • Sport
  • Sport

    Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

    FrontOnline
    06 Maj 2024

    Barcelona do të mbështetet tek numri i shitjeve që do të bëjnë në verë për të ditur se çfarë përforcimesh mund të sjellin për sezonin e ardhshëm, por duket se Xavi Hernandez e ka ndarë mendjen mbi atë se cilët lojtarë dëshiron t’i transferojë.

    Nëse marrim parasysh opsionet e tyre aktuale, sulmuesi i vetëm që Barcelona mund të llogarisë në një periudhë afatgjatë është Lamine Yamal, paraqitjet e të cilit kanë qenë ndër të paktat gjëra pozitive për blaugranasit këtë sezon.

    E ardhmja e Vitor Roques është në ajër, ndërsa klubi do t’i konsiderojë ofertat që vijnë për Lewandowskin, Ferran Torres dhe Raphinhan, ndërsa në këtë pikë edhe vazhdimësia e Joao Felix mbetet në dyshim.

    Në rast se krijohen kushtet për të shpenzuar në afatin kalimtar, preferenca kryesore e Xavit sipas Sport është Nico Williams.

    Ylli i Athletic Bilbaos ka një klauzolë lirimi në vlerë prej 50 milionë eurosh. Williams është një opsion tërheqës për spanjollin për shkak se mund të luajë në të dy krahët e sulmit.

    Një tjetër opsion është edhe Khvicha Kvaratskhelia i Napolit që është lidhur rregullisht me një kalim tek Barcelona dhe supozohet se Xavi është një fans i madh i tij, por klauzola e gjeorgjianit në vlerë prej 100 milionë eurosh mund ta bëjë transferimin e tij në Kataloni të pamundur.

    Dhe opsioni i fundit është Dani Olmo i Leipzigut që po ashtu është raportuar se kishte tërhequr interesimin e Barcelonës gjatë viteve të fundit.

    Mbetet të shihet se si do të veprojnë blaugranasit pas përfundimit të sezonit, por momentalisht mundësia për të transferuar yje është pothuajse e pamundur./Telegrafi/

    Edoni i shokuar teksa Lugati i tregon diçka për Artanin
    Nga Rubrika
    Sport28 Maj 2024
    Përzgjedhësi Lorik Ilazi, e ka bërë publike listën e gjerë të vajzave të ftuara në Përfaqësuesen e Kosovës në volejboll. Në grumbullimin...
    Sport28 Maj 2024
    Mike Tyson pati një urgjencë mjekësore në një aeroplan dhe për këtë, përfaqësuesi i tij ka shpjeguar se çfarë ka ndodhur. Boksieri...
    Sport28 Maj 2024
    Boston Celtics janë shpallur kampion në Konferencën e Lindjes në NBA. Ata e morën edhe fitoren e katërt në po aq ndeshje...
    Të tjera
    Lajme28 Maj 2024
    Gjatë dëshmisë së tij në Hagë, dëshmitar Jan Kickert tha se gjatë vitit 1998, Hashim Thaçin më shumë e kanë konsideruar si...
    Lajme28 Maj 2024
    Në Tallin të Estonisë nga data 21 deri me 24 maj 2024, janë zhvilluar punimet konferencës së 44-të e policisë së kryeqyteteve...
    Lajme28 Maj 2024
    Zëdhënësi i Bashkimit Evropian Peter Stano, ka thënë se ende nuk ka përfunduar raporti i përfaqësuesit të Lartë të BE-së për Politikë...
    Vip28 Maj 2024
    “After Party” i “BBV3” ka bërë bashkë të gjithë ish-banorët e shtëpisë, një festë kjo e cila organizohet për çdo vit. Jo...
    Lajme28 Maj 2024
    20 mijë euro do t’i kushtojë buxhetit të Dragashit një shëtitje në Itali. Asamblistët dhe stafi komunal do të nisen për në...
    Lajme28 Maj 2024
    Për shkak i akuzuari Rrustem Berisha mungoi për arsye shëndetësore, është anuluar seanca e së martës në Gjykatën Themelore në Prishtinë, në...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.