×
  • Sport
  • Sport

    Man City në telashe të mëdha – Liga Premier jep paralajmërimin lidhur me shkeljen e 115 rregullave

    FrontOnline
    26 Prill 2024

    Liga Premier ka dhënë paralajmërimin e qartë se kur do të mbahet seanca lidhur me 115 akuzat e Manchester Cityt. Në shkurt të vitit të kaluar, u njoftua se mbi ekipin e Man City rëndojnë 115 akuza për thyerje të rregullave financiare të Ligës Premier, që datojnë nga viti 2009 deri në 2018.

    Gjatë kohës kur ky njoftim u bë i ditur për publikun, City përmes një komunikate zyrtare i kishte përgënjeshtruar të gjitha akuzat.

    Tani, është pretenduar se seanca dëgjimore lidhur me këto akuza do të mbahet, madje në një të ardhme të afërt.

    “Richard Masters ka thënë se seanca lidhur me 115 akuzat e Cityt do të mbahet në të ardhmen e afërt. Së shpejti do të kemi një datë të qartë”, ka thënë gazetari hulumtues i Daily Telegraph, Ben Rumsby.

    Këtu është një përmbledhje e plotë e të gjitha akuzave të ngritura kundër Cityt, dhe sa shkelje individuale të supozuara ka brenda çdo akuze.

    1.Dështimi për të ofruar informacion të saktë dhe të përditësuar financiar nga 2009/10 deri dhe duke përfshirë 2017/18 – 54 shkelje të supozuara.

    2.Dështimi për të bashkëpunuar me organet hetuese të Ligës Premier nga dhjetori 2018 – shkurt 2023 – 35 shkelje të supozuara.

    3.Dështimi për të ofruar raporte të sakta financiare për kompensimin e lojtarëve dhe trajnerëve nga 2009/10 deri dhe duke përfshirë 2017/18 – 14 shkelje të supozuara.

    4.Shkeljet e rregulloreve të përfitueshmërisë dhe qëndrueshmërisë së Ligës Premier nga 2015/16 deri dhe duke përfshirë 2017/18 – 7 shkelje të supozuara.

    5.Mosrespektimi i rregulloreve të UEFA-s, duke përfshirë Licencimin e Klubeve të UEFA-s dhe Rregulloren e ‘Fair Play’ Financiar – 5 shkelje të supozuara./Telegrafi/

    KEDS ‘zhduk’ rrjetin ajror nga qendra e Malishevës
    Nga Rubrika
    Sport07 Maj 2024
    Besiktas dhe Ankaragucu janë takuar sot (e martë) në kuadër të ndeshjes së dytë të fazës gjysmëfinale të Kupës së Turqisë. Pasi...
    Sport07 Maj 2024
    Sonte do të mësohet skuadra e parë finaliste e këtij edicioni në Ligën e Kampionëve. Në “Parc des Princes” do të zhvillohet...
    Sport07 Maj 2024
    Fluminense ka konfirmuar rikthimin e Thiago Silvas. Mbrojtësi 39-vjeç pritet të nënshkruajë një kontratë 2-vjeçare me klubin brazilian, prej nga edhe doli...
    Të tjera
    Lajme07 Maj 2024
    Ngritja e aktakuzës për sulmin e 24 shtatorit në Banjskë, nuk mund të bëhet derisa shumica e provave janë jashtë vendit për...
    Sport07 Maj 2024
    Besiktas dhe Ankaragucu janë takuar sot (e martë) në kuadër të ndeshjes së dytë të fazës gjysmëfinale të Kupës së Turqisë. Pasi...
    Bota/Rajoni07 Maj 2024
    Një delegacion i Hamasit ka mbërritur në Kajro për të ndjekur negociatat për armëpushim në Gaza, thuhet në një deklaratë nga grupi....
    Lajme07 Maj 2024
    Kryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Molliqaj, ka thënë se Albin Kurti i ka shkaktuar dëme Kosovës në dialog me marrëveshjen e...
    Bota/Rajoni07 Maj 2024
    Kuvendi i Shqipërisë shpall objektiv strategjik kombëtar, pavarësisht ngjyrave politike, anëtarësimin e vendit tonë në Bashkimin Evropian në vitin 2030. Ky është...
    Vip07 Maj 2024
    Sot është gjysmëfinalja e parë e festivalit madhështor “Eurovision Song Contest” i cili këtë vit po mbahet në Malmo të Suedisë, pas...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.