×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    SHBA, Britania dhe Australia vendosin sanksione ndaj hakerit rus Dmitry Khoroshev

    FrontOnline
    07 Maj 2024

    Australia, Britania dhe Shtetet e Bashkuara vendosën sanksione ndaj udhëheqësit rus të bandës së krimit kibernetik “LockBit”, thanë të martën autoritetet britanike dhe amerikane.

    Dmitry Khoroshev u identifikua si një nga drejtuesit e “LockBit”, një grup kriminal kibernetik që ka vjedhur më shumë se 1 miliard dollarë nga viktimat në katër vitet e fundit. Britania tha se hakeri rus Khoroshev do të përballet me ngrirjen e pasurive dhe ndalim udhëtimi.

    “Këto sanksione janë jashtëzakonisht të rëndësishme dhe tregojnë se nuk ka vend për t’u fshehur për kriminelët kibernetikë si Dmitry Khoroshev, të cilët bëjnë krime të rënda në të gjithë globin”, tha përmes një deklarate Graeme Biggar, drejtori i përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Krimit në Britani.

    “LockBit” fiton para përmes ndërhyrjeve të paligjshme në sistemet kompjuterike, duke vjedhur të dhëna personale dhe duke kërcënuar viktimat me publikimin e tyre nëse nuk paguajnë një shpërblim. Më shumë se 2500 viktima në mbarë botën kanë qenë në shënjestër të këtyre sulmeve kibernetike, duke përfshirë kompani të mëdha.

    Khoroshev mori të paktën 100 milionë dollarë në pagesa me kriptomonedhën Bitcoin nga aktiviteti tij me grupin “LockBit”, sipas një padie me 26 akuza të ngritur nga Shtetet e Bashkuara të martën.

    Infrastruktura e grupit “LockBit” u shkatërrua nga forcat e zbatimit të ligjit në shkurt në një fushatë nga Agjencia Kombëtare e Krimit në Britani, Departamenti amerikan i Drejtësisë, FBI-ja dhe Europoli. Faqja e këtij grupi u konfiskua nga policia dhe u përdor për të nxjerrë informacione të brendshme rreth grupit dhe operatorëve të tij.

    Departamenti amerikan i Shtetit njoftoi se do të ofrojë një shpërblim deri në 10 milionë dollarë për informacione që mund të çojnë në arrestimin e hakerit rus Khoroshev. Shpërblim i ngjashëm është ofruar edhe për idendifikimin ose vendndodhjen e drejtuesve të tjerë të grupit “LockBit”.

    “Rusia vazhdon të ofrojë strehim për kriminelët kibernetikë, ku grupet si “LockBit” janë të lira të kryejnë sulme kibernetike ndaj Shteteve të Bashkuara, aleatëve dhe partnerëve të saj”, thuhet në një deklaratë të Departamentit amerikan të Thesarit.

    Disa informacione në këtë artikull janë marr nga agjencia e lajmeve Reuters. /VOA

    Banori apo banorja i/e radhës në BBVK vjen nga Tirana, por kush është ai/ajo?
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni19 Maj 2024
    Situata në Bishkek është stabilizuar në orët e vona të 18 majit, ka thënë policia, pas dhunës së disa grupeve kundër studentëve...
    Bota/Rajoni19 Maj 2024
    Jeta e kryeministrit sllovak Robert Fico nuk është më në rrezik, pas atentatit me të cilin është përballur ditë më parë, ka...
    Bota/Rajoni19 Maj 2024
    Shirat e rrëmbyeshëm dhe stuhitë po godasin rreth pjesës veriore të Italisë, Francës dhe Gjermanisë, derisa jugu i Italisë është goditur nga...
    Të tjera
    Lajme19 Maj 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti sot nënsekretaren e Departamentit të Shtetit amerikan për Çështje dhe Diplomaci Publike, Elizabeth Allen. Në fillim...
    Lajme19 Maj 2024
    Pas një periudhe të gjatë që nuk e kishin parë djalin e tyre, prindërit e ish-presidentit Thaçi sërish kanë marrë rrugën e...
    Lajme19 Maj 2024
    Një numër i madh i infermierëve kanë kërkuar licencën e plastifikuar si kusht për t'u punësuar jashtë vendit, kryesisht në Gjermani. Nga...
    Lajme19 Maj 2024
    Ekonomisti Imer Raçi thotë për “Front Online” se liberalizimi i vizave ka ndikuar në humbje të punëtorëve profesionistë si doktorë, mjekë apo...
    Lajme19 Maj 2024
    Kroacia vazhdon të tregoj mbështetjen e saj në forcimin e sigurisë në Kosovë. Si rezultat i kësaj, nesër do të dërgojë kontingjentin...
    Lajme19 Maj 2024
    Sindikata e Policisë së Kosovës sot ka mbajtur kuvendin e përgjithshëm, që e vetmja pikë në rendin e ditës ishte shkarkimi i...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.