×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Pakistani evakuon studentët e vet nga Bishkeku pas sulmeve ndaj të huajve

    FrontOnline
    19 Maj 2024

    Situata në Bishkek është stabilizuar në orët e vona të 18 majit, ka thënë policia, pas dhunës së disa grupeve kundër studentëve të huaj, që ka rezultuar me të paktën 29 persona të lënduar, përfshirë persona të huaj.

    Kjo situatë ka ndikuar në rritje të tensioneve diplomatike mes Kirgizisë, Pakistanit dhe Indisë.

    Korrespodentët e Radios Evropa e Lirë kanë raportuar se situata afër ndërtesave të konvikteve, ku jetojnë të huajt, në pjesën lindore të Bishkekut, është qetësuar më 18 maj, dhe se janë përforcuar masat e sigurisë.

    Autoritetet kirgize kanë thënë se Ambasada e Pakistanit dhe një konvikt me të huaj, janë duke u siguruar enkas.

    Ministria e Shëndetësisë ka thënë më 18 maj se 15 prej 29 personave të plagosur në një përleshje, janë dërguar në spitalin e Bishkekut, ndërsa të tjerët janë trajtuar në vendin e ngjarjes.
    Kombësia e studentëve të plagosur nuk është bërë e ditur, mirëpo studentët kanë konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se studentët pakistanezë kanë qenë të përfshirë në incident dhe një pjesë e tyre janë të plagosur.

    Mediat indiane kanë raportuar se studentët indianë dhe pakistanezë janë plagosur, ndërsa autoritetet indiane kanë thënë se janë duke monitoruar situatën.

    Rreth 140 studentë dhe 40 qytetarë pakistanezë janë larguar prej Bishkekut në orët e vona të 18 majit.

    Studentët janë pritur prej ministrit të Brendshëm pakistanez, Mohsin Naqvi në Aeroportin Ndërkombëtar të Lahores.

    Një aeroplan i dytë me pakistanezë pritet të mbërrijë në Lahore më 19 maj.

    Qeveria e Kirgizisë ka thënë se katër shtetas të huaj, të lindur në periudhën 1993-2003, janë arrestuar pas dhunës.

    Ata është thënë se janë në mbajtje, pasi po dyshohen për huliganizëm, por nuk dihet më shumë për ta.

    Qeveria ka thënë se personat që shpallen fajtorë do të ndëshkohen ndonëse e ja krijuar përshtypjen se fajëson migrantët ilegalë për dhunën.

    Ministria e Brendshme e Kirgizisë ka thënë më 18 maj se dhuna është nxitur pas qarkullimit të një videoje të 13 majit nëpër rrjete sociale, në të cilën shihet një grup “njerëzish me pamje aziatike” duke ngacmuar studentët e huaj, dhe duke i ndjekur te konvikti, ku të paktën një student i huaj është sulmuar nga disa burra dhe është tërhequr zvarrë./REL

    Apliko online për kredi në IBAS, përfito subvencionim nga Qeveria
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni26 Korrik 2024
    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka marrë pjesë në Paris në samitin mbi sportin dhe zhvillimin e qëndrueshëm krah rreth pesëdhjetë krerë...
    Bota/Rajoni26 Korrik 2024
    Presidenti i Shqipërsië, Bajram Begaj ka pritur në takim ambasadoren e Zambias, Patricia Chisango Kondolo. Në njoftimin e presidencës së Shqipërisë, bëhet...
    Bota/Rajoni26 Korrik 2024
    Pasagjerët që ishin në aeroportin në Bazel të Zvicrës, janë evakuuar. Kjo është bërë për të shmangur rrezikun, pasi ka pasur një...
    Të tjera
    Sport26 Korrik 2024
    Ekipi Olimpik i Shqipërisë ka qenë prej shteteve të para që ka parakaluar mbi varka përgjatë lumit Senna në Paris. Shqipëria merr...
    Lajme26 Korrik 2024
    Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot një mbledhje në formë elektronike, ku ka marrë një vendim. Në këtë mbledhje, Qeveria ka ndryshuar...
    Lajme26 Korrik 2024
    Sot u bënë 6 vjet që nga vdekja e Adem Demaçit, e për përvjetorin e vdekjes së tij, reaguan shumë figura politike....
    Sport26 Korrik 2024
    Claudio Bravo pretendon se ishte më i mirë se Marc-Andre Ter Stegen kur mbërriti te Barcelona në verën e vitit 2014. Barça...
    Lajme26 Korrik 2024
    Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, sot ka publikuar një video nga Mitrovica e Veriut dhe nga kufiri i Kosovës me Serbinë...
    Lajme26 Korrik 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani përmes një paraqitje “live” nga Parisi ka thënë se për rreth 30 minuta pritet të fillojë ceremonia...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.