×
  • Lajme
  • Lajme

    Veliu kërkon nga sekretari dhe kabineti i tij raportim në baza ditore për gjendjen shëndetësore të zyrtarëve të infektuar me COVID-19

    FrontOnline
    10 Korrik 2020

    Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu i është drejtuar me një apel Sekretarit të Përgjithshëm të MPB-së, Lulzim Ejupi dhe kabinetit të tij që të raportojnë në baza ditore për statusin shëndetësor të zyrtarëve të MPB-së.

    Ky apel vjen pas rritjes së rasteve të konfirmuara me COVID-19 në Republikën e Kosovës.

    “Marrë parasysh numrin në rritje të rasteve të konfirmuara me COVID-19 në Republikën e Kosovës, po u drejtohen edhe një herë në mënyrë që të punojmë të gjithë së bashku për tejkalimin e kësaj situate të rrezikshme për ne, familjet dhe rrethin tonë.

    Më vetëdije të plotë se ky virus mund të prekë secilin/en nga ju dhe me qëllim të mobilizimit tonë të përbashkët e të koordinuar për parandalimin dhe kontrollimin sa më të mirë dhe sa më efikas të situatës aktuale, por edhe për zhvillimet në ditët në vijim, kam kërkuar nga Sekretari i Përgjithshëm i MPB-së, zt. Lulzim Ejupi, por edhe nga stafi i kabinetit tim, të më njoftojnë në baza ditore për gjendjen/statusin shëndetësor të zyrtarëve në Ministrinë tonë”, thuhet në apelin e Veliut.

    Veliu tutje në këtë apel ka theskuar se ky angazhim nuk ka vetëm qëllim informimi, por objektivi primar është që të arrijmë të menaxhojmë dhe të tentojmë të kontrollojmë sa më mirë një situatë të rrezikshme për shëndetin e zyrtarëve tonë, familjeve dhe rrethit në përgjithësi.

    “Apeloi dhe kërkoi nga secili/a nga ju ti përgjigjeni kësaj thirrjeje nga ana ime, kërkesave nga zyra e Sekretarit të Përgjithshëm dhe nga kabineti im, por edhe rregullave dhe kufizimeve si nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës ashtu edhe rekomandimeve të IKShPK”, thuhet në apelin e drejtuar nga ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu.

     

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    KESCO, në cilësinë e Furnizuesit të Shërbimit Universal, njofton se në përputhje me Ligjin për Energjinë Elektrike dhe me kërkesë të Zyrës...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputetja e LDK-së, Janina Ymeri ka dërguar pyetje në KEK në lidhje me thëngjillin përgjatë vitit 2025 dhe 2026. Këto pyetje ajo...
    Lajme04 Mars 2026
    Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se nga java e ardhshme do të nisë procesi i nënshkrimit të kontratave për shërbime,...
    Të tjera
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Katari është vënë në shënjestër të dy raketave balistike iraniane, thotë ministria e tij e mbrojtjes. Njëra prej këtyre raketave u kap...
    Sport04 Mars 2026
    Ndeshja midis kampionëve të Evropës, Spanjës dhe mbajtësve të Kupës së Amerikës, Argjentinës, ishte planifikuar të luhej më 27 mars në stadiumin...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Franca ka vendosur avionë luftarakë “Rafale” mbi qiellin e Emirateve të Bashkuara Arabe për të mbrojtur bazat e saj ushtarake atje, tha...
    Lajme04 Mars 2026
    Blerim Canaj, analist politik duke folur për ”Front Online” lidhur me zhvillimet rreth zgjedhjes së presidentit ka hedhur dyshime mbi kandidaturat që...
    Lajme04 Mars 2026
    Analisti politik, Arton Demhasaj në një prononcim për “Front Online” ka folur lidhur me zhvillimet e fundit rreth çështjes së zgjedhjes së...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i Kosovës, Xhavit Haliti, ka komentuar rreth çështjes së zgjedhjes së presidentit të Kosovës, duke theksuar se koalicioni politik me Lëvizjen...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.