×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Valë arrestimesh në Tiranë, 13 të prangosur në pak orë. Policia raporton edhe për një viktimë

    FrontOnline
    01 Korrik 2020

    Policia e Tiranës ka arrestuar gjatë 48 orëve të fundit 13 persona, njëri prej tyre i shpallur në kërkim. Ndërsa një person i aksidentuar ka humbur jetën në spital si pasojë e plagëve të marra. Viktima është shtetasi me inicialet T. Sh., 76 vjeç, banues në Berat.

    Ndërsa në rrugën “Teodor Keko”, tek Unaza e Re, pas një manovre të gabuar, një shtetas me makinë ka humbur kontrollin dhe është përplasur me trafikndarësen.

    Por pas shpërndarjes të copave të betonit në mënyrë të çrregullt në tokë, është përplasur me to edhe motori me drejtues shtetasin K. A. dhe pasagjer M. K., të cilët ndodhen në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore.

    NJOFTIMI I POLICISE

    Vijon puna nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

    Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 3 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit L. S., 34 vjeç, pasi në rrugën “5 Maji”, në bashkëpunim me një shtetas ende të paidentifikuar, ka goditur me grushte, për motive të dobëta, shtetasin A. K., duke i shkaktuar dëmtime të rënda.

    Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 5 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit G. K., 28 vjeç, sepse në Bathore, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes.

    Ndërkohë, nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve K. GJ., 53 vjeç dhe S. GJ., 30 vjeç, pasi në rrugën “Konferenca e Pezës”, me vetëgjyqësi, duke penguar ekzekutimin e vendimeve të gjykatës, kanë pushtuar tokën e shtetasit M. S., si dhe kanë kundërshtuar punonjësit e policisë së rendit publik, për shkak të detyrës.

    Specialistët e Qarkullimit Rrugor kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

    •N. B., 51 vjeç, pasi në rrugën “Teodor Keko”, pas një manovre të gabuar, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me trafikndarësen dhe pas shpërndarjes të copave të betonit në mënyrë të çrregullt është përplasur me to edhe motori me drejtues shtetasin K. A. dhe pasagjer M. K., të cilët ndodhen në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore.

    •M. M., 25 vjeç, pasi në rrugën “Aleksandër Moisiu”, është kapur në flagrancë duke drejtuar motorin pa lejen përkatëse.

    •A. K., M. Q. dhe K. F., pasi u kapën në flagrancë nga shërbimet e Policisë duke drejtuar mjetet në gjendje të dehur.

    •F. R., 57 vjeç, pasi ditën e djeshme, në bulevardin “Gjergj Fishta”, ka aksidentuar këmbësorin T. Sh., 76 vjeç, banues në Berat, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital.

    • M. Sh., 68 vjeç, pasi ditën e djeshme, në bulevardin “Bajram Curri, ka aksidentuar këmbësoren S. M., 74 vjeçe, banuese në Tiranë, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

    • A. D., 33 vjeç, pasi ditën e djeshme, në rrugën “Vishje-Farkë”, ka aksidentuar shtetasin H. D., 75 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

    Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, nga strukturat e DVP Tiranë është kapur dhe ndaluar shtetasi:

    •S. D., 46 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës Parë Tiranë e ka dënuar me 10 muaj burg, për veprën penale “Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt”.

    Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

    8 Marsi në Park Hotel & Spa – Që t’i të ndjehesh si Mbretëreshë ….
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni01 Maj 2024
    Një 26-vjeçare dyshohet se është vetëhedhur nga kati i pestë i banesës ku banon, në rrugën “Selaudin Bekteshi”, në Tiranë. E reja...
    Bota/Rajoni01 Maj 2024
    Universiteti i Kalifornisë anuloi mësimet të mërkurën dhe u bëri thirrje njerëzve të shmangin zonën ku një natë më parë pati përleshje...
    Bota/Rajoni01 Maj 2024
    Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka reaguar lidhur me protestën e një grupi mësuesish përpara Kryeministrisë gjatë ditës së sotme, në Ditën...
    Të tjera
    Lajme01 Maj 2024
    Një person ka marrë lëndime trupore sot te Liqeni i Batllavës në Orllan, pasi i njëjti është therur me thikë, në një...
    Lajme01 Maj 2024
    Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, ka thënë se deklarata e kryeministrit Albin Kurti, se do përpiqet ta kalojë Kodin Civil,...
    Lajme01 Maj 2024
    Rruga e Kosovës drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës vlerësohet se mund të rrezikohet pas rekomandimeve të fundit franko-gjermane. Këto dy shtete...
    Bota/Rajoni01 Maj 2024
    Ziadin Sela, lider i Aleancës për Shqiptarët foli për zgjedhjet parlamentare që do të mbahen në Maqedoninë e Veriut javën që vjen. Sela...
    Lajme01 Maj 2024
    Pesë persona janë ndaluar për 48 orë si të dyshuar për plagosjet në Lupç të Podujevës. Këtë e konfirmoi për Front Online...
    Sport01 Maj 2024
    Ekipi i Kosovës në boks më 3 maj do të udhëtojë për në Shkup që të marrë pjesë në turneun ndërkombëtar “Gongu...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.