×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Sela: Më shqetëson që politikanët e VLEN po i duartrokasin deklaratave antishqiptare të Mickoskit

    FrontOnline
    01 Maj 2024

    Ziadin Sela, lider i Aleancës për Shqiptarët foli për zgjedhjet parlamentare që do të mbahen në Maqedoninë e Veriut javën që vjen.

    Sela me partinë e tij është në koalicionin e Frontit Evropian bashkë me Bashkimin Demokratik për Integrim të Ali Ahmetit.

    Në kampin shqiptar kundërshtar e kanë koalicionin VLEN. Për politikanët e VLEN, Sela ka thënë se e shqetëson që po “i duartrokasin deklaratave anti shqiptare të Hristian Mickovski”.

    Ai në T7 ka thënë se në një formë apo tjetër Arben Taravari që ishte kandidat për president po flasin sikur “të jenë vegla të Mickoskit”.

    “Mënyra e paraqitjes së VMRO-së aktualisht është një tentativë për ta orientuar votën shqiptare drejt VLEN-it, por edhe kthim favori ndaj Taravarit, sepse VMRO dhe VLEN luajtën në favor të njëri tjetrit. Kandidatura e z.Taravari nuk ka qenë kandidaturë e bekuar nga ASH-ja, sepse në atë kohë ai iku dhe e dyta u pa një sjellje e një individi që duhet të zbatoi urdhra. Kam parashikuar që ndarja ishte në funksion të dikujt, sjelljet flasin sikur Taravari është peng i Mickoskit”, deklaroi Sela.

    “Largimi i Taravarit ishte i parecidentë, prandaj e kam cilësuar si ikje largimin e tij. Sjelljet e tij flasin në atë lloj drejtimi se është bërë peng i VMRO-së. Nuk mund të dali një udhëheqës partie në organin që drejton pa asnjë qëllimi të vetin, do të thotë merr urdhra dhe po anashkalon strukturat e veta politike”, ka thënë Sela.

    “Qëllimi final i VMRO-së ka qenë që të shfrytëzojë periudhën dy javore mes zgjedhjeve presidenciale dhe atyre parlamentare. Dhe ata kanë arritur që ta përdorin këtë por agjenda e tyre është e mbrapshtë”, ka theksuar Sela.

    Comodita në panairin M.O.W. po shijon takimet me biznese për mundësi shkëmbimi eksperiencash, rrjetëzimi dhe bashkëpunimi
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni15 Maj 2024
    Agjencia e OKB-së për refugjatët palestinezë, UNRWA përmes një postimi në “X” ka njoftuar se sa persona janë larguar nga Rafah. Kjo...
    Bota/Rajoni15 Maj 2024
    Kanë mbetur edhe dy ditë deri në mbledhjen e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës, e anëtarësimi i Kosovës në këtë...
    Bota/Rajoni15 Maj 2024
    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i ka uruar shërim të shpejtë kryeministrit sllovak, Robert Fico, i cili u plagos sot. Rama përmes...
    Të tjera
    Lajme15 Maj 2024
    Bashkimi Evropian ka thënë se Kosova dhe Serbia nuk kanë arritur asnjë marrëveshje në lidhje me çështjen e dinarit, gjë e cila...
    Lajme15 Maj 2024
    Arton Demhasaj, njohës i çështjeve politike në një prononcim për Front Online ka folur për mundësinë e fundit për anëtarësimin e Kosovës...
    Vip15 Maj 2024
    Në ditën e Shën Valentinin Efi Dhedhes dhe Flor Mumajesi trazuan jo pak rrjetin kur vendosën të postonin një foto duke u...
    Lajme15 Maj 2024
    Fatmir Matoshi, ish-ministër i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor nga radhët e AKR-së, tha se Naim Murseli, i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes...
    Vip15 Maj 2024
    Modelja dhe ish-banorja e BBVK, Juliana Nura, po sigurohet që ta mbajë vijën e trupit duke bërë aktivitete të ndryshme fizike. Së...
    Sport15 Maj 2024
    UEFA ka vendosur që në ndeshjet finale të Kampionatit Evropian “Gjermani 2024” të drejtën për të folur dhe diskutuar një vendim me...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.