×
  • Sport
  • Sport

    UEFA vendos: Në Euro 2024 vetëm kapiteni do të komunikojë me gjyqtarin

    FrontOnline
    15 Maj 2024

    UEFA ka vendosur që në ndeshjet finale të Kampionatit Evropian “Gjermani 2024” të drejtën për të folur dhe diskutuar një vendim me arbitrin e ndeshjes do ta kenë vetëm kapitenët e ekipeve pjesëmarrëse në “EURO 2024”.

    Drejtori i arbitrimit në UEFA, Roberto Rosetti, me anë të një letre të hapur ka shpjeguar këtë vendim përpara finaleve të “Euro 2024”, e cila është publikuar në UEFA.com.

    “Të jesh arbitër në futbollin modern është shumë e vështirë. Arbitri merr nga 200 deri në 250 vendime për ndeshje, që është një në çdo 22 sekonda, në situata të vështira dhe ndonjëherë të diskutueshme, në presion të madh, ku secili prej tyre shqyrtohet dhe rishikohet nga shumë këndvështrime të ndryshme nga tifozët dhe ekspertët.

    Ne duam që gjyqtarët me personalitet të fortë të marrin vendime, që ndonjëherë mund të jenë jopopullore në fushë, por, në të njëjtën kohë, duam që ata të jenë më të hapur dhe të shpjegojnë se çfarë çoi në vendime të caktuara.

    Arbitrat marrin shumë informacion nga sistemi VAR dhe ne jemi të gatshëm të flasim dhe të ndajmë më shumë detaje me lojtarët dhe trajnerët për t’i ndihmuar ata të kuptojnë se si është marrë një vendim.

    Të shpjegosh një vendim për 22 lojtarë është e pamundur për një gjyqtar. Kjo mund të çojë në prishje të komunikimit, me lojën e bukur që kthehet shumë shpejt në shumë të shëmtuar.

    Tema e sjelljes së lojtarëve dhe trajnerëve është një temë shumë e rëndësishme në futboll. Në workshopin me finalistët e UEFA Euro 2024 në muajin prill, trajnerët ranë dakord që të punojnë më shumë drejt “Fair Play”, ndërkohë që kjo çështje ishte edhe një nga temat kryesore në mbledhjen e fundit të Bordit të Futbollit të UEFA-s në Nion. Së bashku, trajnerët dhe lojtarët mirëpritën dhe mbështetën fort qasjen tonë të re si një objektiv të përbashkët për mbarëvajtjen e lojës.

    Shpjegimi i një vendimi për të 22 lojtarët në një ndeshje është e pamundur për një arbitër dhe kjo mund të çojë në prishje të komunikimit dhe ne biem të gjithë dakord që kjo ndikon në imazhin e lojës së bukur të futbollit.

    Sigurisht, disa vendime do të diskutohen gjithmonë. Megjithatë, për të përmirësuar këtë aspekt, ne në UEFA duam që arbitrat t’i shpjegojnë më shumë vendimet e tyre të gjitha skuadrave që marrin pjesë në UEFA EURO 2024.

    Artani: Stresi e Andi u gëzuan për ndarjen e Julit, s’duhet t’iu gëzohesh fatkeqësive të të tjerëve (VIDEO)
    Nga Rubrika
    Sport26 Korrik 2024
    hudistët Akil dhe Nora Gjakova e kanë mbajtur flamurin e Kosovës në ceremoninë hapëse të "Parisi 2024". Delegacioni kosovar përbëhet nga nëntë...
    Sport26 Korrik 2024
    Ekipi Olimpik i Shqipërisë ka qenë prej shteteve të para që ka parakaluar mbi varka përgjatë lumit Senna në Paris. Shqipëria merr...
    Sport26 Korrik 2024
    Claudio Bravo pretendon se ishte më i mirë se Marc-Andre Ter Stegen kur mbërriti te Barcelona në verën e vitit 2014. Barça...
    Të tjera
    Sport26 Korrik 2024
    Ekipi Olimpik i Shqipërisë ka qenë prej shteteve të para që ka parakaluar mbi varka përgjatë lumit Senna në Paris. Shqipëria merr...
    Lajme26 Korrik 2024
    Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot një mbledhje në formë elektronike, ku ka marrë një vendim. Në këtë mbledhje, Qeveria ka ndryshuar...
    Lajme26 Korrik 2024
    Sot u bënë 6 vjet që nga vdekja e Adem Demaçit, e për përvjetorin e vdekjes së tij, reaguan shumë figura politike....
    Sport26 Korrik 2024
    Claudio Bravo pretendon se ishte më i mirë se Marc-Andre Ter Stegen kur mbërriti te Barcelona në verën e vitit 2014. Barça...
    Lajme26 Korrik 2024
    Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, sot ka publikuar një video nga Mitrovica e Veriut dhe nga kufiri i Kosovës me Serbinë...
    Lajme26 Korrik 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani përmes një paraqitje “live” nga Parisi ka thënë se për rreth 30 minuta pritet të fillojë ceremonia...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.