×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    U mbajt peng për disa orë e pastaj u mbyt, çka ndodhi rastin e vrasjes së e kosovares nga Cyrihu

    FrontOnline
    18 Shtator 2020

    Pas dramës së përgjakshme të pengjeve që kishte ndodhur në Cyrih në maj të vitit 2019, hetimet janë mbyllur. Sipas prokurorit publik dhe policisë kantonale, bëhej fjalë padyshim për një vepër që kishte ndodhur nüë mes të personave që ishin në marrëdhënie partneriteti dhe për vrasje, shkruan sda.ch.

    Në maj të vitit 2019, shtetasi zviceran me prejardhje kroate kishte mbajtur peng ish-të dashurën e tij (34) dhe shoqen e saj të dhomës (38) në Döltschiëeg në Cyrih-Ëiedikon, transmeton albinfo.ch. Pastaj Ante S. (60 ) premtoi të dorëzohej pas tre orësh. Në vend të kësaj, ai vrau dy gratë dhe veten .

    Njëra nga viktimat e krimit të rëndë ishte një shqiptare e Kosovës. Bëhet fjalë për gruan 34 vjeçe me inicialet I.S. , me prejardhje nga Kamenica.
    Këtë njoftim e ka dhënë për albinfo.ch një familjar i I.S., nën kushte anonimiteti. Ai nuk deshi të jepte më shumë informacione rreth rastit përveç se e konfirmoi se I.S. ka bashkëjetuar një kohë me 60 vjeçarin, vrasësin e saj dhe të 38 vjeçares M.S.

    Pas më shumë se një viti, hetimi mbi çështjen në fjalë tani ka përfunduar. Përfshirja e një pale të tretë në krimin e dhunshëm mund të përjashtohet, ka njoftuar të enjten Prokurori Publik i Cyrihut. Duke qenë se autori i krimit i ka marrë jetën vetes, procedimet tani janë ndërprerë.

    Edhe para krimit, Ante S. kishte kërcënuar, ndjekur dhe terrorizuar ish-të dashurën e tij për një kohë të gjatë.

    Në atë kohë, zyra e prokurorit publik të Cyrihut thotë se ajo qysh nga mesi i prillit kishte bërë një ankesë në policinë e qytetit kundër vrasësit të saj të ardhshëm, përcjell albinfo.ch. Në atë kohë, ishin shqyrtuar masat për mbrojtje nga dhuna por ishin refuzuar sërish.

    Më pak se një muaj më vonë, ndodhi rasti i pengmarrjes, me një përfundim fatal.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni21 Mars 2025
    Një ditë pas varrimit të viktimave të moshës nga 16 deri në 48 vjeç të tragjedisë së 16 marsit, Koçani sot ishte...
    Bota/Rajoni21 Mars 2025
    Policia metropolitane ka konfirmuar tani se komanda kundër terrorizmit po kryen hetime për burimin e zjarrit në nënstacionin në Hayes që çoi...
    Bota/Rajoni21 Mars 2025
    Erion Veliaj, i cili ndodhet në paraburgimin e Durrësit pas arrestimit nga SPAK, duket se ka gjetur një mënyrë për të shpjeguar...
    Të tjera
    Lajme21 Mars 2025
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë të premten se vendimin për të garuar apo jo edhe për një mandat tjetër do...
    Bota/Rajoni21 Mars 2025
    Erion Veliaj, i cili ndodhet në paraburgimin e Durrësit pas arrestimit nga SPAK, duket se ka gjetur një mënyrë për të shpjeguar...
    Vip21 Mars 2025
    Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, është kritikuar se po mban koncerte, dhe vazhdon të performojë derisa është në pritje të ëmbël....
    Vip21 Mars 2025
    Blero Muharremi shumë herë ka marr vëmendjen e ndjekësve me postimet për të dashurat. Në ditëlindjen e partneres Blero shprehet në fjalët...
    Kronika21 Mars 2025
    Të enjten në Prizren, Policia e Kosovës ka realizuar një operacion për arrestimin e të dyshuarit i cili raportohet se me qëllim...
    Kronika21 Mars 2025
    Policia e Kosovës në Prizren ka arrestuar të dyshuar pasi raportohet se gjatë kontrollit tek i njëjti janë gjetur dhe konfiskuar: një...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.