×
  • Lajme
  • Lajme

    Afër dhjetë mijë banorë të fshatrave të Skenderajt përfitojnë nga rrjeti i ri elektrik

    FrontOnline
    08 Qershor 2023

    Në kuadër të planit investiv të KEDS-it, afër dhjetë mijë banorë të komunës së Skenderajt tashmë janë bërë me rrjet të ri elektrik.

    Projekti i investimeve në daljen 10kV Likovci, në komunën e Skenderajt, prej të cilit përfitojnë katërmbëdhjetë fshatra, ka përfunduar para pak kohësh. Në këtë linjë të re të Tensionit të Mesëm dhe të Ulët të rrjetit elektroenergjetik janë vendosur 1,450 shtylla të reja të betonit dhe mbi 72,000m përçues elektrikë, si dhe 27 transformatorë të rinj.

    Me vënien në funksion të kësaj linjeje të re, tashmë po përfitojnë afër 10,000 banorë të asaj komune.

    Menaxheri i projektit në daljen 10kV Likovci, Burim Llugaxhiu, inxhinier në KEDS, thotë se ky projekt ka qenë i domosdoshëm me qëllim që konsumatorët tanë të kenë furnizim të qëndrueshëm me energji elektrike.

    “Konsumatorët tanë të kësaj zone, përveçse kanë cilësi të lartë dhe furnizim pa ndërprerje me energji elektrike, po përfitojnë edhe në aspektin e sigurisë dhe shëndetit, meqë rrjeti i vjetër elektrik është zëvendësuar komplet me një rrjet të ri”, tha ai.

    Banorët e kësaj ane shprehen të lumtur për rrjetin e ri elektrik. Ejup Gashi nga fshati Krushevc i Skenderajt thotë se më parë nuk ka pasur shtylla të mjaftueshme dhe, edhe ato që kanë qenë, për shkak të vjetërsisë,  dëmtoheshin.

    “Si banor i këtij fshati jam shumë i kënaqur me realizimin e këtij projekti. Falënderojmë KEDS-in që na hoqi rrjetin e vjetër dhe na instaloi të riun”, tha ai.

    Edhe Bahri Gashi, banor i asaj ane, u shpreh i lumtur që tashmë kanë rrymë pa ndërprerje dhe pa asnjë defekt.

    “Përpara ndodhnin prishje për shkak se shtyllat kanë qenë të drurit dhe të vjetra. Me instalimin e rrjetit të ri elektrik dhe shtyllave të reja të betonit, nuk ka ndodhur asnjë defekt deri tash. Më mirë s’ka ku shkon”, thotë ai.

    Me përfundimin e këtij projekti investiv, i cili kap një shumë prej më shumë se 600 mijë eurosh, banorët e këtyre fshatrave kanë furnizim të qëndrueshëm dhe cilësor me energji elektrike. Mbi të gjitha, kanë edhe siguri. Aktualisht, KEDS-i po realizon më shumë se 250 projekte në mbarë Kosovën.

    Prince Caffe: Hape dhe fito preminë kryesore, çdo muaj nga një Fiat 500
    Nga Rubrika
    Lajme01 Tetor 2023
    Ish-përfaqësuesi civil ndërkombëtar për Kosovën dhe ish-përfaqësuesi special i BE-së, Pieter Feith ka thënë se Serbia dhe Kosova po humbasin kohë, duke...
    Lajme01 Tetor 2023
    200 ushtarë shtesë do të dërgohen nga ana e Britanisë së Madhe në Kosovë. Kjo për shkak të sulmit terrorist që ndodhi...
    Lajme01 Tetor 2023
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka përkujtuar protestën e 1 tetorit 1997, një revoltim studentor kundër pushtuesit serb. Kuti ka thënë se...
    Të tjera
    Bota/Rajoni01 Tetor 2023
    Pamjet që të ofron bregdeti i Durrësit ditën e parë të Tetorit, nuk ka asnjë dallim me ato të kulmit të sezonit...
    Lajme01 Tetor 2023
    Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla, ka thënë se aksioni po vazhdon në veri. Ai ka shprehur dyshime se ka më...
    Vip01 Tetor 2023
    Turneu i Beyonce do të bëhet film dhe do të shfaqet në fund të këtij viti. Filmi pritet të dalë me 1...
    Sport01 Tetor 2023
    Kanë përfunduar dy ndeshjet e sotme në kuadër të javës së tetë në Superligën e Kosovës në futboll. Drita fitoi me rezultat...
    Lajme01 Tetor 2023
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani thotë se ka prova të pakundërshtueshme që e lidhin Serbinë aktin terrorist të para një jave në...
    Lajme01 Tetor 2023
    Kryeministri Albin Kurti e ka pritur në takim për të dytën herë brenda javës të dërguarin e Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.