Tre viktima janë shënuar në 24 orët e fundit në spitalet Covid, ndërsa 51 qytetarë e kanë fituar betejën me virusin e rrezikshëm.
Sipas ministrisë, personat që humbën jetën janë një 47-vjeçar nga Pogradeci, një 78 vjecar nga Fieri dhe një 87 vjecar nga Gramshi
Numri i pacientëve të shëruar krahasuar me një ditë më parë, ku u raportuan 97 të shëruar, është sot më i vogël.
Gjithsej deri më sot janë 6443 raste të shëruara nga koronavirusi.